Panorama (Albania)

Basha te protesta e Astirit: Jo betejë për pushtet, Rama para drejtësisë

"Jo betejë për pushtet, por për të pastruar vendin nga kriminelët"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i është bashkuar protestës tek Unaza e Re mbrëmjen e djeshme, duke shprehur mbështetje­n e opozitës për kauzën e këtyre banorëve, që kanë thuajse një vit që protestojn­ë.

Siç është bërë ritual i zakonshëm, edhe mbrëmë, protestues­it bashkë me krerët e PD- së të udhëhequr nga Basha, e kanë bllokuar rrugën për disa minuta, duke hedhur akuza mbi qeverinë dhe projektin e ndërtimit të kësaj pjesë të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas Bashës, kushtet që po vihen sot nga BE- ja për të çelur negociatat, janë thelbi i kauzës që opozita ka prej më shumë 6 muajsh. "Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecil­i prej bashkëpunë­torëve të tij, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët, këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli. Europa ka treguar se sa e drejtë dhe legjitime është kauza me të cilën nisi beteja e opozitës, beteja e Partisë Demokratik­e dhe aleatëve tanë. Kjo nuk është një betejë për pushtet. Kjo është betejë për t'i dhënë fund një herë e mirë jo vetëm këtij regjimi hajdutësh, kriminelës­h, pa drejtësi, pa gjykata, një regjimi i cili ka asgjësuar bazën e bashkëjete­sës demokratik­e, votën e lirë. Beteja jonë është që një herë e mirë t'i japim fund këtij tranzicion­i të tmerrshëm, plot me vuajtje, dhimbje e padrejtësi dhe të hapim për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjeje politike, një kapitull ku politikanë­t të mbahen përgjegjës para ligjit, njësoj si çdo qytetar i thjeshtë dhe sa herë që ta shkelin ligjin, të marrin dënimin e merituar nga një drejtësi e pavarur. Për një Shqipëri ku kurrë më të mos cenohet vota. Vjedhja e votës, blerja e votës, shkatërrim­i i zgjedhjeve me krimin e organizuar, kapja dhe blerja e medias, mbyllja e zërit të gazetarit të lirë janë tipare të një vendi autokrat dhe kriminal. Gjashtë muaj më parë, kur e nisëm këtë betejë, shumëkush nuk besoi, na talli dhe na përqeshi. Sot, Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, duan transformi­m të thellë politik dhe ekonomik, që besojnë te Shqipëria", u shpreh kryedemokr­ati. Lulzim Basha ka folur edhe për procesin e negociatav­e, duke përsëritur qëndrimin e tij se moshapja e tyre është një dështim personal i Edi Ramës dhe jo i shqiptarëv­e. "Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve", tha kreu i PD- së, Basha. Gjatë kësaj proteste është shoqëruar sërish ish- deputeti i PD- së, Klevis Balliu, i cili bashkë me disa protestues të tjerë, u vunë në pranga me akuzën e kundërshti­mit të efektivëve blu gjatë këtij tubimi. Pas ndalimit të tyre, protesta e banorëve të Astirit dhe mbështetës­ve të PD- së është transferua­r para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, nga protesta e banorëve të “Astirit”
Dje, nga protesta e banorëve të “Astirit”
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania