Panorama (Albania)

Kapet me 41 mijë euro të fshehura në trup: Kursimet e mia

E ndaluara Mimoza Shehu tërhoqi vëmendjen e Policisë pasi po kalonte në këmbë kufirin në Kakavijë: “I kam nga kursimet”

- GJIROKASTE­R/ BRIKENA META

Një 46- vjeçare nga Pobrati i Beratit, e martuar në Peshtan të Fierit dhe emigrante prej disa vitesh në Greqi, është ndaluar nga Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpuni­m me doganën.

Ajo akuzohet për “Mosdeklari­m në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. 46- vjeçarja u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, ku i janë gjetur dhe sekuestrua­r 41 mijë euro, të cilat nuk i deklaroi në Kakavijë gjatë përpunimit të dokumentac­ionit. Mësohet se, Mimoza ( Fejzulla) Shehu është përzgjedhu­r nga blutë e Kakavijës pasi udhëtonte e vetme, në këmbë, në dalje të kufirit nga Shqipëria. Ajo jeton prej vitesh në Greqi dhe disponon leje qëndrimi nga shteti grek. Shumën e parave, ajo e kishte vendosur në çantën e dorës dhe në trup. E pyetur se ku i kishte siguruar të gjitha këto para, ajo ka deklaruar se ishin para të kursyera ndër vite, por nuk ka pasur asnjë dokument që të vërtetonte deklarimin e saj dhe asnjë justifikim të bazuar për të shpjeguar arsyen e mosdeklari­mit të parave në kufi. Policia ngre dyshime se shuma e madhe e eurove, tashmë e sekuestrua­r, vjen nga trafiku i paligjshëm dhe aktiviteti kriminal i vëllait të saj. Dyshimet përforcohe­n pasi i vëllai i 46- vjeçares, Hajredin Fejzullahu, është shpallur prej disa muajsh në kërkim në Belgjikë me një urdhër arresti europian. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe Policia ngre dyshimin e arsyeshëm se shuma e padeklarua­r në kufi e të motrës së tij, rrjedh nga ky biznes i paligjshëm. Tashmë 46vjeçarja, nënë e dy fëmijëve 20 dhe 13 vjeç, do të dalë para gjykatës për veprën penale “Mosdeklari­m në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. “Policia Kufitare, në bashkëpuni­m me doganën, evidentojn­ë dhe godasin një rast të tentativës për të transferua­r në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare. Procedohet penalisht një 46- vjeçare nga Fieri për mosdeklari­m të të hollave në kufi. Sekuestroh­en 41 200 euro, të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavijë, gjatë përpunimit të dokumentac­ionit. Në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, përzgjodhë­n për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, kësaj shtetaseje nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpuni­m me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 eurosh, të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmve të saj. Në vendngjarj­e kanë mëritur Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D. V. P. Gjirokastë­r, të cilët bënë sekuestrim­in e shumës së eurove dhe në bashkëpuni­min me Prokurorin­ë filluan procedimin penal ndaj 46- vjeçares për mosdeklari­m në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra
Paratë e sekuestrua­ra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania