Panorama (Albania)

Ministri gjerman: BE duhet të mbajë zotimet e marra

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur detyrat”

-

Gjermania paralajmër­on se moshapja e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut rrezikon të shfrytëzoh­et nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon. Sipas kryediplom­atit gjerman, Michael Roth, dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehe­n. Franca dhe vendet e tjera europiane, javën e ardhshme duhet të heqin dorë nga skepticizm­i për negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për të përditshme­n gjermane "Velt am Zontag", ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, u bëri apel partnerëve të mos shkelin fjalën e dhënë. "Më 15 tetor duhet të japim sinjalin e duhur, duke i dhënë dritën jeshile hapjes së negociatav­e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t'i mbajmë", është shprehur Roth. Socialdemo­krati gjerman, partia e të cilit mbështet pa kushte hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thekson se përpos dëmit që do t'i sillte gjithë rajonit, refuzimi për të disatën herë mund të shfrytëzoh­ej nga aktorë të huaj politikë. "Një tjetër kthesë do rrezikonte seriozisht kredibilit­etin e BE- së, paqen dhe stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme", u shpreh Roth. Grupet Parlamenta­re CDU/ CSU dhe SPD miratuan pak ditë më parë dokumentin, që i thotë po hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë duhen përmbushur 9 kushte. Deputetët gjermanë, megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. Dy syresh duhen plotësuar para konferencë­s së parë të anëtarësim­it dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivi­sht hapja e kapitujve të parë ( 23 dhe 24). Dokumenti u miratua me shumicë të madhe votash. Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, katër abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamenta­r më i madh në Gjermani. Grupi Parlamenta­r Socialdemo­krat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash. Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësim­it, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm, janë funksionim­i i Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i Reformës Zgjedhore. Gjermania ka kushtëzuar avancimin e bisedimeve me Shqipërinë me funksionim­in e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e dhe miratimin e Reformës Zgjedhore.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth
Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania