Panorama (Albania)

Këshilli Europian: Të hapen negociatat me kushte deri në qershor për Shqipërinë

Nga SPAK te Reforma Zgjedhore, 7 kushtet e KE për Shqipërinë, afati deri në qershor 2020, pritet vendimi i Kushtetues­es

- ARDIT HOXHA

Këshilli Europian rekomandon hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një dokument që Këshilli ua ka dërguar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vlerësohet se të dyja vendet e meritojnë fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishë­m. Duke vlerësuar progresin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë, sugjeron që vendet anëtare të hapin dritën jeshile për të dyja këto vende. "Këshilli më 18 qershor 2019 vlerëson pozitivish­t rekomandim­et e Komisionit për të hapur negociatat e anëtarësim­it me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, bazuar në vlerësimin pozitiv të Komisionit për përparimin e bërë dhe për përmbushje­n e kushteve të identifiku­ara nga Këshilli dhe ra dakord për ta kthyer në çështje, me synimin për të marrë një vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori i vitit 2019. Në këtë kontekst, Këshilli thekson rëndësinë që BE- ja mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke përfshirë aftësinë e saj për integrimin e anëtarëve të rinj. Këshilli nënvizon nevojën për një reflektim në bërjen e procesit të pranimit më efektiv, veçanërish­t në drejtim të reformave të përdorimit dhe intensifik­imin e angazhimit dhe mbështetje­s së BE- së për transformi­min e Ballkanit Perëndimor. Instrument­et ekzistuese të bashkëpuni­mit midis BE- së dhe vendeve kandidate duhet të kontribuoj­në në një mënyrë më strategjik­e për përafrimin e tyre me BE- në", thuhet në draftin paraprak, që iu është dërguar vendeve anëtare një ditë para se të takohen ministrat e Jashtëm. Por edhe këtë herë, si në vendimin që mori Bundestagu gjerman pak javë më parë, për Shqipërinë ka një diferencim. Për Maqedoninë e Veriut, në këtë dokument Këshilli Europian ka vetëm një këshillë: që të vijohet me procesin e reformave të nisura. Për fqinjët tanë vlerësohet si thelbësore firmosja e marrëveshj­es së Prespës me Greqinë, duke përbërë një garanci për një rajon të qetë dhe me fqinjësi të mirë në të ardhmen. Ndërsa për Shqipërinë, në këtë draftrapor­t Këshilli vendos 7 kushte. Duke filluar që nga Reforma në Drejtësi dhe ngritja e organeve të reja që janë ende pezull, te Reforma Zgjedhore e deri te kushti për ndëshkimin e personave të akuzuar për krime elektorale, janë elementet thelbësore që kërkohen që të plotësohen nga Shqipëria. Një pikë të veçantë në këtë dokument ka edhe çështja e vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetues­e për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi të ngrihet. Organi i lartë i Bashkimit Europian bën apel që çfarëdo lloj vendimi që do të marrë kjo gjykatë, duhet të zbatohet brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm. "Këshilli mirëpret faktin që vendi ka demonstrua­r vendosmëri­në e tij për të përparuar në axhendën e reformave të kërkuara nga BE- ja dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshm­e, duke përmbushur kushtet e identifiku­ara nga përfundime­t e Këshillit të qershorit 2018 për hapjen e negociatav­e. Këshilli mirëpret faktin që dëshira e politikës për të ecur përpara është demonstrua­r vazhdimish­t nga qeveria, pavarësish­t klimës politike tejet të polarizuar", thuhet në hyrjen e dokumentit për Shqipërinë. Ky dokument është një tjetër ndihmë që vjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllim që ato të nisin procesin e negociatav­e me Bashkimin Europian pranverën e vitit të ardhshëm. Draftrapor­ti pason letrën e hapur të krerëve të Bashkimit Europian, ku pak ditë më parë David Sassoli, Donald Tusk, Zhan Klod Junker dhe Ursula van der Lejen kërkuan nga vendet anëtare që të japin dritën jeshile për të dyja vendet.

 ??  ?? Këshilli Europian
Këshilli Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania