Panorama (Albania)

Tri vendet skeptike për negociatat presin Francën

-

Pak ditë kanë mbetur nga vendimi i Këshillit Europian për hapjen ose jo të procesit të negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE- në. Gjithë çështja këto javë, pasi Bundestagu hapi dritën jeshile, po rrotullohe­t rreth Francës. Presidenti Makron njihet për qëndrimet e tij në drejtim të ngadalësim­it të procesit të zgjerimit të BE- së, gjë e cila po bëhet pengesa kryesore për të dyja vendet për të hedhur këtë hap vendimtar në rrugën drejt anëtarësim­it në BE. Nuk ka pasur një deklaratë të prerë nga Makron, apo nga ministrat francezë që të pozicionoh­en kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por në mediat ndërkombët­are këto javë është folur për një skepticizë­m të vazhdueshë­m nga Parisi zyrtar. Në pozicion pritës këto ditë të fundit kanë qëndruar Danimarka dhe Holanda, dy vende që më herët kanë dalë hapur kundër hapjes së negociatav­e. Në rastin më pozitiv, për Holandën ka qenë një qëndrim ndarës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke hapur dritën jeshile për këta të fundit dhe "ngelur në klasë" Tiranën zyrtare. Por insistimi i Gjermanisë dhe Kancelares Merkel personalis­ht për një "Po" si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut, ka bërë që këto dy vende të hezitojnë të japin veton dhe duket se deri në orën e fundit do të presin Francën. Në varësi të vendit që do të marrë Makron, do të ketë në krahë edhe këto dy vende, të cilat paraprakis­ht janë për një "Jo", por nëse Franca do të thoshte "Po", edhe ato do t'i bashkohesh­in këtij votimi pozitiv. Çështja do të trajtohet fillimisht në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, për të kaluar më pas në Këshillin Europian.

 ??  ?? Emanuel Makron
Emanuel Makron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania