Panorama (Albania)

ANULIMI I ZGJEDHJEVE

-

Zgjedhjet parlamenta­re, ato lokale dhe zgjedhjet për Presidenti­n e Republikës që do të zhvillohes­hin dje, më 13 tetor, mbetën në dekretin e pabotuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa politika ndoqi axhendat e saj.

Kreu i shtetit, i cili më 27 qershor, 3 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, nxori dekretin për shpalljen e 13 tetorit si ditën e zgjedhjeve të trefishta, e nisi ditën me një postim në "Facebook", por me një mesazh të qartë. Meta publikoi një video me postimin "E diela është më e bukur kur nis sportive", ku në pak sekonda kreu i shtetit, i veshur me uniformën e ekipit skocez "Selltik", buzë detit të Gjirit të Lalzit xhonglonte topin e futbollit duke treguar zotërim të plotë të tij, pa e lënë të bjerë në tokë. Marrja me sportivite­t e ditës që duhet të ishte zgjedhje kombëtare në Shqipëri dhe zotërimi i topit nga ana e Metës, ishin mesazhet se edhe pse dekreti i kreut të shtetit mbeti zyrave të shtetit dhe nuk mori fuqi ligjore, kjo nuk e cenon aspak pozitën e tij. Në fakt, e gjithë politika shqiptare e mori me sportivite­t ditën e djeshme, pa i kushtuar as edhe një deklaratë dekretit të Presidenti­t. Kryeminist­ri Rama ishte dje në një tjetër bregdet, në Vlorë, ku mori pjesë në përurimin e përfundimi­t të investimit të Qendrës Historike të Vlorës, por munguan mesazhet për datën 13 tetor. "Edhe për mua, që e kam parë me sytë e mendjes këtë zonë shumë kohë më parë dhe kam qenë nxitës i këtij bashkëpuni­mi shembullor me Fondacioni­n Amerikan, them se Qendra Historike e Vlorës ka ardhur në dritë përtej parashikim­it", tha Rama. DEBATI Dekreti i Presidenti­t Meta, ai i anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe dekreti i shpalljes së datës 13 tetor për zgjedhje parlamenta­re, lokale, por dhe për kreun e shtetit nëse do arrihej të bëheshin ndryshimet kushtetues­e, nxiti debate nga ana e maxhorancë­s, e cila në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e për ta interpretu­ar atë, ngriti një komisionin hetimor për shkarkimin e Metës. Maxhoranca e cilësoi shkelje të Kushtetutë­s anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kërkoi dhe një opinion të Komisionit të Venecias për dekretet e Presidenti­t. Javën e kaluar, Komisioni i Venecias dha opinionin zyrtar të tij, ku thuhej se "në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të Presidenti­t shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoritete­ve lokale, ekspertët e Këshillit të Europës në Komisionin e Venecias konkludojn­ë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetenca­ve të tij kushtetues­e, ka indikacion­e se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikoj­në shkarkimin". Ekspertët e Venecias theksojnë se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, gjithsesi vënë në dyshim nëse kjo mund të konsideroh­et një shkelje serioze. Më 8 qershor, kur opozita kishte nisur protestën, e cila ishte paralajmër­uar se do të ishte edhe më e dhunshme se të tjerat, kreu i shtetit lajmëroi se anuloi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale. Ky vendim i Metës bëri që opozita të tërhiqej nga veprimet e saj, ndërsa më vonë Presidenti sqaroi se kishte informacio­ne që grupe të caktuara do tentonin të digjnin Parlamenti­n.

 ??  ?? Rama, dje në Vlorë
Rama, dje në Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania