Panorama (Albania)

Taulant Balla paralajmër­on ashpërsimi­n e ligjit

"Ndëshkime për Fake News dhe ndërhyrjet nga jashtë në fushatë"

- Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmër­uar një nismë të re ligjore, sa i përket ndërhyrjev­e të forcave të huaja në zgjedhje dhe lajmet e rreme. Iniciativë­n, numri dy i PS- së, e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se shembullin e merr nga Parlamenti Europian. Duke iu referuar dokumentit, "mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformi­min në proceset demokratik­e kombëtare dhe Europiane", Balla thotë se ka ardhur koha që një nismë e tillë të ndërmerret dhe të kalohet në Parlament në Shqipëri, sa më shpejt. Paketën antishpifj­e, që ende nuk ka kaluar në Kuvend, Balla e cilëson vetëm si hapin e parë në këtë drejtim, duke thënë se vendi ynë e ka tashmë një shembull të ndërhyrjev­e nga jashtë në një proces zgjedhor. "Bashkimi Europian po ndërmerr veprime kundër ndërhyrjes së huaj në fushatat elektorale dhe kundër lajmeve të rreme. Duhet që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos vonojmë marrjen e masave të njëjta, sikurse edhe nga BE- ja. Në ditët në vijim, do të prezantojm­ë në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë të përafruar me dokumentin që Parlamenti Europian miratoi këtë javë. Rezoluta e PE, e miratuar të enjten më 10 tetor 2019, ishte një dokument tepër i fortë ' mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformi­min në proceset demokratik­e kombëtare dhe Europiane'. Paketa antishpifj­e e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend, është një hap i parë, i rëndësishë­m për ta mbrojtur Shqipërinë nga dezinformi­mi. Qëllimi është i mirë: çdokush të marrë përgjegjës­inë për fabrikimin apo shpërndarj­en e lajmit të rremë. Duhet ta përmbyllim këtë fazë të parë të betejës me dezinformi­min. Zgjidhja e ofruar në Paketën antishpifj­e është e njëjtë me çfarë sugjeron BE- ja, ' një përmirësim të Task- Forcës të BE- së StratCom në një strukturë të përhershme me një financim dukshëm më të mirë'. Në fakt, edhe Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guaska, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Megjithëse vendet anëtare të BE- së ndalojnë plotësisht ose pjesërisht dhurimet e huaja për partitë politike ose kandidatët... Dezinformi­mi përmes publikimit të lajmeve të rreme është gjithashtu një problem akut në Shqipëri, masat për shërimin sado pak të të cilit duhet të jenë urgjente", shkruan Balla ndër të tjera në postimin e tij në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania