Panorama (Albania)

Lleshaj: Drejtuesit e PD u fshehën pas fëmijëve dhe grave

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar me akuza kundër drejtuesve të PD- së, në lidhje me protestën te "Unaza e Re". Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Lleshaj ironizon PDnë, duke shtuar se tentativa e tyre për t'u fshehur pas grave dhe fëmijëve ishte shumë e ulët, por që sipas tij, në asnjë rast nuk do të bëjë që Policia të përdorë dhunë. Ai shton më tej se me dhunë dhe bllokim nuk do mund të bëhet asgjë, duke shtuar në fund një kërkesë për t'i zgjidhur mospajtime­t në mënyrë institucio­nale. "Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një "risi" të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjsh­mërisë dhe e kurajës. Drejtuesit e PD- së duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdoru­r politikish­t. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapoliti­k i dalë dëshpërimi­sht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohe­n nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdori­min e vetes për interesa politike! E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë te bllokimi i arterieve kryesore të kryeqyteti­t, por vetëm te rruga institucio­nale. Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqës­isë, që promovon PD- ja, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë. E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet, është qasja institucio­nale. Institucio­net janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitur­a për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve", shkruan ministri Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania