Panorama (Albania)

Iu gjetën 7 doza kokainë, Gjykata lë në burg vëllain e policit

-

Gjykata e Kavajës caktoi dje masën e sigurisë "Arrest në burg" për Bernard Toçin, vëllanë e Bledar Toçit, ishshefit të Sigurisë së Burgut të Durrësit. Pas veprimeve hetimore për zbardhjen e vrasjes së Dritan Haxhollit, Policia gjeti në banesën e Bernard Toçit 7 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë. Ai akuzohet nga Prokuroria për "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e", ndërsa gjatë seancës së djeshme, i dyshuari mohoi akuzat dhe me anë të një deklarate, babai i tij merrte përgjegjës­inë për drogën, duke thënë se e përdorte për arsye shëndetëso­re. Babai i Toçit pretendon se para disa vitesh kishte kryer një aksident, gjë që i kishte sjellë shqetësime, duke bërë që ai të pinte kokainë për të qetësuar dhimbjet. Por trupa gjykuese nuk e mori parasysh këtë pretendim, duke e lënë në masën e sigurisë "Arrest në burg" deri në përfundim të hetimeve. Sipas Prokuroris­ë, sasia e gjetur në banesë është e lartë dhe nuk mund të jetë për përdorim vetjak. Duke paraqitur faktet e ngjarjes, prokurori kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë. Vendimi që e ka në burg pritet të apelohet nga i dyshuari, i cili mohoi akuzat nëpërmjet avokatit të tij. Burimet thonë se edhe në banesën e Marsida Qatjas është gjetur një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë. Hetimet për Toçin mësohet se kanë nisur disa kohë më parë, pasi dyshohet se ishte person që shpërndant­e lëndë narkotike. Në variantin zyrtar, dyshimet e deritanish­me janë që vrasja ka ndodhur për shkak të përndjekje­s që viktima i bënte Marsida Qatjas, por burimet thanë se për shkak të lëndës narkotike që është gjetur në banesën e Qatjas, por më pas edhe në banesën e vëllait të ish- shefit të Sigurisë në Burgun e Durrësit, një pistë tjetër që është duke u hetuar dhe vlerësuar nga Prokuroria, është edhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.

 ??  ?? Bernard Toçi
Bernard Toçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania