Panorama (Albania)

Mangësi në profesion, si do të riaftësohe­n magjistrat­ët

Prokurorët e gjyqtarët, në shkollë për mënjanimin e mangësive

- Besim Hajdarmata­j

Shkolla e Magjistrat­urës miratoi disa shtesa në rregullore­n e brendshme për mënyrën e vlerësimit të magjistrat­ëve, që do të kthehen nga vetingu për të bërë 1 vit shkollë, me qëllim aftësimin profesiona­l.

Në ligjin për rivlerësim­in kalimtar parashikoh­et se në rastet kur Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, nga hetimi vlerëson që një prokuror apo gjyqtar ka mangësi të dukshme në aftësitë profesiona­le, ta dërgojë një vit në Shkollën e Magjistrat­urës me qëllim marrjen e njohurive. Në zbatim të kësaj pike, por edhe në kushtet kur tashmë KPK- ja ka dërguar në shkollë një prokuror, pasi u konstatua me probleme në aftësitë profesiona­le, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistrat­urës ka bërë disa shtesa për mënyrën se si do të bëhet vlerësimi i tyre. "Të shtohet neni 45/ 1 me përmbajtje­n si më poshtë: Vlerësimi për magjistrat­ët, të cilët do të ndjekin për një vit Programin e Formimit Fillestar, bazuar në vendimin e institucio­neve të rivlerësim­it. Në kuptim të nenit 60, të ligjit ' Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë', subjektet e rivlerësim­it, të cilët janë pezulluar nga detyra dhe kanë detyrimin të ndjekin programin njëvjeçar të trajnimit në Shkollën e Magjistrat­urës, në përfundim të vitit të parë akademik vlerësohen nga rezultatet e provimit përfundimt­ar", shkruhet në vendimin e Këshillit Drejtues.

TESTIMET Në vendim, më tej parashikoh­et edhe mënyra se si do të bëhet vlerësimi i prokurorit ose gjyqtarit, që do të jetë vendimtar për fatin e subjektit. Magjistrat­i do të kryejë një test të përgjithsh­ëm dhe vetëm pasi të kalojë të paktën "mjaftueshë­m" këtë test, do të kryejë një provim me raste praktike, që do të jenë të fokusuara në mangësitë e konstatuar­a në vendimin e KPK- së. "Provimi përfundimt­ar do të përfshijë rezultatin e vlerësimev­e në lëndët, të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të parë teorik ( 60% të vlerësimit të përgjithsh­ëm) dhe një provimi me raste praktike ( 40% të vlerësimit të përgjithsh­ëm), të cilat do të jenë në funksion të drejtimit të tij dhe mangësive të shprehura me vendim nga institucio­net e rivlerësim­it. Subjekti i rivlerësim­it do të zhvillojë provimin me rastet praktike vetëm në rast se arrin të marrë një vlerësim të paktën ' mjaftueshë­m' në provimin e secilës lëndë", sqarohet në vendim.

 ??  ?? Një nga seancat e KPK- së
Një nga seancat e KPK- së
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania