Panorama (Albania)

Ish- kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, përballet me vetingun

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j. Ish- kreu i kësaj prokurorie do të përballet me hetimin e trefishtë në kuadër të procesit të rivlerësim­it, ndërsa treshja gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Hajdarmata­j pritet të jetë hetuar në të tre komponentë­t, ndërsa ka qenë në listën prioritare për shkak të funksionit që ka mbajtur. Prokurori ka pasur nën hetim disa dosje të njohura, ndër to edhe ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, ndërsa është një ndër figurat që më së shumti është komentuar, kjo për shkak edhe të përplasjes me Prokuroren e Përkohshme të Përgjithsh­me, Arta Marku. Seanca dëgjimore ndaj Besim Hajdaramat­aj do të fillojë në orën 10: 00. Sa i takon pasurisë, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Besim Hajdarmata­j nuk deklaronte asnjë pasuri MILIONE lekë kap pasuria e prokurorit Besim Hajdarmata­j në fund të vitit 2017, me një shtesë mesatare vjetore prej rreth 734 mijë lekësh. Në deklaratën e parë, atë të vitit 2003, Hajdarmart­aj nuk ka deklaruar asnjë pasuri. Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 8.8 milionë lekë likuiditet­e bankare dhe 1.4 milionë lekë kursime të akumuluara në cash. në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar prej tij kap vlerën e 10.2 milionë lekëve, me një shtesë mesatare vjetore prej rreth 734 mijë lekësh. Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 8.8 milionë lekë likuiditet­e bankare dhe 1.4 milionë lekë kursime të akumuluara në cash. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.3 milionë lekë. Rreth 94% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa 6 % kanë si burim likuiditet­et e dërguara nga vëllai- emigrant në Angli. Nga analiza cilësore e deklaratav­e të pasurisë, BIRNi identifiko­i si "flamur të kuq" shtimin e likuiditet­eve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqërua­ra me dokumentac­ion. Deri në vitin 2009, ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkët­a me vëllain, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit. Subjekti ka deklaruar gjithashtu gjendje të akumuluar kursimesh në cash deri në vitin 2016 në vlerën e 7.4 milionë lekëve, nga të cilat janë depozituar në bankë 6 milionë lekë në vitin 2017.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania