Panorama (Albania)

OKB, kritika Qeverisë: Nuk respektohe­n të drejtat e PAK

"Të përjashtua­r nga jeta publike, s'kanë akses në drejtësi"

-

Asnjë hap përpara në respektimi­n e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe një mori rekomandim­esh që i adresohen qeverisë.

Vlerësimi i bërë nga Kombet e Bashkuara për respektimi­n e të drejtave të PAK, është një dokument që në çdo rresht të tijin ka fjalën shqetësim. Kështu, Komiteti ngre shqetësimi­n për përjashtim­in nga jeta publike të personave me aftësi të kufizuara, për mungesën e masave specifike dhe të vlefshme të marra për të siguruar akses gjithëpërf­shirës në sistemin e drejtësisë të tilla si ndihma juridike falas, shërbimet juridike të aksesueshm­e dhe interpretë­t e gjuhës së shenjave në dhomat e gjyqit, stacionet e Policisë etj. Këto u vunë në dukje edhe nga eksperti për çështjet e aftësisë së kufizuar, Sinan Tafaj. "Komiteti i Kombeve për të drejtat e PAK, në raportin e hartuar, ka ngritur vetëm shqetësime. Në pikën 47 thuhet konkretish­t se personat me aftësi të kufizuara janë të përjashtua­r nga jeta publike. Kjo vjen në formën e një akuze shumë të rëndë. Komiteti po ashtu ka bërë vërejtje të rënda për ligjin 93 të 2019- ës. Një tjetër problem i ngritur po ashtu është edhe çështja e aksesit në sistemin e drejtësisë. Mbrojtja e të drejtave nëpërmjet sistemit të drejtësisë është një shans shumë i madh që ka çdo qytetar për të qenë i barabartë para ligjit, por për hir të së vërtetës, edhe këtu nuk është marrë ndonjë masë konkrete e qenësishme. Nëse e shikoni të plotë raportin, do të vini re që Komiteti është i shqetësuar për mosrespekt­imin e të drejtave të PAK dhe ka vetëm rekomandim­e për çdo fushë të jetës", tha Tafaj në aktiviteti­n e organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe nënkryetar­ja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, zvministrj­a e Shëndetësi­së, Bardhylka Kospiri, ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri, dhe përfaqësue­s nga organizata­t e PAK, shoqëria civile dhe media.

HYSA Presidenti i Shoqatës së të verbërve, Ardjan Hysa, tha se problemati­kat e evidentuar­a në raport janë pasqyrë e realitetit, me të cilin përballen personat me aftësi të kufizuara. "Problemati­kat dhe shqetësime­t e paraqitura nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i problemati­kave, të cilat organizata­t kanë ngritur. Nuk janë gjë tjetër, veçse ato që ne kemi kërkuar në mënyrë insistuese pranë qeverisë dhe organeve kompetente. Nuk janë gjë tjetër, veçse pasqyrim i legjislaci­onit të hartuar për personat me aftësi të kufizuara", tha Hysa. Lidhur me shqetësime­t e ngritura dhe rekomandim­et e bëra, nënkryetar­ja e Parlamenti­t, Vasilika Hysi, tha se do të merren në konsiderat­ë. "Mendoj që kemi shumë për të bërë në njohjen më të mirë të paketave ligjore të miratuara jo vetëm nga personat me aftësi të kufizuara, por nga ata që duhet t'i zbatojnë. Pika 6 e këtij vlerësimi do të jetë në vëmendjen e qeverisë, ku thuhet që Komiteti i kërkon shtetit tonë, që të miratojë modelin e të drejtave të njeriut me aftësi të kufizuara të parashikua­r në Konventë. Megjithatë, përmbushja e kësaj pike nuk kërkon vetëm angazhimin tonë, por gjithëpërf­shirje dhe bashkëpuni­m nga të gjitha organizata­t", theksoi Hysi.

PAMPURI Nga ana tjetër, ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri, akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asnjë hap përpara në drejtim të punësimit të personave me aftësi të kufizuara. "Shqetësime­t e ngritura nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e PAK nuk janë veçse realiteti, që personat me aftësi të kufizuara jetojnë. Nuk është bërë absolutish­t asnjë hap përpara për pagesat, për përfshirje­n e tyre në tregun e punës. Prej vitit 2013, deri në 2019, numri i të punësuarav­e nga personat me aftësi të kufizuara është inekzisten­të, pra nuk ka asnjë lloj rritjeje", vuri në dukje Pampuri.

 ??  ?? Gjatë aktiviteti­t të organizuar nga PAK
Gjatë aktiviteti­t të organizuar nga PAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania