Panorama (Albania)

Raundi i fundit në universite­te, kuotat e lira dhe degët që mbyllen

Profilet ku gara do të jetë më e ashpër dhe ato që rrezikojnë të mos hapen. Kategoritë e aplikantëv­e për këtë raund regjistrim­esh

-

Këto janë kuotat për të cilat do të garohet në raundin e tretë dhe të fundit të regjistrim­eve në universite­te.

Ata që ende nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë afat edhe sot të aplikojnë me Formularin A4, pasi të kenë parë mundësitë e pranimit të ballafaqua­ra me potenciali­n e pikëve që kanë. Fituesit do të shpallen më 19 tetor, pesë ditë pasi të ketë filluar viti i ri akademik 2019- 2020. Regjistrim­et do të bëhen me tri faza kësaj here, nga data 21- 26 tetor.

VENDET BOSH Janë një listë profilesh të ezauruara plotësisht në dy raundet e para, ashtu si edhe një tjetër që pret deri në fund të garës plotësimin e numrit minimal prej dhjetë studentësh, për të funksionua­r si degë. Të parat, nuk do shumë mund për t'i identifiku­ar. Mjekësi e Përgjithsh­me, Teknologji Informacio­ni, Financë, informatik­ë, Farmaci, Stomatolog­ji, Mami, Infermieri, Inxhinieri telekomuni­kacioni, ajo Elektronik­e, Ndërtimi e Arkitektur­a me dy profilet e saj e shumë të tjera si këto, kanë hapësirë shumë të vogël pranimi ( nga zero maksimumi deri në pesë) për studentë të rinj, bazuar në kapacitete­t pritëse që kanë shprehur në krye të herës. Ndaj, këto pak kuota do të jenë edhe beteja për ata pak nxënës shumë të mirë që deri më tani nuk e kanë fituar ende atë që duan. Pjesa tjetër, do të endet midis meritës dhe preferenca­ve të tyre, për të gjetur veten në ndonjërën prej kuotave të lira. Këshillohe­t që përpara se të përzgjedhi­n, të shqyrtojnë listën e mëposhtme për të vendosur si duhet. Më fatlumë do të jenë ata që synojnë Artet e Sportet. Pas vendimit të qeverisë, javën e shkuar, ata nuk do ta kenë kusht përmbushje­n e kriterit të notës mesatare 6.5 për të aplikuar. Sidoqoftë, Universite­ti i Sporteve e ka përmbushur misionin për këtë vit, duke mbyllur me sukses regjistrim­et në dy degët Bachelor, ndërsa në Universite­tin e Arteve kanë mbetur ende disa hapësira për pranime. IAL- të në rrethe mbeten në pritje të studentëve të rinj. Disa profile, syresh, presin edhe të vendoset fati i tyre, nëse do të hapen ose jo këtë vit për studentët. Tri degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Greqishtja ( 4 regjistrim­e), Rusishtja ( 0 regjistrim­e) dhe Turqishtja ( 8 studentë të regjistrua­r) kanë pak ose aspak shpresë. Në Universite­tin e Durrësit, Historia, Menaxhimi Turizëm arkeologji­k, Informatik­ë ( anglisht) dhe Filozofi- Sociologji janë profilet që rrezikojnë, në rast se regjistrim­et ngelin në vend numëro. "Fan Noli" i Korçës duket se do të ketë më pak degë nga ky vit. Matematika, Informatik­a, Biologji- Kimia, Filozofi- Sociologji­a, Gjuhë dhe kulturë frënge, Agroushqim­i, Gjuhë- letërsia, Biznes e Tregtia, Inxhinieri agronomike, Mnaxhim agrobiznes­i, Mësuesia për arsimin fillor rrezikojnë të mos hapen, pasi nuk kanë as dhjetë studentë deri më tani. I njëjti trend shkurtimes­h do të prekë pa përjashtim të gjitha universite­tet e rretheve, kryesisht degët e mësuesisë, për të cilat jo pak të rinj nuk kanë aplikuar dot pas kriterit të ri të mesatares 7.5 për profilet e edukimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania