Panorama (Albania)

“Krisja” mes LDK dhe VV për Kryeminist­rin rrezikon bashkëqeve­risjen kompakte

Mustafa: Procesi nuk ka përfunduar, jemi dy parti që kemi dalë të parat me një dallim të vogël të votave

-

Ajo që ndau bashkimin mes LDK- së dhe Vetëvendos­jes para zgjedhjeve, po rrezikon edhe një koalicion të mundshëm, efikas dhe të deklaruar të enjten mes dy forcave të para politike nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të hynin në një koalicion parazgjedh­or në listën e votimit të 6 tetorit, por ishte çështja e postit të Kryeminist­rit që mbajti larg dy forcat politike. Të dyja këmbënguln­in se donin postin e kreut të ekzekutivi­t të Kosovës dhe kështu ato kanë hyrë në zgjedhje të ndara, por kanë rënë dakord për të pranuar se cilado prej tyre të fitonte më shumë vota, do të kishte të drejtën e Kryeminist­rit për kandidatin përkatës. Ndërsa konsolidim­i i dy partive dukej shumë real, aq më tepër në deklaratat e tyre gjatë javës se ‘ do të ketë koalicion’, gjithçka ngriu për pak orë në fundjavë, sepse në detajet e diskutimit, ata kanë mbajtur pozicione larg njëra- tjetrës që ditën e dytë. Sërish “molla e sherrit” mbetet posti i Kryeminist­rit. Ndërkohë që të gjithë ambasadorë­t e huaj dhe po ashtu edhe mediat ndërkombët­are po e trajtojnë Albin Kurtin si fitues të zgjedhjeve, renditja kontestohe­t nga kreu i LDK- së, Isa Mustafa, i cili thotë se diferenca mes tyre është shumë e vogël dhe numërimi i votave me kusht mund të ndikojë në ndryshimin rezultatit për dy partitë më të mëdha pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Mustafa pretendon se LDK- ja mund të marrë vendin e parë nga votat me kusht dhe votat me postë, dhe kërkon përfundimi­n e rinumërimi­t të plotë. Por mospranimi i rezultatit nga LDK nuk ka asnjë shans të pritet mirë nga Vetëvendos­ja dhe këto qëndrime luftarake për një post, përplasja e dy partive shqiptare me nxitje apo pa nxitje, po funksionoj­në sërish për të shëmtuar imazhin e zgjedhjeve më të mira që ka mbajtur Kosova deri tani. “Sa i përket procesit zgjedhor... ende nuk ka përfunduar, se momentalis­ht jemi dy parti që kemi dalë të parat, LDK dhe VV me një dallim të vogël të votave. Fituesi përfundimt­ar do të përcaktohe­t me certifikim­in e rezultatev­e, pasi të numërohen të gjitha votat. Ne edhe si parti kemi pas objektin themelor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit e korrupsion­it pastaj thellimit e bashkëpuni­mit me ndërkombët­arët dhe rikthimin e relacionev­e me BE- në, kështu që ky objektiv do të mbetet edhe më tutje, në rast se LDK- ja do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme apo pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Mustafa. Zëdhënësi i LDKsë, Besion Mustafa, deklaroi se negociatat janë pezulluar deri në përfundimi­n e numërimit të plotë të votave. Pak orë më vonë, ai e korrigjoi deklaratën e tij, duke thënë se “Nuk ka pezullim të diskutimev­e. Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK- së dhe LVVsë për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeve­risjen LDK- LVV vazhdojnë pas certifikim­it të rezultatev­e nga KQZ- ja”. Koalicion me shumë gjasa do të ketë, por “krisja” e fundit, me siguri do të reflektohe­t në kompaktësi­në e bashkëqeve­risjes.

Votat me kusht, të diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta, do t’i japin fund dilemës se kush do të udhëheqë me Qeverinë e re. Votat e tyre do ta zgjedhin përfundimi­sht Kryeminist­rin e ri të vendit. Por, për numrin e saktë të votave me kusht dhe atyre të diasporës nuk janë në dijeni as në Komisionin Qendror Zgjedhor. Bisedimet mund të vazhdojnë pas të mërkurës, kur të mbarojë rinumërimi i 313 kutive të votimit dhe numërimi i votave me kusht. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, parashikoi se për të do të duhen 4 deri në 5 ditë, derisa të kryhen të gjitha numërimet.

 ??  ?? Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania