Panorama (Albania)

Reja: Dua vendin e tretë, Moldavia do bëjë “grackë”

"S'më pëlqen të ndryshoj shumë lojtarë, kërkoj reagim"

- GENTJAN ALINANI

Vendi i tretë në këto eliminator­e, pastaj një kontratë të re me Shqipërinë.

Këto janë objektivat dhe dëshirat e trajnerit Edi Reja, të cilat i bën të ditura në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Moldavinë. 74vjeçari italian është i kënaqur me rritjen që ka pasur skuadra në sfidat e fundit, por thotë se duhet të vazhdojë me këtë ritëm. Ai u kërkon futbollist­ëve që të mos e nënvlerëso­jnë kundërshta­rin, sepse në "Elbasan Arena" u hapi shumë punë dhe thotë se humbja me Turqinë është harruar. Të gjithë presin ndryshime në formacion dhe rrotacion masiv, por Reja i shtang të gjithë kur thotë se mund të luajnë të njëjtët futbollist­ë nëse kanë rikuperuar forcat.

A është rikthyer qetësia në skuadër pas asaj humbjeje befasuese me Turqinë? Si është gjendja e ekipit?

Kur përfundoi ndeshja, sigurisht që ishim nervozë për mënyrën se si përfundoi, por duhet të shohim përpara sepse futbolli nuk përfundon në Turqi. Për Shqipërinë, futbolli vazhdon dhe e rëndësishm­e është të mbajmë këtë intensitet, ashtu siç bëmë në Turqi. Përmirësim­et janë të dukshme dhe unë pres gjithnjë më shumë. Pres përgjigje pozitive, sepse kemi bërë disa gabime dhe në këtë aspekt duhet të përmirësoh­emi shumë.

Për këtë rrugën e re që ju flisni, a mund të themi se do ta nisim që ndeshjen e nesërme ( sotme) kundër Moldavisë? Do të ketë lojtarë të rinj në formacion?

Jemi 24 orë përpara ndeshjes dhe kam kohë mjaftueshë­m për të vendosur. Unë nuk jam një nga ata trajnerë që më pëlqen të ndryshoj shumë. Dua të mbaj grupin, por nëse ndonjëri është më i lodhur sesa të tjerët, sigurisht që do të pushojë. Në Turqi shpenzuam shumë, sidomos në zonat anësore të fushës dhe në mesfushë. Por nuk është në planet e mia që të ndryshoj shumë. Dua të ruaj të njëjtën skuadër dhe nëse të gjithë janë mirë, nuk do të ketë shumë ndryshime. Por do të ketë, pasi duhet t'i jap mundësinë ndonjë lojtari që të pushojë. Nëse të gjithë rikuperohe­n, nuk kam në plan të ndryshoj asgjë. Sigurisht që, kur ke dy ndeshje shumë pranë, duhet ndonjë lëvizje e vogël.

Një ndeshje me Moldavinë nuk është si një ndeshje me Turqinë. I trem

beni ndonjë nënvlerësi­mi që mund të ketë skuadra?

Të gjithë lojtarët duhet të kuptojnë se nuk ka ndeshje të lehta. Pastaj duhet të kujtohemi për Moldavinë kur erdhi të luante në Elbasan. Na vuri në vështirësi në aspektin e lojës. Është e fundit në klasifikim, por nuk e meriton për sa i përket kualitetit. Në "Elbasan" treguan se janë një ekip me të dhëna të mira teknike. Ne do të zbresim në fushën e lojës të motivuar dhe të bindur sikur luajmë ndaj një ekipi të madh. Vetëm kështu mund të krijohet mentalitet­i dhe të tregojmë se jemi një ekip i rritur.

Me çfarë synimesh keni ardhur këtu në Moldavi?

E thashë edhe një herë që fitorja në Elbasan kundër Moldavisë ishte shumë e vështirë. Sigurisht që synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen. Të gjithë luftojnë për t'i fituar ndeshjet e futbollit. Duam të përmirësoj­më nivelin e lojës. Shpeshherë kur luan mirë, rezultatet vijnë.

Mister, kjo ndeshje vendos shumë për fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Ju e ndieni veten pjesë të së ardhmes?

Ju ma keni bërë shpeshherë këtë pyetje, por unë vazhdoj të them se duhet të mbyllim këtë cikël që kemi nisur dhe duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam marrë përgjigje shumë të mira dhe pozitive nga ky grup dhe e pranoj që më pëlqen të jem pjesë e Shqipërisë në të ardhmen. Nuk varet vetëm nga unë, edhe pse unë dua të shoh se si do t'i mbarojmë këto eliminator­e. Do të shohim klasifikim­in që do të kemi dhe pastaj nuk do të ketë probleme. Do të takohemi, do të flasim dhe do të vendosim. Unë jam i hapur, por këtë pyetje duhet t'ia bëni presidenti­t. Nëse ai është i kënaqur me mua... Shqipëria më motivon që të punoj dhe të shoh këtë rritje. Sigurisht që nuk është e lehtë të kesh gjithmonë rezultate. Çdo ndeshje ka një histori më vete.

Përballë do të keni një trajner me shumë eksperienc­ë. I druheni?

Sigurisht që nuk është aspak e lehtë të luash ndaj tij. Ai ka shumë kualitet, ashtu si unë në aspektin taktik. Do ta përgatisë ndeshjen në mënyrën më të mirën. Fakti që ne jemi këtu, do të thotë se kemi bërë diçka të mirë. Do të jetë e vështirë të fitoj duelin me rivalin tim, sepse ai i studion shumë kundërshta­rët. Do të tentojë të na ngrejë ndonjë grackë, por shpresoj të mos biem në të.

Cili është objektivi i Shqipërisë në këto ndeshje që kanë mbetur?

Mund të them se jemi ende në garë për vendin e dytë, por duhet të ndodhë ndonjë tërmet i madh si ai që ra përpara disa ditësh për t'u kualifikua­r. Është shumë e vështirë që ta arrijmë, por kemi detyrimin të provojmë deri në fund për të arritur vendin e tretë. Do të jetë një objektiv shumë i mirë dhe duhet ta lëmë pas Islandën. Nëse e mbyllim me pikë të barabarta, do të renditemi përpara tyre, për shkak se kemi avantazhin e golave të shënuar në ndeshjet direkte. Ky është objektivi ynë kryesor dhe për ta arritur duhet të bëjmë ndeshje të shkëlqyera nga tani deri në fund. Kam besim se do të bëjmë mirë, sepse lojtarët më janë përgjigjur në mënyrën e duhur, por kërkoj akoma më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania