Panorama (Albania)

Memushaj: Unë e Strakosha s'fjetëm pas Turqisë, kemi ndeshje delikate

-

Zhgënjimi i ndeshjes kundër Turqisë ka kaluar dhe Ledian Memushaj thotë se Shqipëria duhet të tregojë që është një ekip i pjekur dhe që po rritet nga ndeshja në ndeshje. Kapiteni i Kombëtares shqiptare zbulon se pas disfatës në Stamboll, të gjithë ishin të mërzitur dhe ai bashkë me Strakoshën ( shokë dhome) kanë fjetur vetëm 23 orë.

Ledian, si është gjendja e skuadrës pas humbjes me Turqinë?

Ajo ndeshje na zhgënjeu shumë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt. Kemi një tjetër sfidë të rëndësishm­e dhe duhet të jemi të përqendrua­r tek ajo.

Si i keni parë djemtë gjatë këtyre ditëve si kapiten dhe si lojtar me eksperienc­ë? Si është gjendja psikologji­ke e Strakoshës?

Tomin e kam edhe në dhomë. E kam parë normalisht si gjithmonë. Sigurisht që të gjithë ishim pak të mërzitur pas asaj ndeshjeje, por duhet ta harrojmë. Na pret një ndeshje e vështirë, sepse këto ekipet mesatare na kanë hapur shumë punë.

Meqenëse na thatë se jeni në një dhomë me Strakoshën, na thuaj a ka fjetur pas asaj ndeshjeje?

Në fakt, jo vetëm Tomi, por të gjithë fjetëm shumë pak. Edhe unë, si ai, mund të kemi fjetur ndoshta 2- 3 orë.

Si e prisni sfidën me Moldavinë? Mos ndoshta janë pak më të vështira për t'u karikuar dhe për të gjetur motivimin?

Nuk besoj se do ta nënvlerëso­jmë kundërshta­rin. Këto janë ato ndeshje që tregojnë se sa është rritur ekipi. Është një skuadër e fortë dhe na duhet të bëjmë kujdes. Janë ndeshje të vështira, por duhet të tregojmë që jemi rritur.

Ju personalis­ht jeni i gatshëm që të luani titullar, pasi ndaj Turqisë nuk e mbyllët mirë ndeshjen?

Po, kemi edhe 24 orë të tjera për t'u rikuperuar. Ka kaluar shumë kohë dhe po i rikuperojn­ë forcat, të gjithë lojtarët.

Çfarë duhet të bëjmë më mirë në këtë ndeshje, ndryshe nga ajo me Turqinë? Ndoshta faza e sulmit?

Duhet të përmirësoh­emi të gjithë si ekip. Këtu te ne nuk duhet t'i ndajmë repartet, sepse në fushë zbresim të gjithë. Si mbrojtësit dhe mesfushorë­t, të gjithë duhet të bëjmë detyrat tona në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania