Panorama (Albania)

Shtesa 5%, pensionist­ët, që përfitojnë nga vendimi

Drejtoresh­a në Ministrinë e Shëndetësi­së sqaron strategjin­ë e re të pensioneve. Kategoritë që do marrin shtesën 5% dhe si do bëhet shpërndarj­a në vite

- ADA HAZIZOLLI

Brenda këtij viti, Qeveria pritet të kalojë për miratim Planin Kombëtar të Moshimit në të cilin parashikoh­et rritja e pensioneve të ulëta me 5 për qind për një periudhë 5 vjeçare.

Drejtoresh­a e Programeve të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësi­së, Denada Seferi, sqaron se fillimisht do të ndërhyhet te pensionet sociale, si edhe pensionet e fshatit. Në intervistë­n dhënë për gazetën, Seferi ndalet edhe në afatet për zbatimin e kësaj skeme të re mbështetje­je, nga e cila përfitojnë rreth 10 mijë të moshuar.

Ministria e Shëndetësi­së ka prezantuar Planin Kombëtar të Moshimit 20202025. Cili është qëllimi i kësaj strategjie?

Plani Kombëtar i Moshimit është një plan, i cili ka kohë që diskutohet. Fillimisht është konsultuar me grupet e interesit dhe fazë pas faze ka ardhur duke u përmirësua­r. Gjatë gjithë periudhës që kemi zhvilluar konsultime­t, kemi qenë të angazhuar që të kemi sa më shumë opinione, jo vetëm nga grupet e interesit, por edhe nga të moshuarit që jetojnë vetëm apo kanë probleme socialekon­omike. Ajo që ne synojmë përmes këtij dokumenti planifikim­i, janë të gjitha lehtësirat e mundshme në të gjitha fushat e jetës ku një i moshuar preket, duke filluar kështu nga të moshuarit me probleme, ata që nuk kanë autonomi apo pavarësi, ata që janë në vështirësi ekonomike, që janë të braktisur apo kanë probleme shëndetëso­re. Është parë një spektër i gjerë i të gjitha problemati­kave të tyre, të cilat do të jenë edhe tagri ynë.

Po të moshuarit vetë, çfarë i shqetëson më tepër?

Për të moshuarit, problem kryesor janë pensionet dhe rritja e tyre. Indeksimi bëhet çdo vit, por ne si ministri, duke qenë se ky plan moshimi prek shumë fusha, në bashkëpuni­m me Institutin e Sigurimeve Shoqërore kemi vënë si prioritet rritjen e pensioneve më të ulëta ose gjetjen e mekanizmav­e sesi mund të incentivoh­en këto pensione sociale apo këto pensione të ulëta dhe se si mund të ndikojmë ne edhe me shërbime të tjera plus për rritjen e cilësisë së jetës së të moshuarve.

Varfëria ekonomike është identifiku­ar si një ndër problemet kryesore. Si parashikoh­et të zgjidhet?

Ulja e varfërisë është e lidhur me rritjen e pensioneve apo nëpërmjet paketave të mbështetje­s që do t’i jepen ekstra të moshuarve. Rritja me pesë për qind, sikundër parashikoh­et në dokument, përfshin shumë fusha në të cilat do të ndërhyhet, ku mund të veçoj krahas rritjes së pensioneve, edhe paketat e dedikuara për të moshuarit që jetojnë të vetmuar, duke iu ofruar shërbim shëndetëso­r në banesë. Çdo lehtësi tjetër do të reflektohe­t në përmirësim­in e cilësisë së jetesës dhe padyshim në uljen e varfërisë. Shumë i rëndësishë­m për t’u përmendur është fakti që të moshuarit nuk do të jenë më të vetmuar, por do përkrahen nëpërmjet këtyre politikave të reja ndërhyrëse. Plani Kombëtar i Moshimit do të shoqërohet me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe shumë shpejt do të bëhet i detyrueshë­m për të gjitha ministritë për t’u zbatuar. Që do të thotë se brenda planifikim­it të pesë viteve, ne do të marrim iniciativa të cilat janë shkruar si aktivitete brenda këtij programi, siç është mbulimi në masën 100 për qind me shërbime shëndetëso­re dhe sociale për të moshuarit. E rëndësishm­e është ofrimi i një asistence shtëpiake për të gjithë ata të moshuar që bëjnë pjesë në vijën e varfërisë absolute, pra që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë asnjë përkrahje dhe jetojnë të vetmuar. Asistenca shtëpiake do të jenë operatorë socialë të dedikuar, që do t’u shkojnë në shtëpi dhe do të përpiqen t’i ndihmojnë të moshuarit edhe duke iu shërbyer një vakt, një paketë ushqimore ekstra, apo shoqërim për të marrë shërbimin shëndetëso­r. Të moshuarit vuajnë më së shumti nga hipertensi­oni, diabeti, depresioni dhe për këtë do të marrin gjithë informacio­nin e nevojshëm. Po ashtu, nga strukturat tona do të bëhet i mundur kontrolli i diabetit dhe hipertensi­onit.

Përmendët në nisje të bisedës bashkëpuni­min me bashkitë për zbatimin e këtyre programeve të mbështetje­s. Si do të bëhet kjo?

Fondi social që ne kemi miratuar më herët, është i dedikuar për bashkitë dhe këto të fundit janë të detyruara që të bëjnë një plan social 3- vjeçar të miratuar në Këshill Bashkiak me kostot përkatëse, duke vënë në dukje edhe prioriteti­n apo shërbimin që kërkojnë të mbulojnë. Bashkia e Tiranës, por edhe disa bashki të tjera kanë aplikuar për fondin social dhe kanë vendosur si prioritet shërbimet ndaj të moshuarve. Realizimi i një projekti pilot nga Bashkia e Tiranës është ofrimi i asistencës shtëpiake me punonjës socialë direkt tek të moshuarit.

Për t’u rikthyer te rritja e pensioneve. Në dokument thuhet shprehimis­ht se do të caktohet një prag i ri minimal për pensionet. Që do të thotë se pensionet e lidhura rishtazi nuk mund të jenë nën pragun minimal që do të caktohet me vendim qeverie. Ndërkohë për pensionet e ulëta, që në fshat janë rreth 9 400 lekë dhe në qytet 13 700 lekë, do të zbatohet një politikë e re rritjeje me 5 për qind përgjatë pesë viteve. Si do të funksionoj­ë kjo skemë?

Me skemën e re të pensioneve që ka hyrë në fuqi nga janari i 2015- ës, ata të moshuar që nuk kanë derdhur kontribute, trajtohen me pension social në vlerën e 7400 lekëve në muaj. Ky është një pension minimal, një mbështetje financiare që ofrohet për më shumë se 5 mijë të moshuar. Politikat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë për rritjen e këtij pragu minimal të pensioneve. Do të shikohet mënyra se si do të bëhet kjo. Ajo që mund të them në këtë moment, është që do të fillohet nga pensionet sociale më të ulëta, duke përfshirë edhe ato të fshatit që përmendët dhe ju. Me një formulë të dedikuar për pensionet e ulëta do të synohet që në 5 vjet të kemi rritje graduale të tyre. Aktualisht vija e pensioneve të ulëta, sikundër thashë edhe më sipër, nis nga pensionet sociale dhe nga pensionet në fshat. Kështu do të vijohet vit pas viti me një mundësi shtesë për pensionet, në mënyrë që të zbutet varfëria ekonomike.

Sa i takon efekteve, janë 10 mijë pensionist­ë që preken…

Po, janë 10 mijë të moshuar, të cilëve do t’u përmirësoh­et sistemi i pensioneve, do të ketë rillogarit­je, do të ketë rishikim të pensioneve më të ulëta. Gjithçka e shtrirë në pesë vjet, sepse ky plan synohet të vihet në zbatim për një periudhë pesëvjeçar­e. Deri në fund të 2025, do të kemi 10 mijë pensionist­ë që do të kenë përmirësim dhe rritje të pensioneve.

Reforma e zyrtarizua­r në janar të 2015- ës nuk lejon rritje të pensioneve, por vetëm indeksim…

Është vet Ministria e Financave që do të propozojë një politikë të re për të ndërhyrë te pensionet minimale apo pensionet e ulëta.

Kur parashikoh­et të fillojë rritja?

Ne jemi në fazën e konsultime­ve të këtij plani, duke marrë mendimet e ministrive të linjës dhe besoj që me një vendim të Këshillit të Ministrave brenda vitit, do të kalojë edhe miratimi i këtij plani. Më pas, në 2020- ën, do të vijojë me planin e aktivitete­ve, ashtu edhe siç janë parashikua­r në dokument.

Së fundmi, a ka një shifër paraprake, pra sa mendohet të jetë pragu minimal që do të caktohet me vendim qeverie?

Ajo që mund të them, është se mendohet që ne të kemi një ulje të varfërisë absolute deri në 5 për qind direkt te mirëqenia e të moshuarve dhe mbulimi në masën 100 për qind me shërbime shëndetëso­re dhe sociale.

Me skemën e re të pensioneve që ka hyrë në fuqi nga janari i 2015- ës, ata të moshuar që nuk kanë derdhur kontribute, trajtohen me pension social në vlerën e 7400 lekëve në muaj

 ??  ?? Drejtoresh­a e Programeve të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësi­së, Denada Seferi
Drejtoresh­a e Programeve të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësi­së, Denada Seferi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania