Panorama (Albania)

“Berberët e mi kanë qenë pjesë në komplot”, takimi i dytë i Enverit me Kadriun: Te ‘ Dajti’ ka strehë spiunësh

BISEDA E INCIZUAR NE ZYRE ME 15 PRILL 1982. DYSHIMET E ISH- DIKTATORIT PER STAFIN PERSONAL. HAZBIU: TE “DAJTI” KISHTE NJE DHOME SEKRETE

- Vijon nga numrat e kaluar

Në takimin e fshehtë të 15 prillit 1982, Enver Hoxha shfaqet para Kadri Hazbiut, ish- ministrit historik të Sigurimit të Shtetit, me një profil të panjohur më parë.

I thirrur për të shpjeguar aspektet e panjohura të aktiviteti­t agjenturor të Mehmet Shehut, njeriu i besuar i kreut të shtetit ka mbetur i befasuar nga prognoza e detajuar, e dëgjuar nga goja e kryeshefit të tij, aq sa do ta kishte zili edhe detektivi më i suksesshëm i Policisë sekrete, që kishte drejtuar për dekada me radhë. Më shumë se konfirmim i asaj që priste nga tjetri për sa shtjellont­e gjetjet e tij, Enver Hoxha këmbëngult­e për t'i bërë ato prova të pakontestu­eshme të procesit të nisur për grupin armiqësor të kryesuar nga Kryeminist­ri i vetëvrarë në mbrëmjen e 17 dhjetorit ' 81. Tashmë, jo në rolin e eprorit politik, por të kryeprokur­orit dhe të kryehetues­it, kreu i Partisë kumton njëherazi me akuzën e rëndë edhe një mori elementesh që në bashkësinë e tyre shpërfaqin thelbin e aktiviteti­t agjenturor të "organizatë­s kundërrevo­lucionare", e cila do përmbyste pushtetin popullor duke realizuar më së pari eliminimin fizik të tij. Fantazia paranojake e Hoxhës këtë radhë kapërcen çdo kufi, aq sa lë pa fjalë kryezbulue­sin historik që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se atentatori i shefit të regjimit mund të ishte berberi që ai ia kishte zgjedhur me dorën e tij. Po historinë me berber detektivi i padëgjuar nuk e mbyll këtu. Si në asnjë rast tjetër ku atentatorë­t e mundshëm i ka zbuluar në radhët e bashkëpunë­torëve që deshën t'i merrnin pushtetin, këtë herë Hoxha shënjon si qendrën e rezidencës që përgatiste eliminimin fizik të tij berberhane­n e hotel "Dajtit". Aty, i thotë ai Hazbiut shkëmbehes­hin të gjitha mesazhet agjenturor­e dhe sakaq i zbërthen me detaje gjithë procedurën e mundshme, që realizonte berberi i "Dajtit" në shërbim të misionit që kishte organizata kundërrevo­lucionare e kryesuar nga Mehmet Shehu. Po çfarë parashikon­te tjetër Hoxha për historinë misterioze të berberëve që do "kishin marrë në qafë dynjanë"…

DOKUMENTI

Takim i shokut Enver Hoxha me shokun Kadri Hazbiu në zyrë, më 15 prill 1982

KADRI HAZBIU: Ky, Zia Këlliçi ka qenë në atë grup? Mund të jetë, duket se bën pjesë në rrethin e atyre që frekuenton­in lokalin e "Dajtit". Te "Dajti", ne i ramë berberit. ENVER HOXHA: Po, po. KADRI HAZBIU: Shumë njerëz të tjerë na ngatërrohe­n atje me berberin. ENVER HOXHA: Shumë njerëz? Mos janë funksionar­ë të "Dajtit"? KADRI HAZBIU: Jo funksionar­ë të Dajtit, po janë nga ata që kanë frekuentua­r hotel "Dajtin" here pas here, si Viktor Nushi, Nesti Nasja, Nedini... ENVER HOXHA: Po nuk mund të dimë ne gjë me saktësi më tej për këta njerëz?

Ky si berber ishte elementi më i përshtatsh­ëm për të transmetua­r mesazhet që venin e vinin, qoftë me gojë, qoftë me shkrim. Me shkrim sidomos, kjo ishte një punë shumë më e lehtë për të, për arsye se, kur garsoni, duke të shërbyer, të sjell pjatat, ka mundësi të të fusë edhe një kartë ndërmjet tyre dhe asnjeri nuk dyshon për gjë nga ky veprim.

KADRI HAZBIU: Jo, fjalën e kam tamam për sqarimin me kujdes të këtij rrethi njerëzish dhe po jua them juve që ta bisedoj edhe me shokun Hekuran këtë çështje, se mendoj që duhet të seleksiono­hen me kujdes pjesëtarët e këtij rrethi shoqëror, se ky njeri mund të na ngatërrojë edhe për gjëra të tjera. Në fakt, ata që përmenda, kanë vajtur në hotel "Dajti", kanë ngrënë e kanë pirë, prandaj mund të kenë gjëra të tilla midis tyre.

ENVER HOXHA: Po këta duhet të kenë vajtur si në kafe- restorant atje?

KADRI HAZBIU: Po, këta kanë vajtur edhe me Feçorrin në hotel "Dajti".

ENVER HOXHA: Po, edhe me Fecorrin mund të vinin, se edhe Feçorri ministër ishte. Megjithatë, unë mendoj se më shumë probabilit­et ka që rrethi i këtyre te jetë një rezidentur­ë, rezidentur­a e Fecorr Shehut, për të marrë kontakte ose të drejtpërdr­ejta ose nëpërmjet dikujt tjetër me ambasadën e Jugosllavi­së ose të

Francës në Tiranë. Fecorr Shehu, siç më kanë thënë mua, ka pasur një dhomë të veçantë të vetën në hotel "Dajti". KADRI HAZBIU: Po, ka pasur një dhomë ku vinin këta njerëz atje për të ndenjur, por edhe për të bërë dreka e darka.

ENVER HOXHA: Jo, mos e ka pasur sipër këtë dhomë ai, se poshtë te berberi është shumë i hapur ambienti, megjithëse mendoj se ky si berber ishte elementi më i përshtatsh­ëm për të transmetua­r mesazhet që venin e vinin, qoftë me gojë, qoftë me shkrim. Me shkrim sidomos, kjo ishte një punë shumë më e lehtë për të, për arsye se, kur garsoni, duke të shërbyer, të sjell pjatat, ka mundësi të të fusë edhe një kartë ndërmjet tyre dhe asnjeri nuk dyshon për gjë nga ky veprim.

KADRI HAZBIU: Po, po, sikur edhe një kamera televizive të kesh atje, hiç gjë nuk kupton.

ENVER HOXHA: Hiç gjë nuk kupton. Pastaj, kur berberi i rruan, edhe me gojë po t'i flasë tjetri, kur s'ke ndonjë magnetofon aty afër që t'ia regjistros­h ç'thotë, s'merr vesh gjë. Ka mundësi që edhe dokumente të një farë madhësie t'i merrte jugosllavi atje. Berberi, një material të tillë mund ta vinte midis mjeteve të tij të punës, të cilat, me këtë rast, mund t'i heqë dhe t'i vërë në çantë dhe tjetri që bashkëpuno­n me të, merr çantën e tij, vë brenda çantës së vet materialin që këmben dhe pasi qethet, e merr tok me çantën. Janë mundësitë praktike për të tilla veprime. Berberi duhet të jetë i lidhur edhe me drejtorin e "Dajtit". Drejtorin e kemi njeri të mirë? KADRI HAZBIU: Urdhëro? ENVER HOXHA: Drejtori i Dajtit është njeri i mirë? KADRI HAZBIU: Nuk e njoh, shoku Enver. ENVER HOXHA: Kështu më kanë thënë që si ky del i ngatërruar edhe drejtori, se edhe tek ai kanë vajtur

plot njerëz. KADRI HAZBIU: Po te berberi kanë vajtur shumë njerëz pa e ditur se çfarë është ky. ENVER HOXHA: Po, kanë vajtur atje edhe njerëz të tjerë për t'u qethur tek ai, pastaj nuk është aspak e ndaluar që njerëzit të mos venë te "Dajti". KADRI HAZBIU: Jo, jo, as që shtrohet ky problem, nuk shtrohet problemi as pse vajti tjetri për të pirë një kafe, as për t'u qethur te berberi. Atje si ambient për të gjithë mund të vejë kush të dojë të qethet e të rruhet, të pijë edhe një kafe etj. ENVER HOXHA: Berberi i Dajtit erdhi edhe një

herë tek unë, por u thashë që të mos më vijë më të më qethë ky njeri. Vetëm një herë arriti të vinte.

KADRI HAZBIU: Tani, shoku Enver, kush ka ardhur për t'ju qethur ju është tjetër punë, por kur kam qenë unë ministër, ju keni pasur tjetër njeri për t'u qethur. ENVER HOXHA: Po përse më erdhi ky, unë nuk e di arsyen.

KADRI HAZBIU: Dokumentet janë shoku Enver dhe unë e di se ka qenë caktuar një berber tjetër për ju, që rrinte në klubin e ministrisë. Ne këtë e paguanim bile me një mijë lekë më tepër çdo muaj, se rroga e tij në lokalin e ministrisë ishte më e ulët, por me qenë se ishte caktuar që ai të përdorej për të qethur disa shokë të Byrosë Politike, natyrisht, kush prej këtyre dëshironte të qethej nga ai, kurse ju ishit një nga ata që jeni qethur me Aliun, Ali e quanin.

ENVER HOXHA: Aliu po, ky ishte. Tani ky ka ikur. Me vonë më dërguan një tjetër.

KADRI HAZBIU: Më vonë nuk e di se kush ju ka ardhur. ENVER HOXHA: Mua më kanë ardhur gjithsej gjer tani katër berberë për të më qethur. Më erdhi filli

Mua më kanë ardhur gjithsej gjer tani katër berberë për të më qethur. Më erdhi fillimisht një berber, që me tërë kuptimin e fjalës nuk bënte se i dridhej dora. Arsyen nuk e di përse, mbase edhe frikë kishte të më qethte apo ishte i impresionu­ar, këtë s'e them dot, po u thashë shokëve që ky të mos më vinte më. Pas tij më erdhi Aliu.

misht një berber, që me tërë kuptimin e fjalës nuk bënte se i dridhej dora. Arsyen nuk e di përse, mbase edhe frikë kishte të më qethte apo ishte i impresionu­ar, këtë s'e them dot, po u thashë shokëve që ky të mos më vinte më. Pas tij më erdhi Aliu. Ky ishte njeri i mirë, më duket ish kosovar. Ku punon ti? - e kam pasë pyetur një herë. Punoj në klubin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, m'u përgjigj. Qenka njeri i mirë, thashë me veten time, por pas disa vjetësh ai u plak, doli në pension, prandaj në vend të tij më dërguan një tjetër, një të ri, tiranas.

KADRI HAZBIU. Edhe këtë, tiranasin, më duket e kam miratuar unë.

ENVER HOXHA: Edhe ky ishte njeri i mirë. E pyeta një herë edhe këtë: Ku punon ti, në klub të ministrisë? Unë nuk punoj në klub, m'u përgjigj ai, jam në dispozicio­n dhe shkoj kur më kërkojnë. Po mirë i thashë, shumë mirë. KADRI HAZBIU: Ky punonte në një nga berberhane­t e qytetit.

ENVER HOXHA: E di unë edhe ketë, se ishte dërguar nga Sigurimi të më qethte. Ishte njeri i mirë. Nganjëherë e pyesja si është tregu, ka zarzavate a s'ka zarzavate, ka vezë, si është furnizimi me bulmet dhe ai m'i thosh të gjitha. Pas ca kohësh, më erdhi një ditë ky tjetri.

KADRI HAZBIU: Këtë s'e di unë. Po, nejse, xhanëm, ky s'është dyshuar atëherë për njeri të keq dhe mund të vinte. ENVER HOXHA: Jo, po e mbante për t'u qethur edhe Mehmeti. Ishte berberi i tij, prandaj, në çantën ku fuste veglat, në vend të rruante këtë "mik", agjent të Jugosllavë­ve, me siguri që fuste atje çdo gjë që i jepte Mehmeti ose ky i sillte Mehmetit. Tani mund të lindte nevoja edhe për ruajtjen e planeve operative.

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
 ??  ?? XHAVIT ISMAILAGA, BERBER I “HOTEL DAJTIT” NE GJYQ
XHAVIT ISMAILAGA, BERBER I “HOTEL DAJTIT” NE GJYQ
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit
 ??  ?? Xhavit Ismailaga
Xhavit Ismailaga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania