Panorama (Albania)

“Plani Kombëtar i Moshimit 2020- 2025”

-

Grupet më vulnerabil nga pikëpamja e varfërisë absolute mes të moshuarve janë ata me pensione minimale. Pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve, për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirje­n sociale. Është e nevojshme që të përcaktohe­n fillimisht kriteret mbi pensionin minimal dhe në mënyrë graduale, të përmirësoh­en pensionet e ulëta në përputhje me këto kritere.

Treguesit e performanc­ës dhe rezultatet e pritshme

· Ngritja e një grupi ndërinstit­ucional. Caktimi i përgjegjës­ive dhe metodologj­isë për përllogari­tjen e vazhdueshm­e të pensionit minimal. Miratim ligjor i pensionit minimal përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave. · Përshtatje graduale brenda 5 viteve e pensioneve të ulëta, me pensionin minimal. Ky proces do të shoqërojë forcimin gradual të të gjithë sistemit të pensioneve. · Rritje me rreth 5% çdo vit për 5 vite e 10,000 pensioneve të ulëta.

Ata të moshuar që s’kanë asnjë vit kontribute trajtohen me pension social që aktualisht është 7465 lekë në muaj.

Çfarë synohet tjetër përmes Planit Kombëtar të Moshimit · Mbështetje për të moshuarit më të varfër përmes garantimit të minimumit jetik dhe përmirësim­it gradual të pensioneve më të ulëta. · Rritje e aksesit në transporti­n publik për të moshuarit me të varfër. · Pjesëmarrj­e më të gjerë e të moshuarve në jetën komunitare. · Integrimi i shërbimeve shëndetëso­re me ato sociale dhe kujdes i vazhduar për të moshuarit vulnerabil. · Zgjerim i shërbimeve në qendra komunitare dhe krijimi i modeleve të apartament­eve si bashkësi. · Fuqizim i asistencës në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania