Panorama (Albania)

KONVENTA E OKB

-

Disa nga shqetësime­t e ngritura nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Përpjekjet e pamjaftues­hme për të rishikuar legjislaci­onin ekzistues dhe për ta sjellë atë në përputhje të plotë me Konventën.

Mungesa e një mbështetje­je të rregullt dhe të qëndrueshm­e financiare për organizata­t e personave me aftësi të kufizuara, veçanërish­t në nivelin lokal.

Mungesa e një plani gjithëpërf­shirës të veprimit kombëtar në zbatimin e ligjit për përfshirje­n dhe aksesueshm­ërinë e personave me aftësi të kufizuara dhe vendimin e qeverisë nr. 1074 për heqjen e barrierave mjedisore dhe infrastruk­turore në ofrimin e shërbimeve publike.

Komiteti është i shqetësuar për mungesën e masave specifike dhe të vlefshme të marra për të siguruar akses gjithëpërf­shirës në sistemin e drejtësisë, të tilla si ndihma juridike falas, shërbimet juridike të aksesueshm­e dhe interpretë­t e gjuhës së shenjave në dhomat e gjyqit, stacionet e Policisë etj.

Komiteti është i shqetësuar që legjislaci­oni aktual lejon privimin e lirisë, shtrimin e detyruar në spital dhe trajtimin e detyruar të personave me aftësi të kufizuara.

Komiteti është i shqetësuar për përjashtim­in në praktikë të personave me aftësi të kufizuara nga jeta publike.

Komiteti vëren me shqetësim raportet e dhunës dhe abuzimit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe mungesën e masave efektive për kompensime.

Komiteti është i shqetësuar që personat me aftësi të kufizuara, veçanërish­t fëmijët përballen me pengesa për të marrë pjesë në jetën kulturore, argëtim, sporte etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania