Panorama (Albania)

Miliona euro borxh, kapet në Paraguai djali i ish- prefektit që nxori përgjimet

Policia e Paraguait e ka arrestuar më 3 tetor. Në kërkim mbetet Robert Radovani, i ndodhur në arrati prej 7 muajsh

-

Në kërkim prej 7 muajsh, arrestohet në Paraguai djali i ish- prefektit të Shkodrës.

Elton Radovani, 31 vjeç, është ndaluar rastësisht për një kontroll, ndërsa lëvizte me makinë, ku u zbulua më pas që ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpoli. 31- vjeçari është arrestuar që prej datës 3 tetor, bëjnë të ditur mediat lokale në Paraguai dhe tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimi­n e tij për në Shqipëri. Eltoni bashkë me vëllain e tij të madh, Robert Radovani, 36 vjeç, janë të përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimes­h, e cila eshtë përllogari­tur në rreth 13 milionë euro në total. Sipas Policisë kombëtare të Paraguait, 31vjeçari u kap pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër ndërkombët­ar arrestimi për krime financiare. Ndërkohë, për vëllain e tij, ende nuk ka asnjë informacio­n për vendndodhj­en e tij. Ndaj tyre dhe ish- prefektit Paulin Radovani, vijojnë hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendë­se. Që pas nisjes së kësaj çështje, dy djemtë e ish- prefektit u arratisën nga Shqipëria në drejtim të paditur, por pas rreth 8 muajsh nga nisja e hetimeve, Elton Radovani u arrestua në Paraguai, ndërsa ende është e paqartë se ku ndodhet vëllai i tij, Roberti, sepse edhe për të ka një urdhërarre­st ndërkombët­ar. Paulin Radovani, një biznesmen i njohur për 30 vite, por edhe pjesë e politikës lokale në Shkodër, fillimisht me PD- në dhe në vitet e fundit me LSI- në, pas borxheve të marra nga dy djemtë e tij me fajde te persona të ndryshëm në Shkodër dhe i gjendur në vështirësi, duke mos mundur t’i kthejë mbrapsht ato para, iu drejtua Prokuroris­ë, duke paditur ata që i kishin dhënë para me fajde. Policia arrestoi fillimisht 12 persona në kuadër të operacioni­t “Maranaj” dhe për ta Gjykata vendosi “Arrest me burg”, por një pjesë e tyre janë liruar dhe disa të tjerë vijojnë të jenë në paraburgim, duke mos pranuar se kanë kërcënuar ish- prefektin apo dy djemtë e tij. Gjykata ka hapur një çështje për dy djemtë e ish- prefektit të akuzuar për mashtrim. Denoncimi i bërë nga ish- prefekti në mars të këtij viti, bëri që në pranga të përfundoni­n ishkancela­ri i Gjykatës së Shkodrës si dhe ish- kreu i Drejtorisë së Patentave Shkodër. Gjatë hetimeve, të arrestuari­t kanë deklaruar se kanë qenë vetë djemtë e ish- prefektit që i kanë kërkuar para, duke i thënë se do t’ia kthenin sërish mbrapsht, nisur nga biznesi që kishin ( fasoneri). Sipas të arrestuarv­e, ishprefekt­i ka regjistrua­r bisedat telefonike dhe ambientale te fabrika e tij vetëm me këta persona, që më pas janë arrestuar dhe jo me të tjerë, të cilëve, po ashtu, djemtë e Radovanit u kanë borxhe apo fajde. Asnjë prej të arrestuarv­e nuk ka pranuar se ka kërcënuar ish- prefektin Radovani apo djemtë e tij, por janë shprehur se vetëm i kanë ndihmuar brenda mundësive që kanë pasur, madje disa kanë pretenduar se kanë menduar të shesin shtëpinë apo pronat për t’u ardhur në ndihmë. Dy djemtë e Radovanit dyshohet se kanë akumuluar një borxh të madh si shkak i vesit të kumarit. Ata nisën të merrnin shuma të mëdha parash hua te persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varionte nga 3- 20%. Këto fajde bënë që ish- prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij për kthimin e parave. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinj­të, duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që t’i bënin edhe presione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania