Panorama (Albania)

Premisat e misionit aktual të diplomacis­ë amerikane në Ballkan

- DRITAN HOTI

Realitetet aktuale në rajone të ndryshme përcjellin peshën e së shkuarës historike, që i ka ravijëzuar ato. Në rast se në disa prej tyre trashëgimi­a perandorak­e ka shënjuar jo pak dinamikën, natyrën e sfidave si dhe realitet gjeopoliti­ke aktuale, konstelaci­oni aktual i Europës Juglindore paraqitet më kompleks. Në të vërtetë, Ballkani, edhe më përpara, krahasimis­ht me rajone të tjera anembanë botës, ka qenë një territor pikëtakimi i dy perandoriv­e, i asaj otomane, një strukturë imperiale, e cila shtrihej në 3 kontinente, si dhe Perandoria Austriake, një strukturë perandorak­e kontinenta­le. Ndërkohë që realitetet gjeopoliti­ke moderne në Ballkan janë konceptuar më shumë se gjithçka tjetër për t'u shërbyer rendeve të ndryshme europiane, të përvijuara në përfundim të një përplasjej­e të fuqive të mëdha, shfaqja e Gjermanisë dhe Italisë së bashkuar si dhe futja e Rusisë në skenën europiane e përfshinë Ballkanin në kalkulat e skemave gjeopoliti­ke të blloqeve të aleancave të fuqive të mëdha rivale. Në këtë vazhdë, në fundin e Luftës së Parë Botërore, struktura e re gjeopoliti­ke në Ballkan, e cila duhej t'i shkonte në mbështetje arkitektur­ës së re europiane të prodhuar në periudhën e Postluftës I Botërore, përmbante një konfederat­ë të sllavëve të Jugut rreth Serbisë, ndërtuar pjesërisht mbi zotërimet e Perandoris­ë Habsburgas­e, në të cilën përfshihej edhe Kosova, pjesa veriore e hapësirës së banuar nga shqiptarët, një lloj entente ballkanike, me pjesën e mbetur të shteteve të Ballkanit si element i strategjis­ë të konceptuar nga diplomacia franceze së bashku me aleancën e Polonisë, Çekosllova­kisë, për të mbajtur të rrethuar strategjik­isht Gjermaninë. Kjo arkitektur­ë u përmbys nën goditjen e Luftës II Botërore. Dominimi ushtarak gjerman mbi Jugosllavi­në, i shtrirë mandej në të gjithë Ballkanin, shpërbeu arkitektur­ën ballkanike të ndërmjet dy Luftërave Botërore, teksa prej Jugosllavi­së u përvijuan rreth 5 shtete të tjera si dhe Kosova iu bashkëngji­t Shqipërisë. Struktura ballkanike e Luftës së Ftohtë, që ishte një rikthim në status quo- në, me një fjalë e ngjashme me atë të ndërmjet të dy Luftërave Botërore, me një kusht shtesë, një si lloj marrëveshj­eje e heshtur midis dy superfuqiv­e për të penguar shpërthimi­n e konfliktev­e, i cili do të mund të rezultonte me pasoja të pakontroll­ueshme. Në botën e Pasluftës së Ftohtë, e cila u shënjua nga prirja që u manifestua edhe te kombet e tjera të Ballkanit, ajo e ndjekjes së interesave së tyre kombëtare si dhe rishfaqjen e Gjermanisë së bashkuar në mbështetje të pavarësisë së Sllovenisë e Kroacisë, duke iniciuar kësodore nisjen e dezintegri­mit të Jugosllavi­së për herë të tretë. Ndërhyrja ushtarake e NATO- s në kryesimin amerikan 20 vite më parë, me objektiv stopimin e Serbisë në realizimin e planeve të saj kombëtare nëpërmjet praktikave me karakter genocidar, duke zhbllokuar njëkohësis­ht çështjen shqiptare si dhe duke i dhënë trajtë fizionomis­ë aktuale të Ballkanit.

Në këto ditë kur vazhdojnë të rrihen mendime e avancohen prognoza në lidhje me projeksion­in dhe synimet e misionit të mandatuari­t të diplomacis­ë amerikane për Ballkanin, diplomatit të lartë të Departamen­tit të Shtetit, Mathiew Palmer, puzzle aktual ballkanik është një përzierje e rivalitete­ve të bartura ndërmjet fqinjëve me përpjekjet e tyre për integrimin në aleancën euroatlant­ike me interferen­cat e fuqive të tjera të mëdha, si Rusia, Kina, Turqia si dhe Gjermania në emër të Bashkimit Europian, por ndoshta më shumë në ndjekjen e interesave të saj, veçmas shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Britanisë së Madhe, që nuk diferencon shumë nga aleatja e saj speciale, SHBA- të. Duke u nisur nga natyra e sfidave dhe kompleksit­eti i rivalitete­ve, realiteti i ri gjeopoliti­k që po projekton Mathiew Palmer si mishërues i diplomacis­ë amerikane, parashikoh­et detyrimish­t nëpërmjet zgjidhjeve në funksion të ruajtjes së disa ekuilibrav­e thelbësore, të cilat, në fakt, shërbejnë për t'iu vënë një fre impulsive që mund të vijnë nga vende apo skema të caktuara, që mund të rezultojnë jo vetëm si pengesa kryesore në ravijëzimi­n e këtij realiteti, por edhe premisat për përmbysjen e tij. Paralelish­t me rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Greqi, e përmendur gjatë vizitës së fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Athinë, që do të shkonte në favor të përforcimi­t të pozitave të SHBA- ve në Mesdheun Lindor, diplomacia amerikane do të ketë rolin e mbikëqyrës­it për vazhdimësi­në e marrëveshj­es së Prespës me efekte të drejtpërdr­ejta për stabilitet­in e Maqedonisë së Veriut si dhe rrugëtimin e saj në aleancën perëndimor­e. Mandej, i vjen radha shmangies së përmbysjev­e politike në Malin e Zi, me rrjedhojë ndryshimin e kursit gjeopoliti­k atje, i cili figuron gjithashtu si një ndër vektorët e skemave të diplomacis­ë ruse për Ballkanin. Ndërkohë që mentesha e këtij ekuilibri të gjerë rajonal nuk është tjetër, veçse gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila, në fakt, nënkupton një normalizim të marrëdhëni­eve të botës shqiptare me atë serbe në Ballkan.

Të kufizuar prej shekujve me njëri- tjetrin, duke jetuar veçanërish­t në 150 vitet e fundit në një antagonizë­m historik, që të dyja kombet, shqiptarët e serbët, vazhdojnë ende të jenë të kundërt sa u përket perceptime­ve si dhe rreshtimin e tyre gjeopoliti­k. Ja, pra, se si mbërritjes në një dakordësi të pranuar midis dy kombeve i shëmbëllen një sipërmarrj­e te koklavitur. Komplikaci­onet në arritjen e një marrëveshj­eje përfundimt­are Kosovë- Serbi paraqiten kësisoj gjithëpërf­shirëse siç janë edhe pritshmëri­të për të. Ato, pikësëpari, duhet të mbështeten mbi një proporcion­alitet në lidhje me pritshmëri­të reciproke e mandej duhet të mbështeten në norma e principe sipas legjitimit­etit të së drejtës ndërkombët­are si dhe të jenë në njëfarë mënyre brenda suazës së skemave të diplomacis­ë amerikane për rajonin. Për më tepër, kjo duhet të jete e pranueshme edhe për pritshmëri­të e Bashkimit Europian, strukturë në të cilën pjesa e mbetur e rajonit mëton të integrohet. Ndërkohë që një marrëveshj­e e tillë paradoksal­isht parashikoh­et të realizohet në momentin kur Serbia, njëra prej palëve në negociata, po armatoset nga një fuqi tjetër, e cila tradiciona­lisht e ka konsiderua­r rajonin tonë, edhe ende vazhdon si një zonë ekskluzive të interesave të saj, Rusia. Rusia, e cila në ndryshim nga Shtetet e Bashkuara që synojnë të nxisin një realitet të ri në Evropën Juglindore nëpërmjet integrimit të rajonit në strukturën atlantike si edhe në Europën e bashkuar, duke garantuar nëpërmjet kësaj ruajtjen e balancave, ka si pikësynim të shtrijë influencën e saj bazuar në piketat tradiciona­le ku përbashkoh­en popullsitë sllave me kishën ortodokse, si dhe duke manipuluar në vende me popullsi jo të favorshme për të, segmente të rëndësishm­e elitash që ndodhen në vigjilje procesesh transformu­ese që i shënjojnë pikërisht ato, duke inkurajuar një lloj çekuilibri, e thënë ndryshe, kaos rajonal. Deklaratat e të dërguarit amerikan për Ballkanin se: "SHBA- të do të përkrahin fort integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Evropë", tingëllojn­ë si deri diku të pakuptimta, duke mbajtur parasysh mekanizmat tekniko- juridikë të procesit të integrimit në Europë, teksa përmbajtja e tyre është e mirëpeshua­r. Mesazhi tyre është strategjik, pasi pranimi "en block" i pjesës së mbetur të Ballkanit Perëndimor në një strukturë ekonomiko- juridike, i tillë si Bashkimi Evropian, do të reduktonte përfshirje­n e rajonit në skemat integruese ekonomike njëkohësis­ht me sfond gjeopoliti­k, që vijnë nga ana e Kinës si dhe do të shmangte përforcimi­n e prezencës së Turqisë në hapësirat e caktuara në Europën Juglindore. Një mision i caktuar i diplomacis­ë së një superfuqie apo një fuqie të caktuar me qëllim përvijimin e një realiteti të ri gjeopoliti­k në një rajon të caktuar, në rastin në fjalë, ai i SHBA- ve në Ballkan, nuk e ka detyrimish­t të garantuar suksesin. Në mungesë të tij, diplomacis­ë amerikane do t'i duhej të përqendroh­ej në piketat e saj mbështetës­e, që janë vende e popullsi me qëndrime të favorshme përkundrej­t skemave të saj. Shqiptarët i përfaqësoj­në më së miri këto pritshmëri. Sërish, emisari amerikan për rajonin, në lidhje me Shqipërinë, deklaronte se: "Populli shqiptar është aleati i SHBA- ve", duke mos përfshirë në këtë aleancë elitën politike drejtuese të 28 viteve të fundit në Shqipëri. Në këtë vazhdë, një pjesë e misioni të tij do të karakteriz­ohet nga mbikëqyrja e procesit të brendshëm transformu­es në Shqipëri, atij të vendosjes së një simetrie ndërmjet pozicionim­it të popullit shqiptar në aleancën perëndimor­e, me të drejtën e tij të privuar, atë të evoluimit të tij brenda kontureve të një shteti real të së drejtës.

Prania e rritjes amerikane në Ballkan do të ketë domosdoshm­ërisht si rezultat ndryshimet gjeopoliti­ke të strukturav­e në rajon, qoftë në drejtim të proceseve integruese, ashtu edhe në të kundërt, në atë të favorizimi­t të çështjeve kombëtare, duke përfshirë edhe atë shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania