Panorama (Albania)

KONKLUZION­ET E VENECIAS

-

Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimi­n se në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situatë ku përmbushen kriteret për marrjen e masave të jashtëzako­nshme. Edhe atëherë, Presidenti­t i duhet një bazë ligjore specifike – e posaçme - për të shtyrë zgjedhjet. Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithsh­ëm interpretu­es, sipas të cilit, rregullimi i shprehur në Kushtetutë dhe ligje i kompetenca­ve në rast emergjence, e kufizon përdorimin e çdo kompetence plotësuese të pashkruar në rast emergjence për situata shumë të jashtëzako­nshme; kryesisht për situata me pamundësi faktike ose juridike, të cilat nuk parashikoh­en në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar në rast emergjence. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata, që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzako­nshme. Sidoqoftë, në këtë rast nuk u ndoqën rregullat e zbatueshme kushtetues­e për situatat e jashtëzako­nshme. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore të posaçme. Anulimi i zgjedhjeve prek gjithashtu të drejtat e zgjedhjeve të njohura nga instrument­et ndërkombët­are të të drejtave të njeriut dhe zbatimi thjesht i actus contrarius ( një veprimi të kundërt) parandaloh­et nga kërkesa e proporcion­alitetit për çdo ndërhyrje. Mungesa e një baze ligjore dhe mundësia e alternativ­ave ( shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzako­nshme të parashikua­ra nga neni 170 i Kushtetutë­s ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen te të drejtat zgjedhore joproporci­onale. Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike, edhe pse përfaqësoj­në një pjesë të rëndësishm­e të elektorati­t, nuk mund të ndalojnë zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve. Përndryshe, këto parti do të fitonin pushtet për të parandalua­r plotësisht çdo zgjedhje. I mbetet Kuvendit dhe së fundi Gjykatës Kushtetues­e të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsideroh­et një shkelje e Kushtetutë­s dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidenti­t. Sikurse paraqitet në këtë opinion, një sërë faktorësh tregojnë se kjo mund të mos ketë qenë e një natyre të tillë të domosdoshm­e për të përbërë një shkelje serioze. Kjo ka të bëjë kryesisht me thirrjet e Presidenti­t për dialog, pritshmëri­në se shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuon­te në ndjekjen e kompromisi­t mes palëve, mungesën e një ankimimi të drejtpërdr­ejt të dekreteve të Presidenti­t para një gjykate dhe statusin kushtetues të zgjedhjeve vendore, në krahasim me zgjedhjet parlamenta­re. Të marra së bashku, kjo mund të përmbajë elemente për Kuvendin për të shkuar drejt një mendimi se, edhe pse Presidenti mund t’i ketë tejkaluar kompetenca­t e tij kushtetues­e duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore përtej mandatit zgjedhor të organeve vendore pa ndonjë bazë të veçantë ligjore, këto akte nuk plotësojnë kriteret e nevojshme të një seriozitet­i të mjaftueshë­m në rrethanat për të autorizuar një shkarkim të Presidenti­t. Përfundimi­sht, edhe nëse do të përcaktohe­j seriozitet­i i shkeljeve, kjo nuk çon domosdoshm­ërisht në shkarkimin e Presidenti­t, duke marrë parasysh kompetencë­n e seancës plenare të Kuvendit për të marrë në konsiderat­ë qëllimet kushtetues­e, si ai i kontrollit dhe balancës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania