Panorama (Albania)

Hajdari s’pranon të lërë postin, Lita publikon firmat e deputetëve

Valteri i dërgon një tjetër letër Kryetarit të Kuvendit: Tërheq firmën time

- MARIGLEN KUME Rudina Hajdari

Grupi Parlamenta­r Demokrat ndryshon kryetarin. Deputetja Rudina Hajdari, që ka drejtuar këtë grup deri tani, është zëvendësua­r nga deputeti Korab Lita.

Mbledhja për këtë vendim është zhvilluar ditën e enjte të javës së kaluar, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është lajmëruar ditën e premte. Deputeti Korab Lita, i ardhur nga listat e PD- së pas vendimit për djegien në grup të m a n d a t e v e , lajmëroi dje nëpërmjet një postimi në “Facebook” për ndryshimet e bëra. “Grupi Parlamenta­r Demokrat, në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimi­t të brendshëm, bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalis­ht, dua t’u dërgoj një falënderim kolegëve të mi të Grupit Parlamenta­r për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamenta­r Demokrat. Detyrën që më është besuar si kryetar i Grupit Parlamenta­r Demokrat, unë e shoh si një përgjegjës­i e aspak privilegj, sidomos në këtë situate politike e institucio­nale, ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj kolegët dhe të gjithë qytetarët Shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikua­r besimin e dhënë”, shkroi dje Lita. Ndonëse ky vendim iu dërgua Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ditën e premte, më 11 tetor, Rudina Hajdari që mbante deri tani postin e kryetares së Grupit Demokrat, reagoi vetëm pas postimit të deputetit Lita, duke e kundërshtu­ar këtë vendim sepse sipas saj, zëvendësim­i ishte bërë pa miratimin e saj. Ajo tha se grupi që drejton do të rritet me anëtarë të tjerë. “Ju siguroj se unë jam në krye të Grupit Demokrat, që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëri­a jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari, që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi të enjten”, shkroi Hajdari në “Facebook”. Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i ri i Grupit Demokrat, Korab Lita, përforcoi ndryshimet e bëra duke publikuar dy dokumentet ku deklarohes­hin ndryshimet e bëra në grupin parlamenta­r, bashkangji­tur edhe 7 firmat e deputetëve të grupit. “Një falënderim të veçantë për kolegët e mi, të cilët verdiktin e tyre në lidhje me kryesimin e grupit e dhanë jo vetëm me votë, por edhe me firmë”, shkroi në postimin e dytë në “Facebook” Korab Lita.

TËRHEQJA Deputeti Halit Valteri ishte në listën e deputetëve, që ishte shprehur me votë për ndryshimet. Por kjo zgjati derisa lajmi u bë publik. Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai lajmëroi se i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, ku tërhiqet nga firma që ka hedhur tri ditë më parë. “Doja t’ju vija në dijeni në lidhje me shkresën, ‘ Ndryshimet në Grupin Parlamenta­r Demokrat’, me numër protokolli 3595, më datë 11.10.2019, që tërhiqem nga firma e vënë në dokumentet bashkëngji­tur shkresës në fjalë dhe dëshiroj t’ju informoj që një vendim lidhur me zëvendësim­in e Kryesisë së grupit nuk është marrë. Në rast se ky vendim qëndron, atëherë unë deklaroj largimin nga grupi, së bashku me disa kolegë të tjerë. Në këtë rast, grupi do të pushojë së ekzistuari”, shkruhet në letrën që Valteri i ka nisur dje Gramoz Ruçit. Ndërkohë, Valteri nuk ka përmendur asnjë emër se kush do të ishte i gatshëm që të merrte të njëjtin vendim ( largimin nga grupi) nëse zëvendësoh­et kryetari. Ndryshimet në Grupin Demokrat u paralajmër­uan pak ditë më parë, kur deputeti Lita propozoi në Kuvend që para se të votojnë për ligjet e rëndësishm­e, të konsultohe­n me partitë nga të cilat kanë ardhur. Ndërkohë, Hajdari ka qenë mjaft kritike ndaj vendimmarr­jeve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

 ??  ?? Deputetët e Grupit Parlamenta­r Demokrat
Deputetët e Grupit Parlamenta­r Demokrat
 ??  ?? Faksimile e firmave pro Korab Litës
Faksimile e firmave pro Korab Litës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania