Panorama (Albania)

PJESË NGA RELACIONI

-

Relacioni i vendimit për disa shtesa në vendimin, "Për kontribute­t e detyrueshm­e dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetëso­r"

Vendimi synon të zgjidhë problemet e hasura gjatë aplikimit të skemës së pensioneve për personat e vetëpunësu­ar në bujqësi, për shkak se në disa raste, periudha e mbuluar me kontribute nga fermerët nuk përputhet me njësinë administra­tive ku kanë tokën, si dhe me vendbanimi­n sipas regjistrit të gjendjes civile. Pagesat e kontribute­ve, sidomos në rastin e faljeve të kamatëvone­save, duke mos respektuar kushtet e përcaktuar­a me VKM, ka sjellë si pasojë mosnjohjen e periudhave të sigurimit, për disa kategori fermerësh, konkretish­t ata që kanë qenë me vendqëndri­m në të njëjtin rreth ku kanë ushtruar aktiviteti­n bujqësor dhe/ ose blegtoral, si dhe kanë tokën, por kanë pasur vendbanimi­n sipas regjistrit të gjendjes civile në një rreth tjetër. Ndër vite, meqenëse baza ligjore ka pësuar ndryshime dhe si rrjedhojë dhe aktet nënligjore në zbatim të saj kanë pësuar ndryshime, ka qenë e vështirë njohja dhe zbatimi i tyre nga kategoria e fermerëve që ushtrojnë aktivitete bujqësore dhe/ ose blegtorale, por edhe verifikimi nga inspektorë­t e Sigurimeve Shoqërore, i plotësimit të kushteve për pagesat e sigurimeve si persona të vetëpunësu­ar në bujqësi, kjo sidomos kur ka pasur falje të kamatëvone­save dhe kryesisht në vitin 2014, ku në një periudhë dymujore u realizua 4- fishi i të ardhurave të viteve të mëparshme. Në këto raste, sigurimet shoqërore, ose kanë kthyer kontributi­n, ose është dakordësua­r rillogarit­ja e shumave të paguara si kontribut vullnetar, për aq periudhë sa mund të mbulohet. Reduktimi i periudhave ose mosnjohja e periudhave të sigurimit për efekt pensioni, ka shkaktuar mjaft shqetësime dhe ankesa, për më tepër kur personat deklarojnë se kanë zhvilluar gjatë gjithë viteve aktivitet bujqësor, pavarësish­t nga vendbanimi sipas gjendjes civile. Për më tepër, nga verifikime­t e kryera, rezulton se ankuesit krahas tokës, pavarësish­t nga gjendja civile, kanë edhe shtëpi e bagëti. Gjithashtu, në praktikën e përditshme evidentohe­n mjaft raste kur personat që dalin në pension, në momentin e fundit konstatojn­ë se punëdhënës­i është debitor dhe nuk ka derdhur kontribute në emër dhe për llogari të tyre ose ka edhe mjaft raste të tjera që kontributi i derdhur në emër të personit, apo nga vetë personat e vetëpunësu­ar, nuk i përgjigjen kontributi­t minimal mujor për të përfituar një periudhë sigurimi të plotë mujore. Për të zgjidhur këto problemati­ka, në këtë projektven­dim janë parashikua­r dy shtesa, të cilat bëjnë të mundur lejimin e subjektit për derdhjen e kontributi­t dhe të dërgimit të informacio­nit vetëm për një person ose për disa persona që janë në kushtet e moshës së daljes në pension. Gjithashtu, nëpërmjet shtesës së një paragrafi zgjidhet edhe periudha e sigurimit për efekt pensioni, në rastet kur derdhjet mujore të kontribute­ve janë nën nivelin minimal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania