Panorama (Albania)

Integrimi në BE, Basha: Shqipëria, në udhëkryq për shkak të keqqeveris­jes

-

Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga përgjigjja përfundimt­are e Këshillit Europian për hapjen e negociatav­e, kryedemokr­ati Lulzim Basha fajësoi qeverinë për keqqeveris­jen, që sipas tij është faktori kryesor se përse nuk kemi ende një përgjigje të sigurt nëse do na hapet drita jeshile. Në evenimenti­n e 10vjetorit të Fondacioni­t “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Basha tha se vendet skeptike ndaj Shqipërisë janë shtuar.” Ndërsa kremtojmë këtë 10- vjetor, Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeveris­jes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar, por për fatin e mirë të Shqipërisë, në këtë proces të një rëndësie jetike për vendin, për shqiptarët, nuk na ka munguar mbështetja e CDU- së, e Kancelares Merkel, e Bundestagu­t, këmbëngulj­a e miqve tanë, ku dua të veçoj Johann David Wadephul, Gunther Krichbaum dhe Hans Joachim Falenski”, tha Basha. Teksa e quajti fondacioni­n gjerman si avokatin më të mirë të Shqipërisë, pavarësish­t ecurisë negative, kreu i selisë blu u bëri thirrje gjermanëve që të vazhdojë mbështetje­n. “Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, me gjithë gjendjen e rëndë në vend, shkaktuar nga hapat prapa në lidhje me ekonominë, demokracin­ë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, vetëm hapja e negociatav­e garanton një vëmendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionim­it të institucio­neve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohe­n”, pohoi Basha. nga ana tjetër, kreu i selisë blu u zotua se opozita e bashkuar, me në krye Partinë Demokratik­e, ka gati programin ekonomik që sipas tij do të zgjidhte krizën ekonomike. “Me ndihmën e madhe të Fondacioni­t ‘ Konrad Adenauer’ dhe te mikut tim Walter Glos, ne kemi sot programin ekonomik që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe do t’i japë zhvillim ekonomik. Kemi të rinj dhe të reja të mirëtrajnu­ar dhe që janë gati të marrin përsipër sfidat e qeverisjes, po modernizoj­më partinë tonë e po vendosim piketat e qeverisjes së nesërme, një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon për njerëzit”, përfundoi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania