Panorama (Albania)

Bashkëpunë­tori u ekstradua para tri vitesh nga Greqia

-

Për vrasjen e çiftit Driza, Gjykata e Fierit dhe më pas Gjykata e Apelit të Vlorës kanë dënuar me burgim të përjetshëm 3 persona, Viktor Pelivanin, Feta Kajën dhe Jurgen Baçjan. Ky i fundit ishte i pari që u arrestua për ngjarjen e 20 viteve më parë dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin. Pelivani u ekstradua dje, ndërsa Kaja është ekstraduar para tri vitesh nga Greqia. Në vitin 2012, Policia greke njoftoi se kishte kryer arrestimin e një personi të shpallur në kërkim në Shqipëri dhe të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Feta Faslli Kaja, 43 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy bashkëshor­tëve në Mbrostar të Fierit, në vitin 1999. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 44, të datës 27.02.2002, e ka dënuar shtetasin Feta Kaja me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpuni­m. Shtetasi Feta Kaja, Viktor Pelivani e Jurgen Baçja, në gusht të vitit 1999 hynë në banesën e Barjam Driza dhe Natasha Drizës për të kryer vjedhje. Më 11 nëntor të vitit 2016, Policia e Shtetit njoftoi se Interpoli kishte kryer ekstradimi­n në Shqipëri të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Feta Kaja. “Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Nga Specialist­ët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: Feta Kaja, 40 vjeç, lindur në Fier. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të ‘ Vjedhjes me pasojë vdekje’ parashikua­r nga neni 141 i K. Penal. Ky shtetas, më datë 07.08.1999, rreth orës 23: 00, në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpuni­m me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderue­shme parash. B. D dhe N. D sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi. I ekstraduar­i në aeroportin ‘ Nënë Tereza’, Tiranë, iu është dorëzuar autoritete­ve të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve”, njoftonte zyrtarisht Policia e Shtetit në vitin 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania