Panorama (Albania)

Babë e bir bëjnë për spital të riun për parkimin e biçikletës

-

TIRANE – Sherri për parkimin e një biçiklete solli plagosjen e rëndë të një 24- vjeçari në Tiranë, i cili është transportu­ar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Ai u rrah barbarisht nga dy persona, babë e bir, të cilët u ndaluan më pas nga Policia. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të “Zogut të Zi”, në kryeqytet, para një sheshpushi­mi pallati, ku banojnë autorët dhe i plagosuri. Burimet thanë se 24vjeçari me inicialet G. P. është rrahur me grushte e shqelma, madje autorët kanë përdorur edhe sende të forta që kanë gjetur në rrugë, duke e lënë pa ndjenja në asfalt. Fillimisht kanë ndërhyrë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe Policinë. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 2, që kanë bërë ndalimin e dy autorëve të dyshuar, Gentian Hasani, 40 vjeç, dhe djalin e tij 17- vjeçarin me iniciale K. H.. Pas përfundimi­t të veprimeve hetimore, është vendosur që 40- vjeçari të arrestohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa djali i tij, për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lehtë. Burimet thanë se 24vjeçari kishte pësuar plagë të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje mjaft kritike nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy autorët e dyshuar fillimisht kanë refuzuar të japin shpjegime për motivet e ngjarjes, por më pas kanë pranuar se gjithçka ka ndodhur për një biçikletë që ishte parkuar në vendin ku ata vendosnin motorin e tyre. Pas konsultimi­t me prokurorin e gatshëm, u vendos që të arrestohet 40- vjeçari Gentian Hyseni, ndërsa djali i tij, 17vjeçari me inicialet K. H., u procedua në gjendje të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania