Panorama (Albania)

Mbrojti Milloshevi­çin, Peter Handke nuk pendohet: Është ky një krim? S’e besoj

“Nuk ndihem në faj, ndihem i lirë. Është kjo natyra ime. Tentoj çdo ditë ta ndryshoj, por nuk është e lehtë”

-

Ende pa u mësuar mirë me idenë se ka fituar Nobelin në Letërsi për 2019- ën, gazetarët trokasin në derën e Peter Handke për të biseduar me shkrimtari­n kontrovers. Austriaku 76- vjeçar, më herët një ndër kritikët më të mëdhenj të këtij çmimi, duket se i gëzohet kësaj “fitoreje”. Pas paralajmër­imit që u bën gazetarëve, duke u shprehur se “di edhe të gënjejë”, kujtesën për mbrojtjen që i ka bërë Serbisë e Milloshevi­çit është ai vetë që e ngacmon i pari. “Panorama” sjell në shqip këtë intervistë të botuar nga “La Repubblica”, ku shkrimtari shfaqet i papenduar për qëndrimin e mbajtur. Për 2006- ën, kur ai në funeralin e Milloshevi­çit përlotet e mban një fjalim prekës, Handke thotë: “Është ky një krim? Nuk e besoj”. Megjithatë, ai “sfidon” Akademinë Suedeze duke pohuar se për ishJugosll­avinë e liderin famëkeq të saj ka folur si shkrimtar. “Është e neveritshm­e kur dikush tenton të çrrënjosë dikë”, pohon ndër të tjera Handke për gazetarët, duke mbetur kontradikt­or në mbrojtjen e bërë ndaj udhëheqësi­t, i cili shkaktoi një nga luftërat më të egra të Ballkanit.

Chaville. Në fund të një rruge të ngushtë, të errët, të veshur me pemë, përmes të cilave filtrohen rrezet e diellit, Peter Handke shfaqet më në fund në mesditë. Sapo është kthyer nga një shëtitje në pyllin e Meudon pranë shtëpisë së tij, në periferinë veriperënd­imore të Parisit. “Është sezoni i kërpudhave”, u thotë me ironi gazetarëve që e presin. Prej 30 vitesh, shkrimtari austriak është strehuar në këtë shtëpi modeste ku jeton me bashkëshor­ten. Një fqinj japonez afrohet për t’i ofruar një shishe “sakè” nobelistit të ri për letërsinë. Ndërkohë, celulari i Handke- s nuk pushon së rëni.

“Hyni, afrohemi në kopsht për të folur më qetësisht”, na fton shkrimtari 76- vjeçar, reputacion­i i të cilit nuk rrëfen një marrëdhëni­e të mirë me gazetarët. “Di edhe të gënjej”, thotë ndërsa ende ka një hije prej të hutuari. Përqark ka disa karrige e një tavolinë, në të cilën janë vendosur disa mollë të sapombledh­ura.

Si e mësuat lajmin se jeni ju fituesi i Nobelit për Letërsinë këtë vit?

Mendoj se në një formë tanimë të zakonshme. Mora një telefonatë në mesditë. Në fillim nuk e kuptova mirë se kush ishte, zëri më dukej si i një prej avokatëve të Hagës, me të cilin do më duhej të organizoja një vizitë të një të burgosuri. Pastaj kuptova se në fakt isha duke folur me sekretarin e Akademisë Suedeze. Cili qe reagimi juaj i parë? Isha pak mosbesues. Pas gjithë polemikave rreth emrit tim 20 vite më parë, nuk do ta kisha besuar kurrë se do të më zgjidhnin. Ka qenë një vendim i guximshëm.

Polemikat për të cilat flisni kanë qenë për shkak të pozicionit që ju keni mbajtur në mbrojtje të Serbisë përgjatë luftërave në Ballkan në vitet ’ 90…

Pozicioni që unë mbaja nuk ishte politik, jam shkrimtar, jo gazetar. Fakti që unë kam shkruar ndryshe për luftën civile në Jugosllavi, krijoi shumë zhurmë dhe këtë mund ta kuptoj.

Ju u sulmuat edhe për faktin se morët pjesë në funeralin e liderit nacionalis­t serb, Slobodan Milloshevi­ç, kur u nda nga jeta në 2006- ën…

Është ky një krim? Nuk e besoj. E përsëris: unë flas si shkrimtar, është kjo natyra ime. Mund të tentoj ta ndryshoj natyrën time, e provoj këtë çdo ditë, por nuk është e lehtë t’ia dalësh mbanë. Megjithatë, preferoj të mos flas më rreth kësaj çështjeje. Po tani, si ndiheni? Si shkrimtar kam lindur fajtor. Sot, në këtë moment, nuk ndihem më në faj. Ndihem i lirë. Ndoshta pas disa orësh do rikthehem në botën time epike, atë të Faulkner që më ka dhënë krahë në moshën 16- vjeçare, në botën e Homerit, të Servantes, te tregimet mbi të gjitha, ose te shkrimtarë­t austriakë si Adalbert Stifter, Heimito von Doderer dhe Ivo Andric.

Kohë më parë keni kërkuar shfuqizimi­n e Nobelit për Letërsinë, duke e përshkruar si një “kurorëzim të rremë”. Keni ndryshuar mendim?

Akademikët janë vetëkorrig­juar, apo jo? Ndoshta tani do të vijojnë në rrugën e duhur. Kur kritikova Çmimin Nobel, nuk flisja si autor, por si lexues. Ekzistenca ime është e kyçur në letërsi. Ndihem në vendin e duhur kur filloj të lexoj, të deshifroj, të gjej fjalët. Çdo mëngjes kaloj orë të tëra duke lexuar vargje të Pindarit e të autorëve të tjerë antikë grekë. Më bën mirë për kokën dhe zemrën. Si do të festoni? Ende nuk e di. Do të doja të pija një verë të mirë, ndoshta një

‘ chardonnay’, por deri më tani nuk kam ngrënë asgjë. Nuk kam uri. Do të shkoni në Stokholm? Në moshën time, udhëtimet janë gjithmonë të lodhshme, por në këtë rast më duket e detyrueshm­e të shkoj. Në botën e sotme, letërsia po humbet kuptimin e saj, por jo për fajin tim. Jam i bindur se në fund letërsia fiton gjithmonë. Përse keni vendosur të qëndroni në Francë? Ka qenë rastësore. E kam gjetur këtë shtëpi 30 vite më parë, kur mendoja të transferoh­esha në Spanjë. Në fund, qëndrova këtu. Kur kam qenë i ri kisha një qasje të fortë me vendet, tashmë ndiej se nuk i përkas asnjë vendi. Siç thoshte Simone Weil, është e neveritshm­e kur dikush tenton të çrrënjosë dikë, por të vetëçrrënj­osesh është një domosdoshm­ëri.

Çfarë do të bëni me paratë që Akademia e Nobelit do të derdhë në llogarinë tuaj?

Ah, çfarë pyetjeje! Kur isha i ri pëlqeja një këngë të Ray Davies të Kinks, që përmbante një frazë të tillë: ‘ Ka shumë konfuzion në kokën time, mos më pyesni për paratë tani’. Si do të jetoni pas Nobelit? Do bëj sikur s’ka ndodhur asgjë. Është një nga rregullat më të zakonshme të jetës: Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë. Dua të vazhdoj të shkruaj. Mund të parafrazoj Ibsenin, kur thotë se “ka akoma shumë shigjeta në harkun tim”. Por nuk dua ta them, sepse Ibsen u nda nga jeta pasi e tha. Kam ende shumë për të thënë, për të ritmuar, për të imagjinuar… Pas disa muajsh do të dalë romani juaj i ri... Nuk di të them nëse librat e mi janë romane, më saktë mund të them tregime. Jeta është një bashkësi fragmentes­h e përmes të shkruarit kërkoj t’u jap këtyre fragmentev­e një formë gjithëpërf­shirëse.

Mandej është edhe teatri, që ka një rëndësi të madhe në veprën tuaj…

Teatri më ka shpëtuar, është një mënyrë për të nxjerrë jashtë jetën përmes një procesi abstragimi. Do të vazhdoj edhe me teatrin, inshallah. Por tani më lini të jetoj këtë moment gëzimi, nuk ndodh shpesh në moshën time. Faleminder­it që erdhët deri këtu. Përgatiti:

Si shkrimtar kam lindur fajtor. Sot, në këtë moment, nuk ndihem më në faj. Ndihem i lirë. Ndoshta pas disa orësh do rikthehem në botën time epike, atë të Faulkner që më ka dhënë krahë në moshën 16vjeçare, në botën e Homerit, të Servantes, te tregimet mbi të gjitha, ose te shkrimtarë­t austriakë si Adalbert Stifter, Heimito von Doderer dhe Ivo Andric

Anila Dedaj

 ??  ?? SHKRIMTARI AUSTRIAK, PAS LAJMIT PER NOBELIN, NE SHTEPINE E TIJ NE FRANCE, GJATE TAKIMIT ME GAZETARET
SHKRIMTARI AUSTRIAK, PAS LAJMIT PER NOBELIN, NE SHTEPINE E TIJ NE FRANCE, GJATE TAKIMIT ME GAZETARET
 ??  ?? Peter Handke, gjatë fjalimit në funeralin e Milloshevi­çit
Peter Handke, gjatë fjalimit në funeralin e Milloshevi­çit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania