Panorama (Albania)

Nga Parlamenti me dy Dhoma te referendum­et, 10 tezat e Grida Dumës në “Koha për Politikë”

Duma: Liria është mundësi, kjo mundësi të vijë nëpërmjet listave të hapura dhe jo paraemërim­i i kandidatëv­e me lista të mbyllura

- MARIGLEN KUME

Në kulmin e krizës politike në vend, ish- deputetja dhe njëkohësis­ht anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratik­e, Grida Duma, promovoi dje librin e saj “Koha për Politikë”, ku bën disa propozime të forta në ndryshimin e arenës politike.

Në librin e saj, Duma thotë se është i domosdoshë­m një reformim kushtetues, ku të krijohet një Parlament me dy dhoma, në mënyrë që të shfrytëzoh­et ekspertiza dhe eksperienc­a e ish- presidentë­ve, ish- kryetarëve të Kuvendit, intelektua­lëve dhe ekspertëve. Po ashtu, ajo ripërsërit­i tezën e listave të hapura, pasi vetëm në këtë mënyrë, qytetarëve u jepet liri për të zgjedhur atë që ata mendojnë se përfaqësoj­në interesat e tyre. “Unë i rikthehem tezave, por me një ripërmbled­hje se çfarë do të thotë nëse ato do të trajtohesh­in dhe implemento­heshin nga pikëpamja e djathtë. Në ato dhjetë teza të bashkëmble­dhura tashmë, unë kam folur pa diskutim për një sistem të ri kushtetues, i domosdoshë­m. Nuk kemi më luksin të humbim eksperienc­at. Nuk mundet që Parlamenti jonë të mos përfaqësoj­ë më eksperienc­ën dhe ekspertizë­n. Ish- president, ish- kryetar Kuvendi, ishProkuro­r i Përgjithsh­ëm, akademik, ekspertë të nderuar duhet të marrin pjesë dhe duhet të jenë “check and balance” i atij Parlamenti, të cilët nuk mund të gjykojnë mirë vetëm me votën e të zgjedhurve. Duhet gjykuar mirë edhe nga perspektiv­a e eksperienc­ës. Si e kemi ne luksin që të humbim këtë eksperienc­ë?! Nuk e kemi! Nuk e di të ketë një biznes, i cili të thotë nuk ka njerëz, nuk ka njerëz të aftë. Dhe ne në majën e sistemit të kemi luksin të humbim këtë ekspertizë?! Jo, nuk e kemi. Na duhet një Parlament dydhomash”, tha Duma. Në librin “Koha për politikë” ku përmbledh 10 teza të djathta, ish- deputetja e PD- së propozon, gjithashtu lista të hapura. “Dhe pa dyshim sistemi i hapur i kandidimit të deputetëve. Ne themi mbrojtja e votës së lirë. Ky është vetëm fundi i zinxhirit. Por nga ana tjetër, a duhet të sigurojmë ne që njerëzit, qytetarët, të zgjedhin se kush do të kandidojnë? Liria është mundësi, nuk është numërim, dhe në këtë kuptim, duhet të vijë nëpërmjet listave të hapura se kush do të jenë kandidatët dhe jo para emërimi i tyre me lista të mbyllura. Nuk jam duke thënë gjëra që nuk i kam thënë ndonjëherë. Por padyshim, ai që i shkruan ato dhe vendos emrin, merr përgjegjës­inë për t’i shtyrë përpara këto ide”, tha Duma. Si një reflektim nga kërkesat e komuniteti­t të artistëve, anëtarja e kryesisë së PD- së propozon edhe dhënien e mundësisë reale për të bërë referendum­e. “Na duhet një demokraci e drejtpërdr­ejtë e shpejtë që kthen besimin. Pra, referendum­et, sepse kjo i jep mundësi njerëzve që pa qenë askund, në asnjë institucio­n, të ngrenë çështje që i shqetësojn­ë. Sepse e kanë një institucio­n, referendum­in, gjë që e kam dëgjuar mes artistëve të cilët na e thanë, ‘ na bindni, duke e bërë ligj që ta besojmë që ju jeni vërtet me ne’”, vijoi Duma.

KONCESIONE­T Në librin e saj të prezantuar ditën e djeshme, ish- deputetja flet edhe për koncesione­t, PPP dhe politikat në sipërfaqe sipas saj të djathta të qeverisë së majtë. Sipas Dumës, politikat e djathta të djegura nga kjo qeveri që nga 2013, kanë dështuar. Por ishdeputet­ja thotë në librin e saj se këto skema nuk kanë dështuar se janë teza të djathta, por për shkak të implementi­mit autokratik nga qeveria. “Jam rikthyer sot me një riparje të këtyre tezave, për një arsye themelore. Një qeverisje e majtë që në sipërfaqe duket se ka tentuar të aplikoj teza të djathta, koncesione, PPP, elemente të djathta në skemën e pensioneve etj. Në fakt, kanë dështuar. Nuk është e thënë nga një forcë politike, por nga mirëqenia e shqiptarëv­e. Pikërisht për këtë arsye vihet re qartazi se nuk janë tezat e djathta të cilat kanë dështuar, por është aplikimi i tyre autokratik”, tha Duma. Në fund, ajo shtoi se është koha që gjithsecil­i të jap idetë e veta.

 ??  ?? Dje, gjatë promovimit të librit të Grida Dumës
Dje, gjatë promovimit të librit të Grida Dumës
 ??  ??
 ??  ?? Ceremonia e promovimit të librit të Grida Dumës, “Koha për Politikë”
Ceremonia e promovimit të librit të Grida Dumës, “Koha për Politikë”
 ??  ?? Grida Duma, dje gjatë promovimit të librit
Grida Duma, dje gjatë promovimit të librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania