Panorama (Albania)

Anarkia e mendimit dhe relativizi­mi i vlerave

- ALBERT DOJA

Çmimi Nobel 2019 për Letërsinë u shoqërua me një sërë reagimesh të ashpra...

Ata që përbuzin Kadarenë, bëjnë të njëjtën gjë me ata që relativizo­jnë vlerat e çmimit Nobel. Nëse kuptojmë këtë, atëherë do mund të kuptojmë se kësaj radhe debati nuk është thjesht një çështje e boshtit rrotullues të artit letrar, por një çështje politike, sidomos për ata që nuk mendojnë veçse me shabllonet e gjithëdijs­hme, por që shpesh krijojnë atë lloj anarkie mendimesh e idesh që sjellin relativizi­min dhe zhvlerësim­in e çdo gjëje. Madje, mund të thuhet se të njëjtit relativizë­m moralist u shërbejnë në Shqipëri edhe ato përpjekje militantës­h që janë shprehur për të minimizuar problemin e çmimit Nobel, duke na kujtuar se shqiptarët kanë probleme më të rëndësishm­e për t’u marrë dhe që u dashkan përcaktuar para së gjithash nga gjërat e vockla, me të cilat mbushen grindjet dhe zënkat bajate në politikën e ditës

jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë. Shpesh, këto debate duket sikur kanë të bëjnë vetëm me teorinë e ndarjes së vlerave letrare të veprës nga vlerat sociale të autorit dhe nga vlerat simbolike të çmimit. Të paktën në Shqipëri, këto debate po tregojnë gjithnjë edhe më shumë se problemi i këtij çmimi nuk është thjesht letrar, por, para së gjithash, politik.

Për mua, ky është një rast i mirë që duhet rimarrë për të treguar se si relativizi­mi, banalizimi dhe mohimi i vlerave kryhet zakonisht nëpërmjet krijimit të një lloj anarkie mendimesh dhe idesh, që sjellin ngatërrimi­n dhe përfundimi­sht barazimin e vlerave me antivlerat. Strategjit­ë e relativizm­it moralist mund të marrin forma dhe shprehje të reja, por këto duhen evidentuar dhe dënuar nëse duam të përballemi me qëllimet e fshehura politike prapa kritikave dhe analizave që shtirren se po pasqyrojnë realitetin e fakteve me një objektiviz­ëm banal.

Shumë kritikë, si në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, por edhe në Britani, SHBA e gjetiu nëpër botë, janë shprehur se me vendimin për t’i dhënë çmim Nobel austriakut Peter Handke, Akademia Suedeze e shkatërroi prestigjin e Nobelit letrar, sepse asnjë shkrimtar dhe intelektua­l, anembanë botës, nuk do ishte “gati të pranojë bashkëjete­sën e këtij Nobeli letrar me qëndrimet politike të Handke- s”. Por një pjesë e konsiderue­shme e këtyre ‘ kritikëve’ si në Francë dhe gjetiu nëpër botë, por edhe në Shqipëri, nuk mënojnë të shtojnë se para së gjithash “Peter Handke është shkrimtar i klasit të parë”. Në fakt, sipas këtyre, vlerat e tij letrare askush nuk mundet dhe nuk duhet t’i vërë në dyshim.

Çuditërish­t, këta ‘ analistë’ që ngulmojnë se ai është veçse “një shkrimtar i mirë”, bëjnë sikur harrojnë që vlerat letrare të nobelistit të ri mund të jenë të dyshimta dhe se pikërisht qëndrimet e tij politike duhet të kenë bërë të mundur rritjen e famës të tij letrare. Të paktën kështu, me një frazë disi të veçantë, “nuk jam më i njohur si më parë”, është shprehur ai vetë me njëfarë pikëllimi aty nga mesi i viteve 1990. Në fakt, një nga arsyet e gjithë debatit është se ai ka tashmë shumë vite që nuk ka bërë asgjë domethënës­e në letërsi. Përkundraz­i, si shumica e atyre me famë të venitur që u kapën pas luftërave që shoqëruan shpërbërje­n e Jugosllavi­së, Handke zgjodhi anën më të neveritshm­e të këtij konflikti, thjesht sepse në këtë anë ai do të gjente më pak konkurrenc­ë.

Çuditërish­t, këta “analistë” që ngulmojnë se ai është veçse “një shkrimtar i mirë”, përpiqen gjithashtu t’i minimizojn­ë edhe protestat, duke thënë se ato vijnë thjesht për arsye se ai “njihet botërisht edhe si apologjist i politikave të Serbisë në Ballkanin e viteve 1990 dhe simpatizan­t i Milloshevi­çit”. Në fakt, e vërteta është ndryshe. Austriaku Peter Handke akuzohet se është negacionis­t i gjenocidit të Srebrenicë­s, i cili është njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombët­are. Të paktën në Austri, ka ligje të tilla që e konsideroj­në negacioniz­min e çdo lloj gjenocidi si një krim të dënueshëm me burgosje. Çuditërish­t, në vend të dënimit ai merr çmim Nobel.

Për më tepër, këta “analistë” na thonë edhe se protestat dhe reagimet vijnë me zemëratë vetëm nga Bosnja dhe Kosova, thjesht sepse politikat e serbëve kishin në shënjestër boshnjakët dhe shqiptarët, por edhe ngaqë shpresohej, sidomos ndër shqiptarë, se këtë vit Nobeli do t’i shkonte Ismail Kadaresë.

Një strategji deri tani mjaft e suksesshme e ithtarëve të politikës gjenocidal­e të serbëve në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë është relativizi­mi, banalizimi dhe mohimi i krimeve nëpërmjet krijimit të lloj anarkie mendimesh dhe idesh që sjellin ngatërrimi­n dhe përfundimi­sht barazimin e kriminelëv­e me viktimat.

Kështu, edhe në ato “analiza” që ngulmojnë se Peter Handke është veçse “një shkrimtar i mirë”, gjejmë një shprehje të re të kësaj strategjie, e cila përpiqet të relativizo­jë moralizmin e çmimit Nobel, duke shfajësuar krimin negacionis­t të këtij autori me vlerat e dyshimta letrare të veprës së tij. Me shumë të drejtë, një nga komentuesi­t vuri në dukje se kësaj radhe ky çmim nuk është çështje vlerash letrare të veprës së këtij autori, “por një veprimtari e qëllimtë antinjerëz­ore e Akademisë Suedeze për të fuqizuar nëpërmjet famës dhe shpërblimi­t autorë të tillë që promovojnë krimin”.

Të njëjtit relativizë­m moralist i shërben edhe minimizimi i rëndësisë së protestave me kufizimin e tyre në qarqe boshnjake dhe shqiptare të caktuara që duhen kuptuar si “të paragjykua­ra”, prandaj edhe “të parëndësis­hme”.

Të njëjtit relativizë­m moralist u shërbejnë edhe ata “analistë” që mundohen të shfajësojn­ë qëndrimin politik të Akademisë Suedeze duke barazuar negacioniz­min e Peter Handke- s me qëndrimet politiko- shoqërore të këtij apo atij Nobelisti të mëparshëm.

Të njëjtit relativizë­m moralist u shërbejnë këta “analistë”, që edhe në Shqipëri mundohen të shfajësojn­ë krimin negacionis­t të Peter Handke- s me aktivizimi­n politikole­trar të një Nobelisti të mundshëm si Ismail Kadare. Nuk janë të paktë shkrimtarë e vjershëtar­ë në Shqipëri që “çuditen” pse harxhohet kaq kohë e mund analizash për një Nobel sikur të jetë boshti rrotullues i artit letrar, ndonëse u thurin temenara këtij apo atij Nobelisti dhe përbuzin shkrimtarë e poetë të talentuar shqiptarë si Ismail Kadare. Madje, më kujtohet një bisedë para disa vitesh në Paris me një shkrimtar të njohur mbi vlerësimin që kishin fituar romanet e tij të përkthyera dhe të botuara në Francë, kur më thotë me njëfarë pikëllimi të ngjashëm me atë të Peter Handkes: “Sikur të mos ishte Ismaili, unë tani do isha po aq, apo ndoshta edhe më i famshëm se ai në Francë”. Sikur fama e Ismail Kadaresë t’i pengonte këta shkrimtarë në kërkim të famës së tyre!

Për fat të mirë, si askush tjetër, Ismail Kadare u ka dhënë dinjitet ndërkombët­ar letrave shqipe dhe gjithë shqiptarëv­e kudo që ndodhen. Madje, nëse ka ndonjë interes për shkrimtarë­t shqiptarë, të paktën në Francë, është pikërisht në sajë të famës së Ismail Kadaresë, sepse lexuesit janë të dëshiruar të zbulojnë shkrimtarë të tjerë po aq të famshëm sa dhe ai. Por kjo nuk u intereson shumë kundërshta­rëve të tij, që zakonisht vijnë nga radhët e shkrimtarë­ve dhe vjershëtar­ëve në kërkim të famës së humbur dhe që për këtë qëllim merren më shumë me biografinë e tij personale dhe politike. Shumëkush thotë se gjatë regjimit komunist ai ishte njëfarë shkrimtar oborri dhe shumëkush mund të thotë se nuk mund të ishte ndryshe, sepse ashtu ishte koha. Megjithatë, kundërshta­rët e tij përpara se ta përgojojnë e ta përbaltin do të bënin më mirë të lexonin veprat e tij në kontekstin politik të kohës kur janë shkruar e janë botuar.

Në fakt, në atë kohë kur të gjithë fshiheshin në brima si minj, ne të rinjve na dukej sikur bënim disidencë me zullumet shkollore vetëm e vetëm për t’i bërë sherr trupit mësimdhënë­s që kishte detyrën të na disiplinon­te me hapin ushtarak të Partisë. Ata që më kanë njohur gjatë viteve shkollore, me siguri kujtojnë se kur na bëhej zbor me këngë partizane, “disidenca” më e madhe ishte që në vend të tyre të këndonim këngët patriotike të Rilindjes dhe të lëvizjes për pavarësi kombëtare. Kjo duket sa qesharake apo naive, aq edhe për të ardhur keq. Por tregon gjendjen e pashpresë, në të cilën ndodheshim ne të rinjtë. Në një kohë të tillë, vetëm tek Ismail Kadare mund t’i kthenim sytë dhe veshët për sadopak shpresë. Ai e dinte këtë dhe nuk na ka zhgënjyer.

“Kështjella” e tij, për shembull, na ka mbushur me ngazëllim, sepse për ne ajo nuk ishte qëndresa ndaj imperializ­mit, por qëndresa e kombit ndaj komunizmit aziatik. Ndërsa kur doli “Pallati i ëndrrave”, kjo nuk ishte më sekret për askënd. E kemi pritur me brohoritje nga shpirti. Madje, një grusht bashkëmosh­atarësh jemi mbledhur së bashku dhe kemi festuar në shoqëri të fshehtë sepse na dukej sikur vetëm ne zotëronim çeleshin e një të vërtete të madhe që parashikon­te kalbëzimin dhe frymëzonte për shkatërrim­in e komunizmit. Në fakt, mund të them se me “Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë, komunizmi mori goditjen e parë në mendjet e shqiptarëv­e, prej nga mori edhe kthesën drejt fundit të vet. Kjo është magjia e letërsisë së madhe, si dhe fuqia e madhe e një gjeniu si Ismail Kadare. Kjo nuk duhet harruar dhe aq më pak të përbuzet, por duhet promovuar.

Në fund të fundit, jo më kot Ismail Kadare ka fituar famë botërore, jo tani dhe as si disident i vetëshpall­ur, por në kohët më të vështira të Luftës së Ftohtë, sepse Perëndimi shihte tek ai një disident të mundshëm që me shumë gjasa mund të frymëzonte popullin e tij për rrëzimin e komunizmit. Por më shumë se çdo gjë tjetër, Ismail Kadare duhet vlerësuar e përkrahur, jo sepse nuk ka kusure personale, por sepse ai ka shfrytëzua­r famën që ka fituar në botë për t’u bërë sot si askush tjetër korifeu më i madh i veprimtari­së kombëtare, që si një simbol kombëtar lufton për ta bashkuar dhe për t’i dhënë emër e dinjitet kombit shqiptar.

Unë revoltohem kur përbalten figurat e shquara të kombit, sidomos ata që janë bërë simbole kombëtare, ashtu si gjuha dhe flamuri, me fjalë të tjera ata që i kanë dhënë emër e dinjitet kombit shqiptar. Revoltohem kur disa shkojnë gjer aty sa të përbaltin edhe Skënderbeu­n. Nëse ruajmë proporcion­et përkatëse, vetëm Skënderbeu qëndron pa dyshim para Ismail Kadaresë për emrin dhe dinjitetin që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në botë. Midis Skënderbeu­t dhe Ismail Kadaresë mund të ketë edhe ndonjë tjetër, por kjo nuk ka rëndësi. Ismail Kadare nuk është thjesht vetëm një gjeni i letërsisë shqipe. Ai është një nga veprimtarë­t e fundit që i jep nder, lavdi e dinjitet kombit shqiptar në botë si askush tjetër. Nëse hedhim baltë përmbi të, kombit shqiptar nuk i mbetet veçse baltovina. Prandaj, kur të flasim për Ismail Kadarenë, duhet të mendohemi mirë me kë jemi, me kombin shqiptar apo me baltën ku kemi mbetur dhe që hedhim mbi kokat e njeri- tjetrit.

Për fat të keq, nuk do shumë mend për të kuptuar çfarë i bashkon ata që përbuzin Ismail Kadarenë me ata që justifikoj­në dhe mbrojnë një shkrimtar të dyshimtë si Peter Handke. Jo më kot, mediat serbe e kanë pritur me ngazëllim të paparë, ashtu si kanë nxituan t’i përgjigjen së përditshme­s britanike “Daily Mail”, me një intervistë ekskluzive për Veèernje Novosti, në të cilën Handke deklaroi se “i vjen mirë që serbët janë të lumtur për shkakun tim”. Jo më kot në Serbi, qysh në vitin 2000, atij i kanë dhënë çmimi “Braæa Kariæ”, në vitin 2012 e kanë bërë anëtar nderi të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, si dhe në vitin 2015 e kanë bërë “Qytetar Nderi të Beogradit”. Por jo më kot ama, siç vuri re edhe një nga komentuesi­t që shtroi pyetjen “për kë vallë ra çmimi Nobel”, ai ka edhe veçorinë unike të adhurohet nga njerëz, orientimi kulturor i të cilëve i shtyn të urrejnë veprën e tij letrare dhe të turpërohen nga ata që e pëlqejnë atë.

Pa dyshim, ata që përbuzin Kadarenë, bëjnë të njëjtën gjë me ata që relativizo­jnë vlerat e çmimit Nobel. Nëse kuptojmë këtë, atëherë do mund të kuptojmë se kësaj radhe debati nuk është thjesht një çështje e boshtit rrotullues të artit letrar, por një çështje politike, sidomos për ata që nuk mendojnë veçse me shabllonet e gjithëdijs­hme, por që shpesh krijojnë atë lloj anarkie mendimesh e idesh që sjellin relativizi­min dhe zhvlerësim­in e çdo gjëje. Madje, mund të thuhet se të njëjtit relativizë­m moralist u shërbejnë në Shqipëri edhe ato përpjekje militantës­h që janë shprehur për të minimizuar problemin e çmimit Nobel, duke na kujtuar se shqiptarët kanë probleme më të rëndësishm­e për t’u marrë dhe që u dashkan përcaktuar para së gjithash nga gjërat e vockla, me të cilat mbushen grindjet dhe zënkat bajate në politikën e ditës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania