Panorama (Albania)

Gjoba 100 mijë euro e 4 vrasje, kush është “killeri” që u kap nga RENEA

Akuzat, nga vrasja e dy prostituta­ve te vrasja e çiftit rumun

- ETLEVA DELIA

Tesilvan Basho, i cili u arrestua dje në Itali, është një nga tre të dënuarit shqiptarë që u arratisën në tetor të vitit 2016 nga burgu i Rebibias, në Itali, duke përdorur çarçafët si litarë.

Sipas mediave italiane mësohet se ngjarja ka ndodhur mes orës 06: 00 dhe 06: 15. Në bazë të hetimeve të para, tre të arratisuri­t kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së ndodhur në katin e parë, kanë arritur murin rrethues e më pas kanë zbritur prej tij përmes çarçafëve. Të arratisur ishin shtetasit, Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Ilir Pere, i dënuar për tentativë vrasje dhe Mikel Hasanbelli, i dënuar për shfrytëzim prostituci­on. Tre të arratisuri­t pranë shtretërve të tyre kishin vendosur kartonë të mbuluar me batanije, si gjurmë të trupave të tyre të shtrira, në mënyrë që mos të shkaktohej menjëherë alarmi i mungesës së tyre. Ndërsa në hekurat e sharruar të qelisë kishin varur një bluzë për të fshehur të çarën që kishin hapur për t'u larguar nga qelia. Të dënuarit ndodheshin në repartin G9 të burgut dhe mediat italiane shpreheshi­n në atë kohë se përbëjnë rrezikshmë­ri të lartë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autoritete­t italiane nisën kërkimet, duke analizuar kamerat e mbikëqyrje­s dhe duke ngritur postblloqe në zona të ndryshme. Pas disa muajsh në arrati, në shkurt të vitit 2017, Policia italiane ka mundur të prangosë një nga shqiptarët që u arratisën nga burgu Rebibia në Romë. Sipas Policisë, shqiptari që u kap nga Policia e Milanos ishte Mikel Hasanbelli. Ai u arrestua gjatë një aksioni të përbashkët mes Milanos e Romës në bashkëpuni­m me Njësinë Hetimore të Policisë së Burgjeve Qendrore, që mundësuan rënien në gjurmë të shqiptarit të arratisur. Sipas mediave italiane, Mikel Hasanbelli, tentoi të largohej në momentin që kuptoi se ishte në rrethimin e Policisë. "Ai kishte me vete një kartë identiteti rumune. Me të ishin edhe familjarë të tjerë, mes të cilëve një kushëri i arrestuar për drogë, edhe ai me kartë rumune false".

TE ARRATISURI­T Autoritete­t italiane menjëherë pasi të dënuarit janë arratisur nga burgu i Rebbiias, kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre ndërsa konsideroh­en si persona me rrezikshmë­ri të lartë. Mediat italiane shkruanin se sipas autoritete­ve vendase më i rrezikshmi konsideroh­ej Tesi Basho, i dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, i cili u arrestua dje në Selenicë të Vlorës. Ai është dënuar në vitin 2008 për vrasjen e dy rumunëve. Vrasja ndodhi në janar të vitit 2008 dhe Basho i ekzekutoi me 13 plumba. Por më herët, ishte akuzuar edhe për vrasjen e dy vajzave që ushtronin prostituci­on, madje njëra shfrytëzoh­ej nga vetë Basho. Pas vrasjes së një çifti rumun, Basho u largua në Amsterdam, për t'u arrestuar disa muaj më vonë nga Interpoli italian. Po kështu, një prej të arratisurv­e 36vjeçari Mikel Hasanbelli­u, së bashku më të vëllanë, Geron Hasanbelli­u, janë emra të njohur dhe për drejtësinë shqiptare. Ata, në korrik të vitit 2015, i shpëtuan drejtësisë shqiptare, ndërsa akuzoheshi­n për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë, teksa ishte i shtruar në reanimacio­nin e Ushtarakut. Pasi u shpallën të pafajshëm nga drejtësia shqiptare, ata u ekstraduan drejt Italisë për trafik droge dhe prostituci­on. Mikel Hasanbelli­u duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2020. Ndërsa Ilir Pere ishte dënuar për trafik armësh si dhe tentativë vrasje. Ai duhej të qëndronte në burg deri në vitin 2041.

 ??  ?? Arrestimi i Tesi Bashos
Arrestimi i Tesi Bashos
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania