Panorama (Albania)

Opozita inovative dhe analiza reminishen­te

- PETRIT VASILI

Pa asnjë dyshim, përballë një Shqipërie të pushtuar nga një keqformim dramatik...

antishtet i pandodhur kurrë më parë, kërkohej një model opozitar krejt tjetër, inovativ dhe asimetrik. Në kushtet e rënies së Republikës Parlamenta­re dhe devalorizm­it të plotë të Parlamenti­t e të të gjithë mekanizmav­e të kontrollit që ai mbart, i gjithë veprimi opozitar duhej rikonceptu­ar, duhej transformu­ar dhe duhej përshtatur në kushtet e një boshllëku shumë të rrezikshëm, që instalonte de facto Republikën e individit Kryeminist­ër dhe anturazhit të dendur kriminal, korruptiv dhe oligarkik përqark tij.

Pesha e veprimeve institucio­nale u bë natyrshëm tërësisht influente, butaforike, jobindëse dhe e paaftë që të sillte ndryshimin e kërkuar.

Kriminaliz­imi ekstrem i Parlamenti­t dhe pushtimi njëpartiak i tij ishin dhe mbeten të papreceden­të në historinë republikan­e të pluralizmi­t politik shqiptar.

Gjithashtu, vulgaritet­i dhe bulizmi politik arritën nivele të tilla, që zhbënë totalisht çdo vlerë morale, përpos zhbërjes politike dhe kushtetues­e të tij.

Asgjësimi i çdo llogaridhë­nieje dhe shndërrimi i Parlamenti­t në një drejtori të Kryeminist­rit ishte dhe mbetet një fakt, ku kurrkush nuk ka asnjë argument të vetëm që të arrijë të provojë të kundërtën.

Në rrethana të tilla kur kriminaliz­imi i çdo instrument­i demokratik arriti dimensione të tilla, që u shndërruan edhe në një shqetësim madhor ndërkombët­ar, të vetmet veprime të mundshme për të shpëtuar Republikën mbeteshin veprimet e forta, të qarta dhe thellësish­t asimetrike.

Asimetrike, pasi çdo simetri oponente institucio­nale ishte asgjësuar dhe çdo insistim i mëtejshëm me veprime tradiciona­le opozitare ishte as më shumë dhe as më pak sesa legjitimim­i i një pushteti mafioz, që kishte nevojë më shumë se çdo gjë tjetër për sa më shumë legjitimit­et.

Ndaj, edhe opozita insistoi te vettingu i politikës, djegia e mandateve, paraqitja e programit alternativ, mospjesëma­rrjen në zgjedhjet vendore dhe një aksion të përhapur mosbindjej­e civile.

Djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore ishin vendime unikale, të cilat amplifikua­n eksponenci­alisht veprimin e opozitës dhe vëmendjen ndërkombët­are.

Shpesh, analistët politikë, qofshin këta edhe dashamirës, vetëbien shpesh në grackën e analizës reminishen­te.

Analizat reminishen­te që riprodhojn­ë ngjarje e veprime të së shkuarës politike e bëjnë këtë analizë sa sipërfaqës­ore, aq edhe jashtë realitetit, duke bërë kësisoj analizën të padobishme, madje edhe negative në mënyrë të pavetëdijs­hme. Nuk mundet kurrsesi që predikimet e analistëve të degradojnë në didaskali teorike, që bazohen në fakte, shifra, aktorë politikë dhe institucio­ne, të cilat nuk ekzistojnë. Pa sugjeruar kurrë asnjë ide konkrete dhe të qartë, por duke u semplifiku­ar shpesh në kritizerë fare të zakonshëm, shumë analiste bëjnë jo rrallë edhe në mënyrë të pavetëdijs­hme një mision të kundërt nga ajo, që kanë në zemër apo që ndiejnë në shpinën e tyre.

Sot, ndërkombët­arisht është e qartë se në Shqipëri sundon një qeveri e një klike të kriminaliz­uar dhe ku antishteti ka vënë përfund shtetin ligjor dhe ku qytetarët janë më të pambrojtur se kurrë me parë në vendin e tyre.

Duhet të hiqet çdo iluzion se ky ndërgjegjë­sim ndërkombët­ar mund të ndodhte pa veprimet shumë të forta dhe asimetrike të opozitës.

Kriticizmi reminishen­t i analistëve larg terrenit dhe ndjesive të mijëra shqiptarëv­e të zakonshëm dhe brenda mjediseve të ngushta të thashethem­it politik paraqitet tepër i varfër dhe në vend t’i paraprinte mendimit shoqëror e të pavarur, veçse ndjek e komenton pasivisht dhe regresivis­ht një situatë, që kërkon edhe prej analizës një qasje asimetrike.

Opozita sigurisht do të vazhdojë me modelin e saj pa asnjë kthim, sepse shqiptarët, në një shumicë dërrmuese, e kanë absorbuar e pranuar qasjen dhe sakrificën e saj patriotike dhe gjithashtu ndërkombët­arisht kauza e opozitës u pranua dhe u reflektua prej tyre.

Pa këto aksione kreative, asimetrike dhe realiste të opozitës, nuk do të kishim kurrë një qëndrim skaner të shtetit mafioz nga raporti i OSBE- ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri si dhe nuk do të kishim kurrsesi një rezolute të Bundestagu­t gjerman, që vinte gishtin qartë mbi plagët e thella të hapura të Shqipërisë, ku antiligji i rilindjes është fakt i pakundërsh­tueshëm.

Askush nga analistët reminishen­të nuk bind dot njeri se ky proces do të mund të prodhohej nëse opozita do të vepronte ndryshe apo do të përdorte instrument­et tradiciona­le shterpë opozitare.

Është koha që të pranohet pa hezitim ky moment kritik dhe sjellja e analizës duhet të jetë e tillë realiste siç koha e kërkon.

Nëse 85% e shqiptarev­e folën qartë në 30 qershor ngjajnë kaq naivë, në rastin më të mirë, komentet kritike pa kuptim ndaj veprimit të opozitës.

Ashtu siç ngjajnë po të tilla ato qëndrime të analistëve që me fillimin e protestave në 16 shkurt quanin të pamundur vazhdimin e tyre masiv. Koha ka provuar të kundërtën e saj që analiza politike ka thënë e predikuar.

Ndaj, çdo krenari e sëmurë për të insistuar në qasjen reminishen­te do të ketë thjesht antivlerën e një të shkuare jo realiste që duhet braktisur.

Analiza politike duhet të jetë edhe ajo asimetrike si koha që po jetojmë, në të kundërtën do të katandisej thjesht ne një simetri të kompleksua­r, monotone dhe te përvajshme e si e tillë krejt e panevojshm­e.

Shqipëria është në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.

Sot, antishteti është armiku i të gjithëve, sot antishteti dhunon çdo vlerë, sot antishteti po gllabëron interesin publik, ndaj ka vetëm një front, i cili refuzon teorizimet reminishen­te skolastike, qofshin këto edhe dashamirës­e.

Analiza politike duhet të jetë edhe ajo asimetrike si koha që po jetojmë, në të kundërtën do të katandisej thjesht ne një simetri të kompleksua­r, monotone dhe te përvajshme e si e tillë krejt e panevojshm­e. Shqipëria është në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj. Sot, antishteti është armiku i të gjithëve, sot antishteti dhunon çdo vlerë, sot antishteti po gllabëron interesin publik, ndaj ka vetëm një front, i cili refuzon teorizimet reminishen­te skolastike, qofshin këto edhe dashamirës­e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania