Panorama (Albania)

“Ç’ke që sheh?”, si nisi sherri mes të dënuarve VIP në burg

Autorët e sulmit në burg për vrasje, drogë e gjobëvënie, plagosën 26- vjeçarin e dënuar për trafikim kanabisi nga Porti i Durrësit

-

Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së martës në Burgun e Rrogozhinë­s, ku mbeti i plagosur rëndë një i dënuar, kishte si protagonis­të të burgosur për vrasje, drogë e gjobëvënie.

Përplasja mësohet se ka nisur në hyrje të palestrës së burgut, ku njëri prej autorëve të sulmit i është drejtuar të plagosurit me fjalët "Ç'ke që sheh?". Kaq ka mjaftuar për të ndezur shkëndijën e përplasjes fizike, mes 5 të dënuarve, që konsideroh­en si "të fortë", brenda Burgut të Rrogozhinë­s. Megjithatë, burimet thanë se fjalët mund të jenë shkëmbyer edhe për "inate" të vjetra mes të burgosurve, që e kanë zanafillën jashtë mureve të burgut. E gjithë situata ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili dje është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administra­tiv nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve. Tjetër masë që është marrë pas përplasjes në burg, ka qenë edhe transferim­i i të gjithë personave që u përfshinë në këtë konflikt. Përveç të plagosurit, 26vjeçarit Bajram Myftaraj, që aktualisht ndodhet duke marrë mjekim në Spitalin e Burgut në Tiranë, paraditen e djeshme 4 të dënuarit e tjerë, që pësuan plagë të lehta, janë transferua­r në burgje të tjera. Ndërsa deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare qoftë nga Ministria e Drejtësisë apo nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, në lidhje me ngjarjen që ndodhi të martën.

PERPLASJA Të dënuarit që u përfshinë në konfliktin që ndodhi pasditen e së martës në Burgun e Rrogozhinë­s janë, Vilson Veizi, i dënuar për vrasje, Arben Haxhihysen­i, i dënuar për gjobëvënie, Nikolin Dokla, i dënuar për drogë dhe Endrit Goga, i dënuar po për drogë. Burimet thanë se të katërt këta persona kanë goditur me shkelma, grushte, por dyshohet edhe me mjete të tjera të forta, të burgosurin tjetër Bajram Myftaraj 26 vjeç, i dënuar për trafik lëndësh narkotike. Të njëjtat burime thanë se sherri ka nisur në momentin që të dënuarit po hynin në palestrën e burgut dhe debati është zhvilluar në praninë e njërit prej gardianëve të burgut, i cili është pezulluar nga detyra. Bajram Myftaraj, i cili vuan dënimin trafik droge, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Burgut në QSUT, në Tiranë, pas dhunës së ashpër që është ushtruar ndaj tij. Ndërsa mësohet se edhe 4 autorët kanë pësuar lëndime të lehta, por janë mjekuar në ambientet e Burgut të Rrogozhinë­s, nga ku tashmë janë transferua­r.

TE DENUARIT Dy nga protagonis­tët e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Burgun e Rrogozhinë­s, konsideroh­en persona me rrezikshmë­ri të lartë dhe të proceduar disa herë nga organet e drejtësisë. I pari është Vilson Veizi, i dënuar për vrasje. Ai u arrestua në vitin 2010, teksa lëvizte i lirë duke kaluar kufirin me pasaportë biometrike dhe vizë greke. Veizi, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për një vrasje e plagosje të ndodhur në Greqi, u zbulua rastësisht nga Policia Kufitare në Kakavijë. Ai u identifiku­a nga verifikimi në sistemin TIMS teksa tentonte të kalonte traun e doganës drejt Greqisë. Nga hetimi i kryer rezultoi se viza dhe pasaporta biometrike ishin nxjerrë nga avokati i tij, edhe pse i dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit dhe i shpallur në kërkim që prej vitit 1999. Gjykata e Durrësit, më 2 shkurt 2009, e ka dënuar Veizin me 20 vjet burg, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 21 prill të vitit 2010, kur është bërë edhe shpallja e tij në kërkim ndërkombët­ar. Personi tjetër, që dyshohet se ka qenë edhe shkaktari kryesor i sherrit, i cili i është drejtuar të plagosurit me fjalët: "Ç'ke që sheh?", është Arben Haxhihysen­i, i njohur si mik i të dënuarit Genc Ferhati, që në fakt ndodhet në Burgun e Peqinit. Ai u arrestua vitin e kaluar nga Policia e Shijakut. Arben Haxhihysen­i, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015. Ai fshihej prej disa kohësh në Shijak, por pak ditë para se të vihej në pranga, u zbulua vendndodhj­a e tij. Policia organizoi operacioni­n për arrestimin e të kërkuarit, i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku është dhunuar dhe gjobitur një biznesmen kafeje në Tiranë, për të cilën u dyshua si organizato­r edhe Genc Ferhati. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar atë me rreth 6 vite burg, për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpuni­m", ndërsa Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar atë me 1 vit e 10 muaj për një vrasje.

 ??  ?? Dje, gjatë trasferimi­t të të dënuarve nga Burgu i Rrogozhinë­s
Dje, gjatë trasferimi­t të të dënuarve nga Burgu i Rrogozhinë­s
 ??  ?? Burgu i Rrogozhinë­s
Burgu i Rrogozhinë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania