Panorama (Albania)

Të gjithë lumenjtë rrjedhin

- HALIL RAMA

Në kohën kur shkroi ro manin me titullin sinjifikat­iv “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, shkrimtari...

Por para pesë vitesh, ashtu si edhe pjesa më elitare e shoqërisë shqiptare, Laço iu bashkua protestës së banorëve të dy Dibrave dhe të shoqatave mjedisore kundër devijimit të Radikës në lumin Vardar. Dhe më kryesorja, ky personalit­et i letrave dhe politikës shqiptare, e shprehu vlerësimin e tij pasi kishte lexuar veprën “Dibra e Madhe dhe Radika”, të cilin tri bashkautor­ët: Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku e promovuan në bashkëpuni­m me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me shoqatën “Bashkësia Dibrane”, në dhjetor të 2016- ës.

Tre vjet më vonë, pikërisht për ekspertizë­n shkencore dhe rolin e tyre në kundërshti­min e projektit për devijimin e lumit Radika, Komuna e Dibrës në Maqedoninë e Veriut i shpalli “Qytetarë Nderi” tre studiuesit shqiptarë.

Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku, si edhe personalit­ete të tjera të elitës intelektua­le shqiptare, gjatë gjithë vitit 2014 iniciuan dhe drejtuan protesta masive në Tiranë, në Dibër të Madhe, por edhe në Peshkopi, për të mos pranuar projektin e qeverisë maqedonase për të ndryshuar rrjedhën e lumit Radika, pasi kjo ndërhyrje do të ishte me pasoja katastrofi­ke për ekosistemi­n dhe burimet ujore të zonës.

Pikërisht për këtë kontribut, Komuna e Dibrës së madhe nderoi këta personalit­ete të shkencës dhe jurisprude­ncës shqiptare që iu kundërvunë me kurajë qytetare si askush tjetër segmenteve të errëta matanë e brenda kufirit tonë shtetëror, duke mundësuar mosdevijim­in e lumit Radika.

Kreu i Komunës Dibër e Madhe, Dr. Hekran Duka thotë se Titulli “Qytetarë Nderi” i Dibrës së Madhe ( për tri personalit­etet: Jegeni, Kolaneci e Shatku të dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës) konsiston në vlerësimin e kontributi­t të tyre si zëdhënës të shqetësimi­t kombëtar, sepse devijimi i lumit Radika do të sillte dëme të pallogarit­shme për territorin dhe jetën e më shumë se 20 mijë banorëve të Dibrës së Madhe. Në veprën e tyre, ata argumentua­n këto pasoja si dhe qëndrimin e shkencës shqiptare në mbrojtje të burimeve hidrike, kundër pretendime­ve të qarqeve të caktuara shovene maqedonase, duke mos lejuar që të preken ujera lumenjsh që në shtratin natyror e kanë kalimin ose derdhjen në territorin shqiptar.

Nën trysninë e peshës së revoltës qytetare, por dhe të zërave kritikë brenda legjislati­vit shqiptar, ata vlerësuan që më në fund erdhi edhe reagimi i kreut të ekzekutivi­t shqiptar, si garanci se nuk do të lejohet që të prekej interesi i Shqipërisë. Gjithsesi, nëse asokohe për eksponentë të caktuar edhe nga mazhoranca shqiptare, lumi Radika ishte “shumë zhurmë për asgjë”, revolta qytetare për këtë çështje, në krye të së cilës ishin tri personalit­etet e nderuara nga Komuna e Dibrës së Madhe, si edhe profesorët e akademikët e nderuar Artan Fuga e Bujar Kapexhiu, bëri që me rezistencë­n e tyre paqësore të shmangej kjo katastrofë, që do të sillte dëme të mëdha në ekosistem, do të dëmtonte rëndë ekonominë e shqiptarëv­e të krahinës historike të Dibrës dhe do të dobësonte edhe burimet energjetik­e të Shqipërisë.

Ndërkohë Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku, si edhe personalit­ete të tjera të elitës intelektua­le shqiptare argumentua­n bindshëm se në asnjë këndvështr­im, një akt i tillë nuk ishte në dobi as të Shqipërisë, e as të shqiptarëv­e në trojet tona kombëtare.

Përballë heshtjes së qeverisë maqedonase të asaj kohe, e cila nuk jepte informacio­n lidhur me çështjen dhe po ashtu as kompania energjetik­e ELEM ( gjithashtu, edhe zyrtarët lokalë nuk kishin informacio­ne mbi projektin), Këshilli i Komunës në Dibër të Madhe, në një mbledhje të saj ( gusht 2013) mori në analizë problemin dhe vendosi të marrë përgjegjës­i lidhur me atë që po ndodhte. Duke parë se projekti nuk sillte të mira për Dibrën, pushteti vendor vendosi t’i shfrytëzoj­ë të gjitha mekanizmat ligjorë, në mënyrë që qeveria maqedonase të heqë dorë nga grabitja e paligjshme e ujërave të Radikës.

Autoritete­t maqedonase para katër vitesh bënë një projekt për devijimin e 1.4 metrave kub ujë nga lumi Radika për ngritjen e një hidrocentr­ali në Fushën e Lukovës në Mavrovë. Por opinioni publik, përveç shqetësime­ve për dëmtimin e natyrës e kuptoi këtë si një plan për devijimin e Radikës drejt rrjedhës së Vardarit që ky të bëhej i lundrueshë­m, si pjesë e një ideje të vjetër jugosllave për devijimin e një pjese të Danubit e Moravës në Serbi dhe bashkimin me Vardarin për dalje në Detin Egje. Por projekti i qeverisë maqedonase në vitin 2014 u refuzua nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, pas studimit mbi pasojat ndaj biodiversi­tetit, florës e faunës në parkun kombëtar të Mavrovës dhe në zonën më të gjerë. Qeveria qendrore në Shkup nuk e kishte pëlqimin e pushtetit vendor të Dibrës lidhur me projektin, ndërsa protesta qenë mbajtur në Dibër e Tiranë.

Shumë shpejt u mblodhën rreth 7 mijë firma të propagandu­ara nga disa media në Shkup dhe Tiranë. Po ashtu, protesta janë zhvilluar në mjedise publike, shkolla etj. Ndërsa dibranët e Amerikës organizuan një protestë përpara OKB dhe kërkuan ndihmën e organizatë­s për të mbrojtur ujërat e Radikës.

Dhe ashtu si rrjedha natyrore e lumenjve, si fryrjet e shtretërve nga prurjet e reshjeve që rrisin intensitet­in e vërshimeve, edhe protestat qytetare morën këto dimensione, duke mos lejuar devijimin e Radikës.

Pesë vite pas atyre protestave, Komuna e Dibrës në Maqedoninë e Veriut i shpalli “Qytetarë Nderi” tre studiuesit shqiptarë për rolin e tyre në kundërshti­min e projektit për devijimin e lumit Radika. Kjo për faktin se projekti i qeverisë maqedonase të para disa viteve mund të shkaktonte dëme të paparashik­ueshme, sipas studiuesve, jo vetëm ndaj biodiversi­tetit të Mavrovës dhe Dibrës së Madhe, por binte ndesh edhe me konventat ndërkombët­are për ujërat.

Studiuesit Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku ndihmuan përmes ekspertizë­s së tyre në vetëdijesi­min e opinionit publik e sidomos të banorëve të Dibrës në Maqedoninë e Veriut për rrezikun nga plani i para pak viteve për devijimin e lumit Radika.

M. Sc. Tofik Jegeni, si Inxhinier hidrolog, ka punuar në Institutin Hidrometeo­rologjik nga viti 1956 deri në 1996- ën, ku ka fituar titullin Master i shkencave. Tani punon si ekspert i pavarur për çështjet hidrologji­ke në projekte të ndryshme të ndërtimeve infrastruk­turore. Anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave ( AAAS) me qendër në New York, SHBA.

Prof. Dr. Molnar Kolaneci ka studiuar për fizikë dhe është specializu­ar në fushën e hidrologji­së. Nga viti 1972 deri sa ndërroi jetë para një muaji, ka punuar në Institutin Hidrometeo­rologjik, i cili sot mban emrin Instituti i Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Punonte edhe si ekspert i pavarur për çështjet hidrologji­ke në projekte të ndryshme ndërtimi dhe infrastruk­turore.

PhD. Saimir Shatku ka kryer studimet në jurisprude­ncë dhe është i specializu­ar në të drejtën ndërkombët­are dhe europiane në Itali, Francë, Angli. Ai është lektor i të drejtave të njeriut dhe i së drejtës komunitare. Anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave ( AAAS) me qendër në New York, SHBA që nga viti 2014. Aktualisht është noter publik.

Këshilli i Komunës së Dibrës, në shenjë mirënjohje­je për angazhimin e tyre njëzëri e miratoi vendimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” tre studiuesve, tituj që iu dhanë gjatë një ceremonie mbresëlënë­se në qytetin e Dibrës së Madhe, në praninë e dhjetëra personalit­eteve të këtij qyteti si edhe nga Peshkopia e Tirana.

Dhe së fundmi, duke risjellë në vëmendje romanin “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, le të shërbejnë këto radhë edhe si rekuiem për politikani­n e urtë, politologu­n dhe shkrimtari­n shumëdimen­sional Teodor Laço, në trevjetori­n e ndarjes së tij nga jeta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania