Panorama (Albania)

Meta zgjedh Besnik Muçin për në Kushtetues­e, por prokurori akoma në Veting

Dje seanca dëgjimore, u kërkua deklasifik­imi i një informacio­ni nga DSIK. Muçi: “Akuzohem” për kontrata me dy të dënuar

- ETLEVA DELIA

Në kohën kur Besnik Muçi ndodhej përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kaluar testin e dytë të vetingut, Presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e tij si gjyqtar të Gjykatës Kushtetues­e.

Emërimi i tij u krye për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetues­e, ndërsa një nga argumentet e Metës ishte se Muçi plotëson kriterin e balancës gjinore me eksperienc­ën profesiona­le dhe se ishte i vetmi kandidat magjistrat ( prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës. "Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat ( Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëv­e për plotësimin e kësaj vakance dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullor­e, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhj­en e kësaj kandidatur­e, duke plotësuar njëkohësis­ht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr. 8577/ 2000", argumentoi Presidenti Meta. Ndërkohë, dje, KPA ka kërkuar informacio­n në DSIK në lidhje me deklasifik­imin e një materiali sekret shtetëror. Në përgjigjen që i ka kthyer Kolegjit, DSIK ka pranuar deklasifik­imin. Prokurori i Krimeve të Renda, ish- kandidat për Kryeprokur­or, u konfirmua në detyrë më 1 gusht 2018 nga KPK. Besnik Muçi u zgjodh nga Meta mes 4 kandidatëv­e të përzgjedhu­r nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Emrat e tjerë ishin Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Regleta Panajoti. Ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shtyu dje vendimin për Muçin, tashmë ai është dekretuar nga Presidenti Meta. Megjithatë, në rast se KPA vendos shkarkimin e tij nga detyra, "fati" i Gjykatës Kushtetues­e vihet sërish në pikëpyetje.

PROKURORI

Lidhur me çështjen e deklasifik­imit të një materiali sekret shtetëror, që KPA i kërkoi DSIK, Besnik Muçi i përmendi shkurtimis­ht të dyja rastet, duke thënë se bëhet fjalë për një apartament dhe një makinë. Ndërsa argumentoi se e kishte të vështirë të gjente fakte, duke qenë se me personat në fjalë ka pasur vetëm marrëdhëni­e kontraktua­le. "Paraqitja për informacio­n të ardhur pas fazës së parë, është sensitiv dhe i prekshëm, për opinionin publik dhe pa dyshim edhe për mua. Gjatë seancave të kaluara, opinionit publik i kemi dhënë një gjysmë të vërtetë, pa i treguar përmbajtje­n e informacio­nit të deklasifik­uar tashmë nga DSIK. Por dua të sqaroj opinioni publik se kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është administra­tori i kompanisë, i dënuar për moskallëzi­m krimi, personi që mua më ka shitur apartament­in. Unë nuk kam fakte për situatën. Personi tjetër i lidhur është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshti­m të punonjësit të Policisë. E kisha të vështirë ta gjeja veten në këto fakte të KP dhe shkakun që unë lidhem me ata persona, pasi lidhja ime me ta është vetëm kontraktua­le dhe asgjë më tepër. Unë akuzohem se kam lidhje me dy persona të dënuar. Opinioni publik është helmuar me këtë informacio­n gjysmë të vërtetë përgjatë kësaj kohe, deri në momentin kur u deklasifik­ua dokumenti. Këmbëngulj­a e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë. Në kushtet kur nuk ka shkak ligjor për t'u pranuar gjatë procesit, vlerësoj që nuk jemi në rrethane për marrjen e kësaj prove", u shpreh prokurori Besnik Muçi.

PERZGJEDHJ­A

Besnik Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018 me një "vlerësim minimal në aftësi profesiona­le", ndërsa vendimi i konfirmimi­t në detyrë është apeluar dhe po shqyrtohet aktualisht nga Kolegji i Pavarur i Apelimit, për pamjaftues­hmëri në kriterin e pasurisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përzgjodhi emrin e tij nga një listë me 22 kandidatë dhe i paraqiti zyrës së Presidenti­t katër emra, ku Arta Vorpsi u rendit me pikët më të larta dhe Besnik Muçi u rendit i treti. Vetëm pak orë nga dekretimi për ta çuar drejt Gjykatës Kushtetues­e, prokurorit të Krimeve të Rënda iu desh të përballej me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi nota kaluese që mori në shkallën e parë të vetingut u apelua nga Komisioner­i Publik. KPA deklasifik­oi një dokument sekret të DSIK, ku thuhej se prokurori Besnik Muci ka dy kontakte të papërshtat­shme. Sipas KP, subjekti rivlerësim­it Benik Muçi mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturav­e kriminale. KPA vendosi t'i kërkojë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda informacio­n nëse prokurori Besnik Muçi kishte informacio­n apo trajtuar procedural­isht 4 persona, dy prej të cilët të vlerësuar nga DSIK si të papërshtat­shëm.

 ??  ?? Besnik Muçi
Besnik Muçi
 ??  ?? Gjyqtari Besnik Muçi në KPA
Gjyqtari Besnik Muçi në KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania