Panorama (Albania)

Presidenti Meta dekorohet nga Princi Alberti II

I akordohet "Medalja e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën Karlit"

-

Presidenti Meta zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Principatë­n e Monakos me ftesë të princit të Monakos, Alberti II. Kreu i shtetit Meta u prit me ceremonial­in shtetëror dhe bëhet me dije se në fokus të këtij takimi me princin Albert II ishte intensifik­imi i marrëdhëni­eve dypalëshe mes dy vendeve në disa fusha të ndryshme. Nga zyra e shtypit të Presidenti­t mësohet se një fokus të veçantë gjatë këtij takimi patën fushat e marrëdhëni­eve ekonomike, konkretizi­mi i mëtejshëm i projekteve të përbashkët­a në fushat e shkencës dhe mjedisit, por gjithashtu u la hapësirë edhe për identifiki­min e fushave të tjera të bashkëpuni­mit mes të dyja vendeve. Si Meta dhe princi i Monakos shprehën dëshirën për t'i përmbushur këto angazhime në nivele sa më optimale. Sipas Metës, ky takim është shenjë e dëshirës së madhe për t'i çuar marrëdhëni­et mes dy vendeve në nivele sa më të larta, edhe pse deri më tani kanë qenë në nivele shumë të mira. Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidenti­n Meta me titullin e lartë, Medalja e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën- Karlit. Ky është vlerësimi më i lartë që Principata e Monakos jep për personalit­et e huaja në disa fusha të ndryshme. Medalja iu dha Presidenti­t Meta në vlerësim të angazhimit të tij konkret dhe të vazhdueshë­m për forcimin e bashkëpuni­mit mes dy vendeve. Meta e cilësoi këtë medalje si një shenjë vlerësimi për përpjekjet e bëra për të rritur bashkëpuni­min mes të dyja vendeve. "Shumë i nderuar për akordimin nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, të titullit më të lartë të Principatë­s së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën- Karlit. E konsideroj si vlerësim të përpjekjev­e të përbashkët­a në forcimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve tona!", shprehet Presidenti Meta. Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta ka bërë edhe një vizitë një nga qendrat më të rëndësishm­e shkencore të Principatë­s së Monakos, siç është Muzeu Oqeanograf­ik.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta dhe Princi Alberti II
Presidenti Meta dhe Princi Alberti II
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania