Panorama (Albania)

PAS SHTYRJES, KOMISIONI RINIS PUNËN ME OPINIONIN FINAL TË "VENECIAS"

-

Komisioni Hetimor parlamenta­r i ngritur me kërkesën e maxhorancë­s do të rifillojë punën e tij menjëherë pasi të ketë shqyrtuar opinion final të Komisionit të Venecias. Ky dokument që mbërriti ditën e hënë, ishte shkaku që shtyu punimet e këtij komisioni me dy muaj. Anëtarët e këtij komisioni do të kenë kohën e duhur për ta parë me imtësi opinionin final të Komisionit të Venecias për të kaluar më pas në diskutim dhe në votim, nëse veprimet e Presidenti­t Meta do të konsideroh­en dhe t'i kalojnë sallës së Kuvendit për votim. Kërkesa për opinion nga Komisioni i Venecias u bë nga kryetari i këtij Komisioni Hetimor, Ulsi Manja, pasi Presidenti Meta iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve, duke dhënë arsyet e tij për vendimmarr­jen dhe duke ngulmuar se nuk kishte vepruar në shkelje të Kushtetutë­s. Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Balla, e la të hapur mundësinë që çështja të kalojë në Kuvend dhe pasi të marrë numrin e nevojshëm të votave, të kalojë për në hallkën përfundimt­are, që është Gjykata Kushtetues­e. Vetëm pasi të marrë 94 vota në Parlament, çështja e shkarkimit të Presidenti­t Meta mund t'i kalojë Gjykatës Kushtetues­e. Kjo e fundit do ta marrë çështjen në shqyrtim pasi të përfundojë procesi i ringritjes së saj. tetuese që duhet të vendosin nëse këto janë shkelje mjaftueshë­m të rënda sipas nenit 90 për shkarkimin e Presidenti­t. Kuvendi dërgoi pyetjet dhe ka marrë përgjigjet. Komisioni i Venecias ka përcaktuar qartë se ka vepruar në kundërshti­m me Kushtetutë­n, sepse çdo veprim i bërë në mungesë të një baze ligjore, është shkelje ligji. Prandaj, pas marrjes së opinionit, natyrshëm Komisioni Hetimor duhet të vijojë punën dhe ta plotësojë brenda kohës së caktuar për ta çuar deri në fund. Komisioni i Venecias është i qartë dhe thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutë­n. Pa dyshim që Komisioni parlamenta­r ka një plan hetimor që do të marrë në shqyrtim këtë opinion dhe në përfundim do të dalë më konkluzion­et e tij", tha Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania