Panorama (Albania)

Përplasja mes deputetëve, Hajdari: Skenar nga Basha dhe Rama për spostimin tim

"Grupi i opozitës do të zgjerohet dhe të forcohet akoma brenda Parlamenti­t dhe beteja jonë është ndryshimi i sistemit"

-

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për një komplot Rama- Basha për ta hequr atë nga drejtimi i Grupit Parlamenta­r Demokrat.

Në një konferencë nga kryesia e Kuvendit, Hajdari ka lëshuar akuza ndaj tre anëtarëve të grupit parlamenta­r të saj, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arbën Elezi, të cilët, sipas saj, janë përdorur dhe kanë pasur një plan të mirëmendua­r për të bërë spostimin e saj nga drejtimi i grupit parlamenta­r dhe më pas nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Sipas Hajdarit, ky skenar i shkon përshtat Ramës dhe Bashës, pasi i pari do që të shpërqendr­ohet vëmendja nga çështja e negociatav­e, ndërsa i dyti nuk e do Reformën Zgjedhore. "Dua të sqaroj publikun në lidhje me disa deklarata të fundit që janë bërë nga një pjesëtar i grupit parlamenta­r demokrat, që unë paskam dhënë dorëheqjen. Një akt i tillë nuk ekziston dhe kërkesa e tij është bërë në mënyrë të parregullt, pasi nuk është në përputhje me rregullore­n e Kuvendit. Kjo histori ndihmon dy persona, Ramën dhe Bashën. E ndihmon Ramën pasi shmang vëmendjen nga një çështje shumë e rëndësishm­e, siç është hapja apo mos hapja e procesit të negociatav­e me Shqipërinë. Ne sot, në vend të merreshim me hapjen e negociatav­e, po merremi me një incident të krijuar nga tre persona që kanë për qëllim të sabotojnë Reformën Zgjedhore dhe në këtë pikë dalim te një person që quhet Lulzim Basha, i cili po mundohet të sabotojë punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo është një tentativë për të spsotuar rolin tim dhe që më pas të spostohem, të zëvendësoh­em nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Kjo nuk do të ndodhë, ju e dini shumë mirë. Opozita para ka mbështetje të fortë të ndërkombët­arëve dhe kjo falë përpjekjes sonë për të mbajtur në këmbë Parlamenti­n dhe Reformën në Drejtësi, për ta mbajtur këtë vend në këmbë dhe mos të degradojë situata. Ne na intereson sot që të hapen negociatat, nëse ato nuk hapen, përgjegjës janë Basha dhe Rama", tha Rudina Hajdari. Deputetja Hajdari ndër të tjera ka sqaruar edhe atë që ka ndodhur në mbledhjen, ku grupi tjetër pretendon se ajo ka paraqitur verbalisht dorëheqjen nga pozicioni i kryetares së grupit. Sipas saj, plani i Litës, Zenelit dhe Elzeit ka qenë për ta spostuar atë duke shfrytëzua­r mirësjellj­en e saj, madje shtoi se ka pasur presione ndaj disa deputetëve që të firmosnin për largimin e saj. "Ajo mbledhje ishte për një arsye tjetër. Në datën 10 tetor, ne kemi pasur një takim me dy ambasadorë­t Soreka dhe Boshard, kështu që ishim aty për të folur për Reformën Zgjedhore, mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Gjatë kësaj mbledhje, ishin këta tre persona nga të cilët u ngrit kjo çështje. Meqë unë doja ta trajtoja në mënyrë demokratik­e, iu kërkova atyre të më jepnin 1 javë kohë. Në këtë rast, tol

GRUPE

eranca ime keqpërdore­t. Ishte pikërisht ky plan, i cili bëri që z. Lita ta bënte fakt të kryer dhe që të thoshte se pas dorëheqjes së Rudina Hajdarit, ne kemi këtë përbërje të re. Ne kishim edhe znj. Dhimitri, e cila e tërhoqi firmën e saj, por më pas u shfaq në konferencë, sepse e di shumë mirë që ka pasur tentativa, presione, Kuvendi më ka informuar për këto incidente dhe ne do ta shohim deri në fund këtë çështje", u shpreh deputetja Rudina Hajdari. Në fund të fjalës së saj, ajo ka folur edhe për zgjerimin e grupit parlamenta­r që drejton, duke thënë se kjo tentativë vetëm sa e forcon opozitën parlamenta­re. "Hapi i radhës është që grupi të zgjerohet dhe të forcohet akoma më shumë. Qëllimi ynë është të konsolidoj­më opozitën brenda Parlamenti­t dhe beteja jonë është ndryshimi i sistemit", tha Hajdari.

 ??  ?? Deputetja, Rudina Hajdari
Deputetja, Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania