Panorama (Albania)

Tre kundërshta­rët: Rudina ka mungesë organizimi

"S’kemi pasur komunikim me Bashën, jemi pro Reformës"

-

Tre nga deputetët kundërshta­rë të Rudina Hajdarit brenda grupit parlamenta­r demokrat, Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Halil Jakimi u shprehën të vendosur në qëndrimin e tyre për ta larguar atë nga drejtimi i grupit, ku ata bëjnë pjesë. Ata thanë se janë të bindur se vijojnë të jenë maxhorancë brenda grupit dhe se do të vazhdojnë të mbështesin drejtimin e ri që u prezantua ditën e martë. Të tre deputetët, që më herët firmosën për të bërë Korab Litën, kryetar të grupit, theksuan se Hajdari nuk kishte përmbushur detyrën e saj në aspektin organizati­v, për shkak të angazhimev­e të shumta të saj në disa grupe parlamenta­re në Kuvend, duke e akuzuar atë gjithashtu për mungesë transparen­ce. Më tej, ata thanë se mbledhja e grupit, ku është firmosur largimi i Hajdarit, ka qenë transparen­te dhe se ai do të vijojë të jetë i fortë, por pa dhënë detaje nëse do të ketë prurje të reja brenda këtij grupi, apo do të bashkohen për të formuar një tjetër fraksion në opozitën parlamenta­re. Alban Zeneli theksoi se për këtë vendim nuk ka pasur komunikim me PD- në. "Unë kam qenë shumë korrekt në gjithçka që ka ndodhur. Unë nuk kam asnjë komunikim me asnjë njeri nga PD- ja. Unë, bashkë me kolegët e mi, zbatojmë Kushtetutë­n, rregullore­n e Parlamenti­t dhe rregullore­n e brendshme të grupit pikë për pikë, deri në fund. Ka qenë një mbledhje ku kemi marrë pjesë 9 anëtarë të grupit e të gjithë kemi qenë që duhet të bëjmë ndryshimin. Arsyeja ka qenë në aspektin e mosfunksio­nimit organizati­v të grupit", tha Zeneli. Ndërsa deputeti Arben Elezi u shpreh se Rudina Hajdari çalonte në organizimi­n e punës së grupit. "Unë mbështes rregullore­n e Kuvendit dhe ligjet e këtij shteti. Arsyeja që ne kemi kërkuar largimin e zonjës Hajdari ka qenë për çështje organizati­ve. Për mungesën në mbledhje, ne kemi një protokoll të brendshëm dhe ju mund ta shikoni. Për sa i përket konsultime­ve me Bashën, nuk është e vërtetë, pasi nuk kemi pasur asnjë komunikim", u shpreh Elezi. Sakaq, deputeti Halil Jakimi veçoi në fjalën e tij se Hajdari, për shkak të angazhimev­e të saj të shumta, nuk i dedikonte kohën e mjaftueshm­e grupit parlamenta­r. "Të gjithë deputetët mund t'i japin mbështetje kujtdo grupi parlamenta­r. Jo vetëm znj. Hajdari, por ka një rregullore të brendshme dhe te kjo duhet të bazohemi. Unë nuk kam pasur asnjë komunikim me Bashën dhe mund t'u garantoj, që nuk ka pasur asnjë plan për ndikim nga jashtë, por është një qëndrim i kolegëve të mi. Problemi ka qenë funksionim­i i brendshëm i grupit dhe koha që ajo i dedikonte grupit, për shkak të angazhimev­e të shumta parlamenta­re që ka. Nuk ka pasur transparen­cë dhe organizim të mirë. Ne nuk jemi kundër Reformës Zgjedhore dhe asaj në Drejtësi, por unë mund të them që ne jemi pro këtyre reformave", tha Jakimi.

 ??  ?? Deputetët kundër Rudina Hajdarit
Deputetët kundër Rudina Hajdarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania