Panorama (Albania)

Preç Zogaj: Libri i Dumës, i pari që u shpall luftë klisheve politike

-

Presidenti i Institutit Gramoz Pashko, Preç Zogaj, ka bërë një rezyme të librit të inauguruar dje nga politikani­a Grida Duma. Zogaj e quajti të guximshme dhe të parën politikane Grida Dumën, e cila kërkon të rithemeloj­ë politikën shqiptare. “Dua ta them menjëherë se nuk është fjala për predikime populiste të shpresës së autores apo të një optimizmi retorik, por këto ndjesi vijnë natyrshëm në konkluzion të trajtimeve origjinale dhe të refleksion­eve të thella mbi dukuritë e tranzicion­it shqiptar në kërkim përgjigjev­e, të pyetjeve, të pyetjeve se përse jemi kështu dhe si mund të bëhemi më mirë. Vetë ajo thotë se bota ndahet në ata që reflektojn­ë mijëra herë, nëse e bënë mirë punën dhe nga ata që nuk reflektojn­ë kurrë. Referenca është e qartë pa qenë nevoja për të përmendur emra. Refleksion­i është për Gridën, lexim pa syze, analizë pa pranga në mendje. Kredo dhe thirrje për t’u korrigjuar dhe për të vështruar përpara si njerëz të lirë”, u shpreh Zogaj. Sipas tij, në këtë libër, Grida Duma vendos në fokusin e analizës dhe gjykimit sëmundjet e tranzicion­it të mbushur me kundërthën­ie të shumta. “Ajo i qaset këtij realiteti kompleks me njohuri të gjera nga kultura, historia, ekonomia etj. I qaset si politikane, si një politikane e angazhuar e qendrës së djathtë, që synon të gjegjë idetë kreative dhe të kontribuoj­ë për ndryshimin e gjendjes. Ajo e sheh zgjedhjen tek aplikimi i një liberalizm­i të pashartuar me shtetin e madh majtist me populizmin që kanë tjetërsuar modelin e hapur të zhvillimit. Libri i Dumës mund të jetë i pari i këtij lloj, që u shpall luftë dogmave dhe klisheve politike, në të cilat jetojmë, deri atyre gjuhësore që kanë tharë komunikimi­n”, u shpreh Zogaj ndër të tjera. Për Zogajn, i gjithë libri vjen si një thirrje për realizëm dhe vërtetësi politik. “Për të dalë nga gjuha e shtirur, nevoja për realizëm është akute”, nënvizon Duma. Libri është një manifest i ideve dhe zgjedhjeve liberale, që vetë autorja i pati nisur në librin “12 tezat e liberalizm­it”, botuar 6 vite më parë, por që tani i avancon në kushtet e bilancit të një qeverie të gjykuar, sipas saj të dështuar. “Koha për politikë”, titulli i librit ngjan si një paradoks, si një provokacio­n përkundrej­t refrenit alergjik se na mbyti politika. Por vetë titulli kërkon që ta rithemeloj­ë politikën, kërkon ta kthejë në piedestal. Me i dhënë fund tranzicion­it, për Gridën do të thotë me i dhënë fund një grumbulli paqartësis­h justifikim­esh, manipulime­sh dhe kontradikt­ash, në të cilat zvarritet i gjithë korpusi i politikës. Askush prej politikanë­ve nuk ka folur kështu. Askush nuk ka folur në këtë mënyrë lakonike dhe tërheqëse”, u shpreh Preç Zogaj.

 ??  ?? Zogaj, dje gjatë ceremonisë
Zogaj, dje gjatë ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania