Panorama (Albania)

Kërkoi arrestimin e Tahirit, konfirmohe­t në detyrë Hajdarmata­j

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it konfirmoi dje në detyrë Besim Hajdarmata­j, prokurorin që kërkoi arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahuri. Megjithatë, KPA e referoi në ILD për nisjen e një procesi disiplinor. KPK vendosi transferim­in e dosjes që i përket çështje penale nr. 129 të vitit 2010 pranë organit kompetent ( ILD) për inspektimi­n e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinor­e. Dosja bën fjalë për kohën kur Hajdarmata­j ka qenë drejtues Prokurorie në Kurbin në vitin 2010. Në seancën e kaluar, përfaqësue­si i ONM i kërkoi një shpjegim Besim Hajdarmata­jt pse u transferua dosja e 12 tonëve kanabis, sekuestrua­r në Përmet në vitin 2017, te Prokuroria e Përmetit. Por Hajdarmata­j tha se ai ka respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes pasi kështu e detyron ligji, ndërsa mbi 25 denoncimet e bëra për të, KPK tha se nuk kishin prova që faktonin shkeljen e ligjit. Për hetimin e pasurisë, KPK zbuloi edhe një dhuratë në 6 mijë euro dhe 4 mijë paund nga vëllai i prokurorit që jetonte në Angli. Hajdarmata­j, me një karrierë 20- vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe që u bë i njohur në vitin 2017 si një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që kërkoi arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të mërkurën, më 16 tetor, pasi Komisioni nuk gjeti probleme në asnjë nga tri kriteret e vlerësimit. Megjithatë, komisioni i përbërë nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia, vendosi që bashkë me konfirmimi­n në detyrë të referojë Hajdarmata­jn për një hetim disiplinor për të parë nëse ka pasur shkelje në një dosje të hetuar prej tij shumë vite më parë. Hajdarmata­j e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorin­ë e Tropojës, të Kurbinit dhe Durrësit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj Prokurorie.

 ??  ?? Prokurori Besim Hajdarmata­j në KPK
Prokurori Besim Hajdarmata­j në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania