Panorama (Albania)

Tesi vrau çiftin rumun në 2008, vajza i kishte dëmtuar makinën

-

Tesilvan Basho, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, konsideroh­ej si i tillë edhe vite më parë nga Policia italiane. Mediat italiane shkruanin para pak kohësh se Tesilvan Basho, më 23 janar të vitit 2008, kishte vrarë dy shtetas rumun, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu. Viktimat ishin të fejuar me njëri- tjetrin. Fillimisht u dyshua për një vrasje me motive xhelozie, por fjalët e shqiptuara nga vajza e sharruar nga plumbat, pak para se të mbyllte sytë përgjithmo­në, bënë një kthesë për hetimet e Policisë. "Ishte një djalë shqiptar", tha Romana dhe më pas ndërroi jetë. Krimi ndodhi në "Via Lima" dhe nisur nga fjalët e vajzës para vdekjes, u dyshua se bëhej fjalë për ish- të dashurin e saj. Edhe ai kishte qenë shqiptar, sipas deklarimev­e të nënës së viktimës. Por, sipas hetuesve në atë kohë, nëse nuk ishte rruga që të çon tek ish- i dashuri i saj biond, me siguri ishte një pistë shqiptare. Policia ishte e bindur se personi që qëlloi 13 herë në drejtim të Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu ishte një person që i njihte mirë. Në agoninë që shënoi momentet e fundit të jetës së saj, nga trotuari i përgjakur para shtëpisë, vajza arriti të sigurojë një të dhënë ndoshta vendimtare. Por, e goditur nga pesë plumba në gjoks dhe në bark, ajo nuk arriti të thoshte emrin e vrasësit. Pak kohë më vonë, mediat italiane shkruanin se vrasësi i dyshuar i Ramona Gabriela Nicoara dhe Valentin Dascalu, u arrestua në Amsterdam. "Ky është 27- vjeçari shqiptar Basho Tesilvan, me nofkën ' Thesis', kundër të cilit prokurori Roberto Furlan kishte marrë një urdhër arresti europian", shkruanin mediat italiane. Motivi i krimit, sipas hetuesve ishte hakmarrja. Vajza, 15 ditë para se të vritej, kishte pasur një grindje me një grua që kishte takuar rastësisht në rrugë, një prostitutë e mbrojtur nga Tesi Basho. "Ai e kishte qortuar ashpër rumunin dhe për këtë arsye e fejuara e tij, Valentin Dascalu, me një grup të vogël miqsh, prishën makinën e Tesit", shkruanin mediat italiane.

 ??  ?? Çifti rumun që u vra nga Tesilvan Basho
Çifti rumun që u vra nga Tesilvan Basho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania