Panorama (Albania)

RENEA arreston “të fortin” e Vlorës në Selenicë, si iu shpëtoi 5 operacione­ve

Mbante pistoletë me fishek në fole, tentoi të çante rrethimin, por u neutralizu­a. Kush është "Tesi", i dënuar në Itali për 4 vrasje

- ETLEVA DELIA

Pas 5 operacione­ve të dështuara të Forcave Speciale, RENEA arriti të "mbërthente" dje në Selenicë të Vlorës një të shumëkërku­ar, të dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, që ishte arratisur nga burgu.

Ai është Tesilvan Basho, i njohur si "Tesi", që vitet e fundit, falë edhe informator­ëve që kishte në Policinë lokale, kishte kthyer duarbosh forcat RENEA, që ishin nisur disa herë për ta arrestuar. Në operacioni­n e fundit, atë të para dy viteve, forcat speciale i ishin afruar shumë vendit ku ai fshihej, por në çastet e fundit ai arriti të largohej. Gjithmonë pati informacio­ne se persona brenda radhëve të Policisë e informonin për të gjitha operacione­t, por asnjëherë nuk u provua dot asgjë. Ndërsa dje gjithçka u koordinua mirë nga RENEA. Basho u rrethua në befasi teksa ndodhej në një lokal në Selenicë, por kësaj here tentativa e tij për t'u shpëtuar prangave dështoi. Edhe pse bëri të nxirrte nga brezi pistoletën, që e kishte me fishek në fole, kundërshti­mi ndaj forcave speciale mbeti vetëm në atë fazë, pasi efektivët e shtrinë menjëherë në tokë. Më pas nuk pati më asnjë reagim nga ana e 38- vjeçarit. I rrezikshmi i Vlorës u çarmatos me shpejtësi dhe iu vunë prangat. Pasditen e djeshme, ai u transferua në Policinë e Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Ndërsa në kthim, në vazhdim të operacioni­t të koordinuar deri në detaje, u prangos edhe vëllai i tij, Satilno Basho, 33 vjeç, i dyshuar për gjobëvënie.

OPERACIONI Zv. drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Policisë, Aida Hajnaj, e shoqëruar nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe ai i Rendit e Sigurisë Publike, Gjovalin Loka, doli në një konferencë për shtyp duke dhënë detaje për operacioni­n e koduar "Selenica". Hajnaj u shpreh se operacioni ishte kryer nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. "Kapet një person me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedentë të theksuar kriminalë në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëv­e. Gjatë operacioni­t kapet dhe vëllai i tij për ' Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie'. Sekuestroh­en arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike", tha dje Hajnaj.

I KERKUARI Departamen­ti i Policisë Kriminale, pas informacio­neve të grumbullua­ra, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të operacioni­t "Selenica", si rezultat i ndërhyrjes profesiona­le, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë. Ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesiona­le të Policisë është neutralizu­ar dhe vënë në pranga. Gjykata e Torinos, Itali, në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasje", "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Mbajtja dhe transporti­mi pa leje i armëve të zjarrit". Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostituci­on në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzon­te ky shtetas për prostituci­on. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibos në Itali. Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasin Tesi ( Tesilvan) Basho, për veprat penale "Armëmbajtj­a pa leje", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania