Panorama (Albania)

Ministrja Gjonaj transferon drejtuesit e Burgjeve

Pas largimit të Gëzim Selimit, ndryshojnë edhe 7 drejtorë

-

Pas largimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Reçit, Gëzim Selimi, ka pasur të tjera lëvizje në disa burgje të vendit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka firmosur emërimin në krye të IEVP- së te "Mine Peza", i njohur si Burgu 302, Aurel Jazxhi, ndërsa në krye të IEVP- së te rruga "Jordan Misja", apo i njohur si Burgu 313, është emëruar Eduard Strugaj. Ndërkohë, mësohet se drejtori i Burgut të Fushë- Krujës është transferua­r në Durrës, ndërsa ai i Burgut 313, është transferua­r në Fushë- Krujë. Gjithashtu drejtori i Burgut të Gjirokastr­ës dhe ai i Sarandës kanë ndërruar vendet me njëri- tjetrin. Në Burgun e Reçit, në vend të Gëzim Selimit, i cili është transferua­r në Shkodër, është emëruar Dedë Zhivani, prezantimi i të cilit është bërë dy ditë më parë, kur drejtori i ri është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjës­itë në këtë institucio­n, për të cilin u investua edhe nga Bashkimi Europian. Një ditë më parë, në mbledhjen që u zhvillua në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka pohuar se nga ambientet e vuajtjes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmë­ri të lartë. Teksa po raportonte në lidhje me sigurinë në ambientet e burgjeve, Ismaili paralajmër­oi se të gjitha rastet e konstatuar­a do t'i paraqiten Prokuroris­ë. "Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmë­ri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut", tha Ismaili ndër të tjera.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania