Panorama (Albania)

Tabaku: Qeveria fshehu 610 mln euro borxh, 200 euro shtesë për çdo shqiptar

-

Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish- deputetja Jorida Tabaku akuzoi kreun e qeverisë se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Tabaku u shpreh se shqiptarët do të paguajnë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur. "Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucio­net ndërkombët­are duke pohuar se kanë ulur borxhin publik në 67.2%. E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimt­ar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP- të korruptive. Nëse do të llogarites­hin në mënyrën e duhur dhe sipas standardev­e të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%", u shpreh Tabaku. Ish- deputetja e PD- së ka listuar një për një se si është fshehur borxhi real i Shqipërisë. "Detyrimet për investime, vendime gjyqësore etj., janë rreth 173 milionë euro. Detyrimet për rimbursimi­n e TVSH janë rreth 169 milionë euro. Borxhe për tatim fitim ndaj biznesit 124 milionë euro. Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro. Detyrime gjyqësore ndërkombët­are 26 milionë euro. Totali i borxhit të pa raportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro. Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë, pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të papreceden­të. Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, Kryeminist­ri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëv­e si të jenë feudi i tij personal ka shkatërrua­r çdo institucio­n dhe ka përçudnuar Kushtetutë­n e vendit", tha Tabaku. Tabaku akuzoi Kryeminist­rin Rama si autorin e kësaj skeme të fshehjes së borxheve, ndërkohë nga ana tjetër prezantoi planin e PD- së. "Lufta jonë do të jetë për një Shqipëri më miqësore ndaj biznesit, duke zhbërë sistemin e Edi Ramës, nga i cili fitojnë vetëm oligarkët e tij dhe klientët e familjes së tij, që kanë shtypur biznesin me monopolet dhe mungesën e konkurrenc­ës së ndershme. Ne besojmë se zotësia në një treg të lirë, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jo miqësia me Kryeminist­rin dhe qeveritarë­t e tjerë është rruga e ndershme për t'u pasuruar", përfundoi Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania