Panorama (Albania)

ARREST ME BURG PËR TRE TË PARËT

-

Gjatë seancës për masën e sigurisë, para gjykatës u mblodhën banorët e Astirit dhe ish- deputet të PD- së. Një prej tyre ishte edhe Flamur Noka, i cili tha se arrestimi i qytetarëve dhe Klevis Balliut ishte një hakmarrje e Kryeminist­rit Edi Rama, pasi iu prishën pazaret. "Saga e persekutim­it nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës, në pritje të së drejtës së këtyre banorëve, tregon se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve që i hoqën një aferë korruptive nga duart, vazhdon. Me sa duket, nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen, nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë Tre të arrestuari­t e parë në protestën e Astirit pas hyrjes në fuqi të ndryshimev­e në Kodin Penal, vijojnë të jenë në burg. Ata akuzohen për bllokim të paligjshëm të rrugëve dhe prishje të rendit publik. Banorët protestojn­ë kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe kundër devijimit të lumit të Lanës. Prej një viti, ata bllokojnë rreth një orë rrugën kryesore në Astir, për të penguar shembjen e banesave të tyre. megavjedhj­e dhe këtë megaskanda­l. Sado përpiqet Edi Rama të nënshtrojë banorët e Unazës së Re, do ta ketë të pamundur. Kanë kauzën më të drejtë. Protesta e tyre do të vazhdojë, është e ligjshme. Fakti që janë përpjekur t'i akuzojnë për bllokim rrugësh, është faji i Policisë që nuk ka marrë masa", deklaroi Noka. Arrestimi dhe lirimi për herë të dytë duket se nuk e ka intimiduar ishdeputet­in Klevis Balliu, i cili pasditen e djeshme iu bashkua sërish protestues­ve të Astirit. Nga atje, ai akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se nuk e do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se qytetarët nuk kanë shkelur asnjë ligj, por protestojn­ë për të drejtat e tyre. "Jam krenar që jam pjesë e Partisë Demokratik­e. Edi Rama nuk do që të shkojmë në Europë. Shqipëria ka sot nevojë për qytetarët dhe jo për bandën e Habilajve. Ja ku janë qytetarët, qeveria të japë orën dhe datën dhe qytetarët janë gati të dialogojnë. Të dialogohet në lidhje me këtë çështje kaq shumë delikate për banorët e Unazës së Re. Ne duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë. Iu bëj thirrje gjykatave që të nxjerrin heronjtë tanë, që janë baballarë. Ftoj që të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestën, në mënyrë paqësore, pasi nuk po shkelim asnjë ligj. Kjo është një protestë për kauzë kombëtare", tha Balliu përpara banorëve që protestuan paqësisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania