Panorama (Albania)

Pedagogë e studentë të UT: Kopshti Botanik në rrezik

“Bashkia i tjetërson funksionin, të investojë pa qenë pronë e saj”

- Kopshti botanik

Kopshti Botanik ndodhet në rrezik. Është ky alarmi që japin studentë e pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përpara se Gjykata Administra­tive të japë verdiktin e saj për lënien ose jo në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë nga Universite­ti te Bashkia e Tiranës.

Sindikata e punonjësve të UT- së dhe Këshilli Studentor i Fakultetit që kryen kërkimin shkencor në pronën në fjalë, në një deklaratë publike, thonë se njësia e vetme kërkimores­hkencore është në rrezik. Nisur nga kjo, ata shkojnë përtej kërkesës së depozituar në Gjykatë, për shfuqizimi­n e VKM- së 510/ 2019, duke kërkuar edhe bërjen publike të gjithë komunikimi­t zyrtar dhe dokumentev­e që hedhin dritë mbi kërkesën për ndihmë që universite­ti i ka drejtuar ministrisë për mirëmenaxh­imin e Kopshtit Botanik, si dhe komunikimi­t sistematik midis UT- së dhe bashkisë. Kjo, me qëllim për të hedhur poshtë pretendimi­n e kësaj të fundit për paaftësi në administri­min e pronës. KATËR ARGUMENTET Përmes katër pikave, FSHN argumenton përse duhet shfuqizuar vendimi për kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik. Arsyeja e parë është kryefjalë në përgjigjen e universite­tit ndaj bashkisë për mosvijimin e dialogut për këtë çështje. Sipas UT- së, vendimi nuk ka bazë ligjore, për më tepër injoron ligjin e arsimit të lartë, duke shkelur pa precedencë autonominë universita­re, minuar paktin për universite­tin përmes grabitjes me forcë të pasurisë intelektua­le. Pedagogët hedhin poshtë alibinë e ngritur nga bashkia, që nuk mund të investojë në një pronë pa e pasur të sajën. “Ligji i arsimit të lartë nuk pengon pushtetin vendor për të investuar në pronat në administri­m të universite­teve publike. Përkundraz­i, kjo është e parashikua­r në ligj, i cili, duke vlerësuar nevojën e vazhdueshm­e për fonde në zhvillimin e dijes, lejon investimet bashkiake deri në masën që këto të fundit të kenë edhe përfaqësi në bordin e administri­mit. VKM- ja e anashkalon këtë ligj”. Argument shtesë për kundërshti­min e vendimit është vendimmarr­ja jodemokrat­ike, jotranspar­ente. “VKM mbështet në mënyrë të njëanshme interesat e Bashkisë Tiranë, që mbrohen edhe nga Ministria e Arsimit, kur kjo e fundit, para së gjithash, duhet të punojë për interesat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”. Një tjetër arsye e fortë për pedagogët është që ky vendim jo vetëm që nuk e përmirëson Kopshtin Botanik, por tjetërson funksionin themeltar të këtij institucio­ni kërkimor- shkencor, mësimor dhe edukativ. “Bashkia merr të drejtat e pronarit dhe administra­torit të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania