Panorama (Albania)

Konflikti me fqinjën, tentoi ta djegë me benzinë, i vë flakën vetes

-

FIER - Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në orët e mbrëmjes në Ballsh. Policia ka bërë me dije se patrulla e Policisë, duke ndërhyrë në kohë, arriti të shpëtojë një shtetase, që të mos pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i vuri vetes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 15, në qendër të qytetit, ku shtetasja P. T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën fqinjës së saj, shtetases E. Xh., e cila ka arritur të largohej. E ndodhur në gjendje të rëndë psikologji­ke, shtetasja P. T. ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur. Ndërhyrja e patrullës së Policisë bëri të mundur që shtetasja P. T. të mos pësojë dëmtime të rënda, duke fikur menjëherë zjarrin. 60vjeçarja u transportu­a me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni dhe kjo mendohet se është arsyeja e veprimeve të saj ekstreme. “Rreth orës 18: 15, në qendër të qytetit të Ballshit, P. T., 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën fqinjës së saj, shtetases E. Xh., e cila ka arritur të largohej. E ndodhur në gjendje të rëndë psikologji­ke, shtetasja P. T. ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur. Ndërhyrja e patrullës së Policisë bëri të mundur që shtetasja P. T. të mos pësojë dëmtime të rënda, duke fikur menjëherë zjarrin”, bëhet e ditur nga Policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m. r

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania