Panorama (Albania)

“Përplasja”, Dyrmishi: Nuk ishte atentat, u qëllua makina

Kreu i Këshillit Bashkiak: Makinën e përdor shoferi im

- DURRES

Shenjat e plumbave mbi makinën e kreut të Këshillit Bashkiak në Durrës, PD ngre akuza, reagon Ani Dyrmishi.

Kryetari i Partisë Demokratik­e Dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, e ka cilësuar ngjarjen “përplasje me armë të bandave të Rilindjes”, ngjarjen ku është përfshirë Dyrmishi, i cili gjithashtu mban dhe postin e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Hekurudhav­e. Nga ana tjetër, Xhaferri akuzoi edhe drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, duke theksuar se “rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave të PS, e ka fshehur ngjarjen”. “Në qendër të Durrësit, në Lagjen 4, si pasojë e përplasjes së bandave të rilindjes me pushtet dhe pa pushtet, goditet me armë drejtori i Përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Andi Dyrmishi. Drejtori i Policisë Qarkut Durrës, Lorenc Shehu, ka ardhur në qytet jo për të vendosur rendin, por për të negociuar sherret e bandave të PS. Për këtë arsye e ka fshehur ngjarjen”, deklaroi Xhaferri në hyrje të konferencë­s për shtyp, të mbajtur mesditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratik­e në Durrës. Ndërkohë, Dyrmishi e ka konsiderua­r politike deklaratën e kreut të PD- së, duke mohuar të ketë pasur lidhje me ngjarjen. “Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje. Unë lëviz në këmbë në të gjithë Durrësin, nuk kam konflikte. Nuk besoj se kam qenë unë shënjestra, pasi ajo është lagje problemati­ke dhe për këtë arsye shpesh ka patrulla të Policisë në zonë. Ka qenë vetë Policia që e ka rrethuar makinën, unë nuk dija gjë. Nuk kam lidhje me ngjarjen në fjalë”, tha Dyrmishi. Më tej, ai përjashton mundësinë që ngjarja e orëve të para të së martës të ketë lidhje me incidentin e nëntorit të vitit 2018, ku poshtë makinës së tij u gjet një sasi eksplozivi. Hetimet e deritanish­me nuk kanë hedhur ende dritë mbi ngjarjen dhe autorët e vendosjes së eksplozivi­t rreth një vit më parë. Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Durrësit, duke mos dhënë shumë detaje, ka njoftuar se mjeti në pronësi të shtetasit I. D., që rezulton të jetë shoferi i Dyrmishit, është qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ndodhej e parkuar në lagjen nr 4. Emri i Ani Dyrmishit ishte pjesë e “listës së zezë” të zyrtarëve të korruptuar, në bazë të ankesave që kishte marrë nga qytetarët për punën e tij në krye të Hipotekës në Durrës. Por, pavarësish­t kësaj, vetë Rama e emëroi atë drejtor të Hekurudhës. Përveç këtij posti të marrë në fund të vitit 2017, në gusht të këtij viti Dyrmishi mori një tjetër post të rëndësishë­m, këtë herë edhe politik. Ai u zgjodh kryetari i Këshillit të Bashkisë Durrës, pas marrjes së mandatit nga Valbona Sako. Në qershor të vitit 2017, Dyrmishi u shkarkua nga posti i regjistrue­sit të Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Durrës. Vendimi erdhi nga Ministria e Drejtësisë, e cila në atë kohë liroi nga detyra dhe shumë zyrtarë të tjerë pas dyshimeve për abuzim dhe korrupsion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania